fcbesia
Anëtar i Respektuar
Gjyqtari e dënoi 31-vjeçarin Robert Williams, me 422 vjet burg, duke marrë për bazë 46 shkelje ligji.Akuza ndaj tij, të cilën ai dhe vetë e pranoi, kur pa një
regjistrim filmik të një kamere të fshehtë, në të cilën tregohej e gjithë ngjarja, kur 31-vjeçari Williams forcërisht e përdhunon vajzën, më pas e kërcënon që ta therë me thikë, i tregon litarin ta varë dhe i nxjerr një kuti helmi për ta helmuar. Gjyqtarja e kësaj çështjeje, Carol Berkman tha se për "këtë sadist nuk ekziston asnjë lloj tjetër dënimi, i vetmi dënim mbetet, tha ajo, privimi nga kjo jetë ". Avokati i Williams-it nuk pranoi të flasë para gazetarëve.Vajza, e cila ka pësuar një tronditje të madhe, nuk pranonte të vinte të dëshmonte. Ajo u soll në sallën e gjyqit me fytyrë të mbuluar dhe e shoqëruar nga katër detektivë,të cilët nuk lanë asnjë gazetar në sallën e gjyqit, gjatë kohës kur dëshmoi vajza.Viktima tha se priste të bëhej gazetare, por tashmë i dukej
e pamundur, pasi të gjithë e shohin dhe shkruajnë për të.Rekordi i dënimit më të madh në SHBA është dhënë po në New York, Long Island , 26 vjet më parë, kur një i akuzuar për disa vrasje, u dënua 100 herë me nga 17 vjet burg,
duke marrë dënim përfundimtar 1,763 vjet burg.
Express