Unë jam me të vjetrën, edhe televizorin e kam bardh e zi, fatmirësisht nuk më është djegur që në kohën e dullës.
Ku thashë gjë unë që e dua artificiale? Unë vetëm ngjyrën përmenda dhe thashe që më pëlqen e bardhë.
Pse moj nuk paska mbetur sot femër natyrale e bardhë po i paskan bërë të gjitha buzët me filler e gjoksin me silikon ?
Unë besoj që ka natyrale të bardha dhe shumë të bukura. Për mua nuk i afrohet dot një femër e zezë asaj të bardhë për nga bukuria. Sepse unë vetë jam i bardhë dhe pëlqej racën time.
Po ashtu një zezak pëlqen racën e zezë dhe preferon një të zezë. Jemi shumë në rregull. Secili të vetën.
E pse qenkam unë shumë i varfër ngaqë preferoj pamjen e popullit tim, traditën, mendësinë? Po u dashka të lidhem me një afrikane apo arabe të zezë që të quhem me shpirt të pasur?
Unë nuk bullizova njeri e as nuk shava, thashë thjesht që më pëlqen femra e bardhë sepse është në genet e mia që tërhiqem prej saj e jo prej të zezës.
Po një vajzë të vogël të zezë nuk e kisha fare problem, do e përqafoja madje edhe do e puthja në faqe. Nuk ka të bëjë fare me jetën time sentimentale.
Por unë po të bëj një pyetje: A ke pasur ti rast që të lidhesh me një afrikan ? Se unë kam pasur rast me afrikane dhe sado që e kam menduar nuk kam mundur të lidhem.
Pra ti flet me imagjinata e unë me realitet. Kush është më i/e vërtetë nga ne të dy ?