Këngëtarja Bleona Qerreti, e cila këto ditë ishte në qendër të vëmendjes pasi refuzoi të përshëndeste në gjuhën shqipe gjatë një intervistë në Amerikë, deklaroi se është e sigurt që do depërtoje në tregun amerikan, pasi e llogarit vetën si njëra prej femrave më të bukura në Hollivud.
Ajo, në një intervistë është rrëfyer gjatë për të gjitha. Tha se jeton në një pallat më Rihannën dhe se mbahet vet financiarisht dhe jo nga burri, biznesmeni Gani Bardha, të cilin sipas Bleonës mediet e kanë bërë si Skënderbeu.
“Rihanna jeton në katin e 15-të ndërtesës ku jetoj dhe unë. Janet Jackson është përballë ndërtesës sime, David Foster është 2 ndërtesa më poshtë, por kjo nuk do të thotë gjë, sepse ne nuk takohemi kurrë”, ka thënë Bleona në këtë intervistë.
Duke komentuar deklaratën e saj që ka dhënë se është më e bukura në Hollivud, ajo ka shtuar se yjet e Hollivudit nuk janë të shëmtuara, por as të bukura sa Bleona.
“Nuk kam thënë se janë të shëmtuara, por grimi që bëjnë i rregullon shumë. Unë personalisht që i shoh pa grim, vërej se janë më pak të bukura se unë. Unë jam më e bukura”, ka theksuar me modesti Bleona.
Burimi:G.Sh