PiNkY
Anëtar i Nderuar
Bimët helmuese janë kufiri deri ku mund të zgjerojmë rrethin e bimëve të ngrënshme. Dicka e dobishme për tu ditur në kushtet e një krize ekonomike të tejzgjatur.
ثshtë mirë të kemi njohuri për bimët helmuese edhe për një arësye tjetër: Bimët helmuese janë përdorur që në lashtësi si armë të ftohta në gjueti, në luftë etj.. Sot mund ti konsiderojmë dhe armë të rinovueshme, me kosto të ulët dhe që dëmtojnë pak ambjentin .
Prandaj gjeni më poshtë një listë të bimëve helmuese me simptomat që ato shkaktojnë. Lista nuk ka qëllim të jetë ezauruese.
Gjinia Aconitum (Akonita)
Të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese. Edhe kontakti me bimën duhet shmangur. ثshtë përdorur si helm në plumba (nga Gjermania gjatë luftës së dytë botërore), në grepa dhe shigjeta (në Greqinë e Lashtë) dhe për helmimin e ujit (në Azi). Nëse hahet shkakton djegje, pickime dhe mpirje të gojës, pas kësaj jep vjellje, diarre, dobësi muskulore, spazma, puls të dobët, konvulsione. Mund të jetë fatale. Shumë toksike. ثshtë helm që vepron shpejt.
Arum maculatum (këlkaza, misri i gjarprit)
Frutat kanë oksalatë saponinesh të cilat irritojnë lëkurën, gojën, gjuhën dhe fytin. Kur hahen shkaktojnë enjtje të fytit, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje djegëse dhe dhimbje stomaku. Shija e tyre e keqe dhe ndjenja e menjëhershme e pickimit që japin në gojë bën që rrallë të konsumohet në sasi të konsiderueshme, prandaj rrallë shkakton probleme të mëdha. Rrënja e kaurdisur mund të përdoret si salepi. Nëse nuk gatuhet mirë mund të jetë helmuese.
Agrostemma githago
Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, megjithëse në doza të vogla është përdorur si bimë mjekësore. Simptomat janë: dhimbje të forta barku, të vjella, diarre, marrje mendsh, dobësi, frymëmarrje e ngadaltë. Me toksicitet të ulët.
Aquilegia
ثshtë gjini që ka disa specie. Farat dhe rrënjët janë helmuese, simptomat janë gastroenterit dhe probleme me zemrën. Lulet nuk janë helmuese nëse konsumohen në sasi të vogla. Sasi shumë të vogla të rrënjës janë përdorur dhe si bimë mjekësore kundra ulçerës.
Asparagus (Frutat dhe rrënjët e shpargullës)
Kanë toksicitet të ulët. Shkaktojnë probleme me tretjen kur hahen.
Atropa belladonna (helmarina)
ثshtë një nga bimët më helmuese. Simptomat e helmimit janë: ndjeshmëri ndaj dritës, shikim i turbullt, takikardi, humbje ekuilibri, dhimbje koke, pupila të zgjeruara, puçrra, gojë e thatë, i folur jo koherent, mungesë urinimi, kapsllëk, konfuzion, haluçinacione, delir dhe konvulsione. Mjafton ngrënja e një gjetheje të vetme e saj për të shkaktuar vdekjen e një të rrituri. Kontakti i rastësishëm me gjethet shkakton pustula në lëkurë. 2-5 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një fëmije, kurse 10-20 fruta mund të shkaktojnë vdekjen e një të rrituri. Lopët dhe lepujt nuk helmohen prej saj.
Colchicum autumnale (xhërrokulli ose kaçeja)
Helmimi prej saj ka simptoma të ngjashme me helmimin nga arseniku: dhimbje barku, të vjella, diarre, tension i lartë gjaku etj.. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Nuk ka antidotë. Përdoret dhe si bimë mjekësore.
Chelidonium majus
Kryesisht rrënjët i ka helmuese. Simptomat janë: diarre, të vjella, mpirje, të fikët, koma.ثshtë shumë toksike, mund të jetë dhe vdekjeprurëse.
Consolida (Gjuhënusja)
ثshtë gjini që përfshin 40 specie. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese në doza të larta, sidomos farat. Në doza të vogla përdoren si bimë mjekësore. Shkaktojnë ndjenjë të vjelli, fashikulacione, paralizë. Shpesh është fatale.
Convallaria majalis (Lotzoja)
Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese, por në sasi të vogla përdoret si bimë mjekësore. Simptomat janë: puls i çrregullt i ngadaltë, dhimbje barku, diarre. Toksik vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.
Daphne (jargavani)
ثshtë gjini speciet e së cilës i kanë frutat helmuese.Frutat shkaktojnë djegje të gojës, sistemit tretës, deri në koma dhe vdekje. Shumë helmuese.
Hyacinthus orientalis (Zymbyli)
Rrënjët e tij janë helmuese. Shkaktojnë të vjella, konvulsione madje deri dhe vdekje. Prekja e rrënjëve mund të shkaktojë irritim të lëkurës.
Farat e bimës së ricinit (Ricinus communis)
Doza vdekjeprurëse tek të rriturit është 4-8 fara. Kafshët helmohen kur gëlltisin fara të çara. Simptomat e helmimit fillojnë brenda 2-36 orëve. Simptomat janë: dhimbje stomaku, ndjenjë djegjeje në gojë dhe fyt, diarre. Brenda disa ditësh vjen dehidratimi, ulja e tensionit të gjakut. Vdekja mund të vijë brenda 3-5 ditëve nëse helmimi nuk trajtohet, megjithatë në shumicën e rasteve ndodh shërimi i plotë./wordpress/