Efektet psikologjike të bamirësisë në fëmijëri

Efektet psikologjike të bamirësisë në fëmijëri

Autor: Mr.sc. Muhamed Jonuzi

ثshtë vërtetuar shkencërisht se fëmijët të cilët japin për bamirësi bëhen më të dashur kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre, ndërkaq kur të bëhen të rritur marrin më shumë përgjegjësi! Cili prind nuk do e dëshironte një fëmijë që është i shoqërueshëm e i dashur në shoqëri; cili prind nuk do kishte dëshirë që fëmiju i tij të jetë bartës procesesh në shoqëri?!
Duke kaluar pranë një lokali vëmendjen ma tërhoqi një pankartë e cila apelonte për bamirësi, ndërkaq pjesë e saj ishin dy fëmijë që mbanin mbishkrimin “Ju faleminderit për bujarinë”! Esenca e saj konistonte në të ftuarit e njerëzve t’ju ndihmojnë atyre që kanë nevojë, ndërkaq tek unë duke parë fotografinë e cila si e tillë të shkaktontë një emocion të veçantë, ngjalli kureshtjen të shkruaj se prej kur duhet filluar dhe çka nëse ne dhurojmë e ndihmojmë!
Gjithësecili prej nesh, ka pasur raste që është surprizuar duke pranuar dhurata të ndryshme. Dikush dëshiron të pranojë sa më shumë, ndërkaq ka prej atyre që më së shumti dëshirojnë t’i befasojë të tjerët duke i kujtuar e gëzuar! Ndjesia e të pranuarit dhuratë nga një mik apo mikeshë pa dyshim se është e këndshme, mirëpo shtrohet pyetja: a na ka shkuar ndër mend se cila është ndjesia psikologjike e të dhuruarit dhe të bërit tjetrin të gëzuar? Me siguri, rrallë herë apo…!
S’ka mëdyshje se ata të cilët pranojnë, nëse janë në nevojë ndjehen të plotësuar në kuptimin fiziologjik (tek ata plotësojmë nevoja shumë thelbësore për jetë), mirëpo njëjtë nuk duhet pasur mëdyshje se ndjehet mirë psikologjikisht edhe ai që jep!
Hulumtues të ndryshëm nga lëmi i Psikologjisë, theksojnë faktin se duke qenë bamirës dhe ndihmuar të tjerët nuk përfiton vetëm personi që është ndihmuar, por përfitime të shumta ka edhe ai që ka ndihmuar.
Nuk janë të rralla rastet kur shumica e njërëze në këtë kohë të “krizës ekonomike” në njërën anë dhe “harxhimeve enorme” në anën tjetër”, shprehen: “me të ardhurat që kemi, nuk mund ta mbrijë muaji-muajin”, “s’kemi…”, etj, me çrast vëmë në spikamë ndjenjat tona egoiste.
Bamirësia është e nduarduart, ne mund të bejmë një veprim altruisti nëse hidhemi në lum teksa po fundoset një person që nuk din të notojë mirë, apo vepër prej bamirësi mund të bëjmë edhe në rastin kur dikujt vetëm një drekë, plotësim të një nevoje shumë bazike për ekzistencë, ia mundësojmë! Bamirësia paraqet njërin ndër aktet më humane e cila nuk ka të bëjë me përgatitjen profesionale, nivelin e shkollimit apo të arriturat në jetë, mirëpo është motiv i brendshëm që nuk e posedon gjithësecili prej nesh! Ata që bëjnë vepra bamirësie nuk
dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes apo se veprat e tyre janë të paimagjinueshme, mirëpo të njëjtat i bëjnë ngase ndjehen mirë kur ndihmojnë.
Në këtë kohë kur dominon dhuna dhe në vend të empatisë kemi paraqitje të apatisë tek njerëzit, në kohën kur nuk mundemi t’i largohemi super-luksit edhe pse “nuk kemi”, në këtë kohë kur shumëkush të sheh me “syrin e ujkut”, pikërisht tash kur besimi i ndërsjelltë tek njerëzit është në nivele jo të kënaqshme, kemi gjithnjë rënie të veprimeve humane e bujare! A thua vallë, jemi nën “presion” të egoizmit? Nëse përgjigjja do të ishte “po” për të rriturit, do kishte qenë mirë t’i ndihmojmë sadopak të “miturit”!
Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikan, edhe fëmijët që në shikim të parë duken tejet hiperaktiv apo agresiv shqetësohen për mirëqenien e të tjerëve, gjë e cila edhe më tej ka mundësi, apo në të kundërtën ndalohet nga më të rriturit me hyrjen në shkollë.
Në vendin tonë mungon një qasje e stimulimit të vënies në pah dhe rrënjosjes së ndjenjave të bamirësisë tek fëmijët tanë. Prindërit e këtyre fëmijëve në vend që të ngjallin ndjenjat humaniste; ata duke i shëtitur fëmijët nëpër shitore dhe duke u blerë “pistoleta e bomba dore”, si duket aktualizojnë sjelljet agresive! Në stilin Pollat-ian, prindi bashkë më fëmijën e tij eksploron tregun dhe blen diçka që fëmijës së tij nuk do i bëntë dobi, ndërkaq mungon marrja për dore e tij për t’i ndihmuar një fëmije që leje se lodrat në ëndër nuk mund t’i shohë, por edhe në tryezë ka mundësi mos të ketë çfarë të shtrojë!
Nga një studim të kryer nga Z. Magen dhe R. Ahren, kanë zbuluar se të rinjtë që ndihmojnë të tjerët, ndjehen shumë pozitivisht me jetën e tyre. Sipas tyre, ata që kryejnë veprime prej bamirësi, gjithnjë shprehen të kënaqur dhe të lumtur. Sipas, psikologëve, fëmijët duhet mësuar të planifikojnë që prej moshës së re; ata duhet orvatur të ndihmojnë vullnetarisht, të japin për bëmirësi dhe një pjesë të kohës së tyre t’ia kushtojnë voluntarizmit! Ne të gjithë e dijmë me çfarë realisht këtu tek ne merren të rinjtë…
ثshtë vërtetuar shkencërisht se fëmijët të cilët japin për bamirësi bëhen më të dashur kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre, ndërkaq kur të bëhen të rritur marrin më shumë përgjegjësi! Cili prind nuk do e dëshironte një fëmijë që është i shoqërueshëm e i dashur në shoqëri; cili prind nuk do kishte dëshirë që fëmiju i tij të jetë bartës procesesh në shoqëri?!
Andaj, nëse ne shqipatrët nuk kemi mundësi të studiojmë fenomene të këtilla për të parë efektet që ka veprimi apo sjellja e të bërit mirë, atëherë kemi mundësi që nga të tjerët të marrim gatshëm dhe gjërat e mira vetëm t’i vëmë në praktikë!
Të gjithë ne duhet orvatur që t’i edukojmë të rinjtë tanë se, “Ai që është në qiell mund të na mëshiron, vetëm nëse mëshirojmë ne ata që janë në tokë”!
mesazhi .
 
Titulli: Efektet psikologjike të bamirësisë në fëmijëri

Me ka rastisur te shikoj femije qe bejne kriza te verteta ( britma, te qara me te madhe, merzitje) po i more lodren qe kane ne dore. Ose femije qe vene "prone" mbi gjithcka qe shikojne.
Besoj qe femija duhet te mesohet qe i vogel te ndaj lodrat e embelsirat ( se keto jane pikat e dobeta te vogelusheve) me shoqerine. Kjo gje eshte me e lehte ne familjet qe ka 2 ose me shume femije, sepse mesohet dashuria mes vellezerve, sic dhe ndjenja reciproke per te ndare gjerat njeri me tjetrin.
Kur jane femije te vetem, e te perkedhelur, shume veshtire te japin gje, edhe pse i merziten shume shpejt te gjitha gjerat se e kane syrin e tejngopur. Ishte nje rast, po mblidheshin rroba e lodra per femijet e nje qendre jetimore, e mamaja i thot djalit "jepi keto dinozauret sepse nuk loz me me ta, sa te zen vend kot ne dhome" e pergjigja ishte "jane te miat, nuk dua ti jap e nqs nuk loz me me to".
Nqs femija kupton qe jo gjithcka qe i kerkon mendja dhe e meriton ta kete, ose prindrit duhet te bejne domosdo qe tja marin, ashtu do kuptoj dhe qe ka njerez me pak te kenaqur dhe te lumtur se ai, dhe do pranoj te ndaj me te tjeret.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top