Eurozona del nga recesioni

cent

...Lontano
Eurozona ka dalë nga reçesioni pasi regjistroi për 18 muaj kontraktim ekonomik. Në radhët e vendeve të bllokut, GDP-ja u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e dytë të 2013-s, pak më lartë nga parashikimi.
Shiko fotografinë 1785084
Rritja ishte e pritshme pasi ekonomia e Gjermanisë u ngrit me 0.7 për qind mes muajve prill-qershor. Gjithësesi, shifrat në tërësi mbulojnë gjendjen reale ekonomike në vendet që përbëjnë zonën prej 17 anëtarësh.

Gjermania dhe Franca publikuan të dyja një rritje më të madhe se parashikimet, respektivisht 0.7 dhe 0.5 për qind.

Portugalia, që renditet mes ekonomive më të vogla dhe më të dobëta të eurozonës, paraqiti një rritje të shpejtë prej 1.1 për qind. Vendi në fjalë ishte një nga tre shtetet që iu desh të merrnin një ndihmë multimiliardëshe për shkak të borxhit të lartë.
Por Spanja, që iu desh të kërkonte gjithashtu ndihmë të jashtme për të mbrojtur sistemin e saj bankar, pa një rënie të ekonomisë së saj me 0.1 për qind në tremujorin në fjalë. Edhe Italia dhe Holanda regjistruan një rënie të të ardhurave me 0.2 për qind.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Olli Rehn deklaroi se shifrat tregojnë se ekonomia evropiane gradualisht po rimëkëmbet, por shtoi se nuk është ende momenti për të qenë të kënaqur.

“Ka ende pengesa thelbësore që duhen kapërcyer: shifrat e rritjes mbeten të ulëta dhe shenjat e tentativave të rritjes janë ende të brishta”, deklaroi Rehn.
/Top Channel
 
Pe: Eurozona del nga recesioni

Cent dhe ekspert ekonomik qenke bere hallall nje lajm i mire gjithsesi te shpresojme
 
Titulli: Eurozona del nga recesioni

po sigurisht Gjermania dhe Franca kane dale nga recesion, pasi i derrmuan shtetet e tjera.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top