Dëmet e alkoolit në organizëm

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Dëmet e alkoolit në organizëm



Shiko fotografinë 1428682


Konsumi i alkoolit është shumë i lartë, sidomos në radhët e të rinjve në vendet e zhvilluara. Ky është dhe shkaku kryesor i incidencës më të lartë të steatozës alkoolike dhe cirrozës në mëlçinë e konsumuesve të rregullt të alkoolit. Dëmet prej tij shkaktohen më së shumti në mëlçi, tru dhe më pak në zemër. Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.


Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi steatozike, ose më keq akoma në mëlçi cirrotike. Ata mund të kenë pasur shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, pasi prekja e mëlçisë nga alkooli shpesh është asimptomatike. Nuk janë të pakta rastet kur zbulimi i një dëmtimi hepatik bëhet në ekzaminimet rutinë që bëjnë pacientët, ose në testet e funksionit hepatik që ata realizojnë (gjak komplet për matjet e bilirubinës, fosfatazës alkaline, kohës së protrombinës, aminotransferazave, gama glutamil transpeptidaza etj).


Jo pak dëmtime nga alkooli pëson edhe pankreasi. Përdorimi i zgjatur i tij e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë, sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave pankreatikepër të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve, sidomos të yndyrnave të marra me dietën ushqimore.


Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.


Dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. ثshtë vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 neurone, qelizat funksionale të trurit, të cilat nuk rigjenerohen më pas dëmtimit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit. Përveç kësaj, edhe vetë cirroza e zhvilluar në mëlçi, shfaqet me dëmtim të trurit si pasojë e shtimit të toksinave në trup që normalisht duhet të metabolizoheshin prej mëlçisë. Një mëlçi jo tepër funksionale nuk ka se si t’i largojë këto toksina, duke bërë të mundur grumbullimin e tyre në organizëm dhe dëmtimin e trurit.


Shiko fotografinë 1428683


Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi, dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojnë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, arsimore, sociale, aksidente dhe vdekje.


/BA
 
Nje gote mbas pune me relakson, ca gota gjate fundjaves me clodhin... po nuk abuzove asgje nuk te gjen.;)
 
Si mund ta rrezikoj alkooli shendetin tim , ku prezenca ime ne trryezen e atij qe konsumon alkool nuk vjene ne shprehje . E lere me te konsumoj ndonjehere .
Kur ka 100 pije alternative te tjera nuk mund ti arsyetoj asapak keta konsumuesit e alkoolit . Te vrasesh veten nuk e bene pa u cmendure njehere .
 
Qe kur lash duhanin,realisht e konsideroj veten nje njeri qe ben nje jete te shendetshme. PErafersisht pasi jo gjithmone ushqimet qe konsumojme jane biologjikisht te pasterta.
Alkoli eshte shume me i keq se duhani kur teprohet.
Pasi duhani ta len mendjen ne koke,alkoli kalon ne varsi,alkolizem dhe behesh pijanec i varur e mendja iken pastaj fluturon.
 
Lol sa i bie qylit :p

cte thuash per alkolin. nena e gjith te keqiave eshte, dhe nje nene te tille skeni pse e respektoni :p
 
alkooli u ben dem alkoolistave jo pijedashesve :p :p
 
Njeri kishte borxh dy mije euro. Piu ate nate, lau borxhin, te nesermen kur u zgjua, perseri kishte ate borxh :p
 
Nuk thuhet hajt gezuar Neve
Por ja gezuar ose thjesht gezuar !
Gezuar ti se eshte heret per alkol
Nje kafe deshiroj une

Mjesi Hartin.

E kam si shprehje timen ate.
Sbesoj ta ndryshoj.
Gjithesesi flm per keshillen.
 
Me thuaj drejt qe sdo te me tregosh

Po mo Hartini pytjet retorike qe ne fillimt, skane nevoj per pergjigje.

Kalfosh nje te diel te kendshme! :)
 
Nevi leri denglat por me thuaj kur do e pime nje gote bashke...;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top