Ç’të hash kur zgjohesh i uritur në mes të natës

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1905105
E keni parasysh atë momentin kur të del gjumi në orën dy të mëngjesit dhe do të hash diçka me patjetër? E dimë që po, ndaj që të mos i shtoni vetes edhe disa kilogramë të panevojshëm po u tregojmë disa ushqime të cilat mund t’i konsumoni edhe në mes të natës pa u ndierë të rënduar.
Vezë
Vezët janë shumë të pasura me proteina dhe do t’u ndihmojnë që të ndiheni të ngopur shumë shpejt. Mund t’i zieni, apo t’i bëni omëletë dhe t’i konsumoni me pak bukë integrale. A dhe nëse zgjidhni t’i skuqni mundohuni të përdorni sa më pak vaj të jetë e mundur.
Shiko fotografinë 1905106
Djathë dhe rrush
Nuk ka shqiptar që të mos ketë provuar kombinimin e famshëm bukë, djathë dhe rrush. Në këtë rast do t’u këshillonim ta linit bukën në dollap dhe të konsumoni vetëm djathin dhe rrushin, të cilat në një porcion për një person kanë gati 100 kalori. Jo vetëm kaq, djathi përmban një element të quajtur caseinë, që ndihmon në relaksimin e muskujve, ndërsa rrushi është i pasur me melatoninë, që njihet dhe si hormoni i gjumit. Kështu që do t’u zërë gjumi menjëherë pasi të mbaroni së ngrëni.
Shiko fotografinë 1905107
Misra
Misrat e zierë janë perfektë nëse ju del gjumi natën dhe ju hahet diçka. Kjo pasi janë shumë të lehtë dhe tretën shpejt pa e munduar organizmin. Nga ana tjetër misrat ndihmojnë edhe në eliminimin e kolesterolit. Kështu që mund t’i hani edhe në mes të natës.
Shiko fotografinë 1905108
Kështu pra, ne po shkojmë të flemë. Ju beftë mirë juve që u zgjuat për të ngenë.

//revistavip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top