Love
βeℓℓe â๓e
TIRANE- Konsumi i cigares shfaqet si element shqetësues për këdo, sidomos për ata që nuk e konsumojnë vetë. Ky fenomen bëhet akoma më shqetësues kur vihet re konsumi në masë tek moshat e reja. Duket sikur të rinjtë as që e vënë re shënimin paralajmërues që ka në çdo paketë cigaresh.
Në një ditë të zakonshme mjafton vetëm një xhiro në oborrin e një gjimnazi dhe në ambientet përreth për të kuptuar se konsumi i cigares është mëse i pranishëm. Në çdo cep vëren grumbuj me bishta cigaresh të hedhura përtokë. Po ashtu, në kafenetë përreth shkollave të mesme në të cilat nxënësit kalojnë disa orë të ditës, vështirë të gjesh tavolina pa të paktën një paketë cigaresh pranë filxhanit të kafesë. Një tjetër vend ku "shpërthen" tymi i duhanit janë "pub"-et në të cilat të rinjtë organizojnë festa të ndryshme dhe pjesë e rëndësishme e argëtimit dhe të të shijuarit të lirisë është cigarja.
Në këtë pikë nuk flasim më vetëm për një cigare normale, por përfshijmë edhe ato të cilat përmbajnë lëndë të tjera. Gjithmonë e më shumë duhani i përzier me hashah po preferohet nga nxënësit e gjimnazeve. Djemtë janë ata që pinë duhan më tepër. Ose të paktën janë ata që shfaqen krejtësisht lirshëm në publik me cigare në gojë. Ndoshta edhe vajzat e konsumojnë po aq, por u fshihen syve të të panjohurve. Kurse prindërve u fshihen pothuajse të gjithë. Sigurisht që situata ka ndryshuar nga viti në vit. Tani një gjimnazist me cigare nuk u bën asnjë lloj përshtypjeje bashkëmoshatarëve të tij. Por edhe moshat e mëdha duket sikur nuk impresionohen më.
Zonjat apo zotërinjtë që i shohin këta “fëmijë” duke konsumuar diçka të dëmshme për organizmin e ambientin, vetëm rrudhin buzët, por as nuk çuditen e as nuk ndërhyjnë. Në jo pak raste të ndodh në rrugë të shohësh një të ri rreth moshës 15 vjeç duke pirë një cigare, madje ka edhe nga ato raste ekstreme kur për fat të keq hasen edhe mosha më të vogla, aty tek 10-12 vjeç që konsumojnë duhan me krenari të plotë. Në këtë pikë situata paraqitet alarmante dhe duhen marrë menjëherë masa ndëshkuese dhe ndërgjegjësuese.
Po kush duhet t’i marrë këto masa?!
Kjo është një situatë për të ardhur keq, sepse nëse tek një person i rritur parësore për lënien e duhanit është ndërgjegjësimi i tij për efektet e dëmshme që jep ai në shëndet, tek të rinjtë parësor është kujdesi e interesi i prindërve dhe mësuesve, që për cilindo adoleshent janë si prind i dytë. Prindërit në pjesën më të madhe të rasteve mund të mos jenë të informuar mbi veprimin e fëmijës së tyre. Në jo pak raste ata janë aq të pavëmendshëm sa një adoleshent mund të konsumojë duhan për vite me radhë dhe prapë se prapë arrin tua mbajë të fshehur këtë fakt prej prindërve të tij.
Nuk mund të thuhet që e njëjta gjë ndodh edhe nëpër shkolla. Krahasuar me prindërit, mësuesit kanë shumë herë më tepër mundësi të kontrollojnë veprimet e nxënësve të tyre, të zbatojnë sanksione në rast të veprimeve jo të lejueshme, madje edhe të vënë në dijeni prindërit për veprimet e fëmijëve të tyre. Për të kuptuar më mirë këtë mjafton të përmendet fakti që një fëmijë që konsumon duhan, veprim të cilin ai nuk dëshiron ta marrin vesh prindërit e tij, nuk e pi atë në shtëpi. Vendi më i përshtatshëm në këtë rast do të ishte shkolla, ose ambientet jashtë saj. Kjo është edhe arsyeja sepse rastet kur të rinjtë nëpër shkolla kapen me cigare, nuk janë të rralla.
اështja është, që sa efektiv është ky kontroll që mendohet se ekziston në institucionet arsimore?
A janë gjithnjë aq të përkushtuar dhe të kujdesshëm arsimtarët sa të kujdesen për çdo rast, apo shpesh ata e bëjnë edhe një sy qorr?
Përgjegjësia është në çdo rast e tyre. Nuk mund të mohohet që në jo pak raste ka kundërveprim ndaj fenomenit, por në mjaft raste të tjera nuk ka reagim, nisur nga fakti se çdo arsimtar mendon se nxënësi ka jetën e tij dhe familjen e tij, e cila e edukon dhe i mëson si të sillet, ndërsa kufijtë e tij janë deri tek studimi. Ka raste të tjera kur arsimtari e di shumë mirë detyrën e tij morale dhe nuk stepet për asnjë moment që të vërë në dukje veprimet e gabuara të nxënësit, pavarësisht reagimit të këtij të fundit.
اdo nxënës nuk reagon në mënyrë shumë të këndshme kur qortohet apo i thyhet notë në sjellje dhe në shkollë krijohet një gjendje disi e tensionuar dhe aspak e këndshme. Ndaj në mjaft raste arsimtari e bën një sy qorr për të mos krijuar situata të pakëndshme. Në fakt është shumë e rëndësishme që ashtu si në çdo rast, edhe në këtë rast të vihet në dukje pasoja dhe të merren masa për një nxënës, i cili do të bëhet shembull për nxënësit e tjerë dhe njëkohësisht shkak për pakësimin në masë të fenomenit.
Për të shpjeguar këtë mund të bëhet një paralelizëm efikas me diskutimet dhe teoritë e ndryshme për heqjen ose jo të dënimit me vdekje në disa shtete. Një ndër teoritë, në bazë të një studimi tregonte se në vende ku aplikohej dënimi me vdekje ishte vënë re një rënie drastike e numrit të krimeve, pikërisht sepse shembulli që ishte marrë prej të dënuarve me vdekje për një vepër penale ishte bërë shembull për të gjithë pjesën tjetër shoqërisë, prandaj sanksioni, sipas kësaj teorie, kishte efekte pozitive.
Edhe në rastin në fjalë sanksioni nuk sjell veçse efekte pozitive. Një nxënës që kapet në konsum e sipër të duhanit bëhet shembull për nxënësit e tjerë. Akoma më mirë, ekzistojnë dhe raste kur shkolla, mësues apo drejtues të saj marrin masa për vënien e menjëhershme në dijeni të prindit. Këto janë raste të shërimit shpeshherë nga sëmundja e pavetëdijshme e konsumit të cigares, e cila për shumicën e njerëzve është shndërruar në një formë droge..
Burimi: ballkanweb