Cfare stresi te mos mbetesh shtatzene ?

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1425905



Kur provon të sjellësh në jetë një fëmijë dhe ai nuk vjen, stresi i grave rritet më shumë, sepse duan të bëhen nëna dhe nuk munden. Disa udhëzime për ta kaluar sa më lehtë këtë fazë

Një nga arsyet më stresuese për shumicën e grave është kërkimi i një fëmije që nuk vjen. Historitë e atyre që kanë përjetuar këtë ngjarje janë shpesh të ngjashme: ato tregojnë për martesa të lumtura, situata të qëndrueshme ekonomike dhe shumë siguri: në këtë mënyrë gratë mendojnë se është koha e duhur për të pasur një fëmijë. Por kalojnë muaj, fëmija nuk ngjizet, stresi fillon të rritet, bëhen të gjitha kontrollet për problemin në fjalë (nga ku u vërtetohet se në planin fizik gjithçka është në rregull) dhe si pasojë çifti bie në krizë. Stresi dhe ndjenja e dobësisë, pas të gjitha përpjekjeve të bëra, shkaktojnë shumë ankth te gruaja, e cila ndien se po i ikin vitet më të mira për të sjellë në jetë një fëmijë dhe ka frikë se mos humbet gjithçka, duke përfshirë këtu edhe burrin.

Problemi: më shumë se ankth, një marshim i detyruar

Kur ne e konsiderojmë jetën thjesht një seri etapash (në moshën 30-vjeçare të kemi një fëmijë, në moshën 35-vjeçare një shtëpi në det, në moshën 40-vjeçare ngritje në detyrë…) ndodh shpesh që diçka brenda nesh të fillojë të veprojë në të kundërt. Momenti duket i përshtatshëm, nuk mungon asgjë, hapat i kemi hedhur një nga një me shumë kujdes dhe kemi bërë gjërat e duhura, tani është koha për t’u bërë prindër. Por jo, shtatzënia nuk vjen. Këtu fillon një situatë e tensionuar që sjell stres dhe zhgënjim, deri në ankth.

Gabimet që duhen shmangur

- Vullneti nuk duhet të mungojë asnjëherë

Sjellja në jetë e një fëmije është një ngjarje natyrore; edhe natyra ka fazën e saj të “pjekurisë”. Nëse nuk piqen të gjitha kushtet, atëherë është e kotë të shpresosh. Njerëzit kanë në dorë të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos e lënë stresin t’i dominojë: “Nuk kam mbetur ende shtatzënë? Po pse? Hajde t’i bëjmë dhe një herë analizat!”.

- Ankthi për të ardhmen

Ekzaminimet nuk tregojnë asgjë dyshuese. Duhet të jetë një përgjigje pozitive, por nuk lexohet në këtë mënyrë, madje është burim i një stresi akoma më të madh. Ndaj edhe femrat janë të prirura të mendojnë: “Po si vallë kështu, nëse të gjitha janë në rregull, çfarë ka që nuk funksionon?”

- Autokritika dhe ndjenja faji

Duke qenë të stresuar në kokë vijnë mendime të rrezikshme, si për shembull: “tek unë ka diçka që s’shkon, nuk jam e zonja, s’jam e aftë. Gjithashtu nuk kam arritur objektivin e përcaktuar në kohën që kisha vendosur. Me sa duket ka kaluar shumë kohë nga periudha kur ndoshta duhet të kisha provuar, por me sa duket nuk qenka e shkruar për mua!.

Zgjidhja: dorëzojuni ngjarjeve

Racionalitet i tepruar, një mënyrë logjike e të menduarit dhe e padëmshme, një kokë që do të vendosë edhe kohën e ngjizjes: këta janë armiqtë e parë të femrave që duan të mbeten shtatzëna, por që nuk arrijnë. Pra nuk duhet të harroni se ngjizja nuk varet prej nesh, dhe nuk duhet të rebelohemi kur nuk arrijmë atë që dëshirojmë, sepse kështu nuk bëjmë gjë tjetër veçse nxisim stresin. Xhindosja, nevrikosja nuk janë produktive: brenda nesh jetojnë forca arkaike që nuk i realizojnë planet tona nëse ato nuk koincidojnë me natyrën tonë më autentike.

Mjaft luftuat, por shijoni jetën

Por si mund të keni sukses kur kërkoni me këmbëngulje gjëra që nuk janë në dorën tuaj, duke konsumuar edhe forcën që ju nxit të ecni përpara? Ju duhet të prisni momentin e duhur dhe të mos i humbisni rastet që ju vijnë në dorë, sepse në të kundërt është njësoj sikur po luftoni kundër mullinjve të erës. Nëse shtatzënia apo diçka tjetër nuk vjen atëherë kur e dëshirojmë, të gjithë jemi të prirur të zhytemi në një tunel të errët stresi në fund të të cilit nuk do të gjejmë asgjë përveç pakënaqësisë, pasigurisë dhe depresionit. اfarë duhet bërë atëherë? Asgjë, por duhet t’i dorëzoheni fatit, të ulni armët dhe të mos luftoni më. Duhet ta pranoni që ngjizja është ngjarje misterioze që ndodh atëherë kur duhet të ndodhë. Kjo është e vetmja mënyrë për të mos shkatërruar jetën me duart tuaja dhe të nxisni ngjarjen të cilës i jeni trembur prej kohësh. Historitë e atyre që kanë ndjekur këto udhëzime konfirmojnë se janë bërë prindër. Të gjitha gratë mbeten shtatzëna, edhe pse provojnë pa pushim dhe ngjizen pas shumë vitesh atëherë kur i kanë humbur të gjitha shpresat dhe problemi nuk është më një fiksim, por krijimtaria mbush jetën e tyre në mënyra të ndryshme: me një punë të re, interesa të reja, miq të rinj, aktivitete të reja … Në mesin e këtyre risive, në fund, vjen edhe ajo që është shpresuar më shumë: fëmija për të cilin nuk mendohej më. Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top