DASH: Vetëm frikacakët rrahin fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit me sfond ndëretnik në Maqedoni, në veçanti atë të rrahjes së fëmijëve shqiptarë.
“Ata që sulmojnë fëmijët apo nxënësit janë në të vërtetë frikacakët më të mëdhenj”, ka deklaruar Reeker në një takim me gazetarët kushtuar Ballkanit, në Uashington.
Zyrtari i lartë amerikan ka kërkuar që të ruhet qetësia dhe që në të njëjtën kohë të hetohet me kujdes ngjarja, duke zbatuar tërësisht ligjin.
Ai ka bërë të ditur se Ballkani vazhdon të jetë një prioritet i rëndësishëm për administratën amerikane dhe ka vlerësuar se paqja përfundimtare në rajon mund të arrihet vetëm me integrimin euro-atlantik.
MPJ dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni
Ministria e Punëve të Jashtme dënoi me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup të mërkurën pasdite.
Sipas një reagimi për mediat, shpërndarë të shtunën, MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve.
Ngjarje te tilla , të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagim./Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top