"Çdo person gjen lumturinë në Edenin e tij"
Ka pa fund shkrimtarë e filozofë të cilët kanë trajtuar fenomenin e Edenit dhe e kanë sjellë në një trajtim paralel midis atij biblik dhe kësaj jete, nga ato të shek 16-18 si John Milton, Jean-Jacques Rousseau, apo me vone Ernest Hemingway e shumë të tjerë që s'po i radhis këtu.
Për disa, ky Eden është ngrohtësia dhe siguria e strehëzës së shtëpisë. Për të tjerë, është qetësia dhe harmonia që sjell paqen e brendshme. Ka nga ata që gjejnë Edenin në filozofinë që udhëheq jetët e tyre, ndërsa për disa të tjerë, Edeni mund të jetë arritjet në karrierë, pasuri, bollēk.
Për disa, Edeni qëndron në thjeshtësinë e një vakti modest,(bukë të thekur me vaj e djathë, pata sot për drekë meqë ra fjala) ndërsa për të tjerë, ajo mund të jetë një vakt alla 5 yje me sushi e krudo e kshu gjonash. Edeni mund të jetë natyrshmëria, apo natyra apo gruaja, fëmija, shpresa, imagjinata, kasollja buzë lumi, e shumë të tjera.
Por për ju, çfarë përfaqëson Edeni? Ose më saktë cili është Edeni yt?