Eklipset

braziljania

Anëtar i Nderuar
Eklipsi i henes.......

Zënia e Hënës (Eklipsi).Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt. Pasi diametri i Diellit është shumë herë më i madh se i Tokës, gjerësia e hijes konike në largësinë e hënës nga Toka është 2,6 herë më e madhe se diametri i hënës. Kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj.

Eklipset e Hënës ndodhin vetëm kur Hëna është e plotë, pra kur ajo gjendet në opozitë me diellin. Gjatë kohës së eklipsit të plotë hëna nuk humb tërësisht, por do të ndriçojë shumë dobët. Ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferë tokësore. Eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e Tokës, e cila në atë kohë është e kthyer kah Hëna.
 
Eklipsi i diellit.....

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë.

Rreth vitit 2500 p.e.sonë Babilonasit për të parën herë kishin gjetur ciklin (babi. sharu) e zënies së diellit dhe të hënës. Ndërsa në Siri rreth vitit 1223 p.e.sonë përshkruhet gjerësisht zënia e diellit (5 mars). Po një përshkrim të tillë të plotë na lënë edhe babilonasit, por disa qindra vite më vonë, më 763 p.e.sonë (15 qershor). Përshkrimi i saktë i zënies së diellit nga grekët e lashtë vije pakë më vonë, dyqind vite më vonë, kur më 585 p.e.sonë Talasi i Miletit bëri parallogaritjen për datën 25 maj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top