Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

TIRANE - Një 62-vjeçar në Tiranë është keqtrajtuar nga djali i tij 24-vjeçar derisa të moshuarit i ka rënë të fikët. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga komisariati nr.1, në zonën e Farkës ku shkak i këtij sherri në familje ka qenë se i moshuari i kishte ngrenë pjesën e byrekut të djalit të tij. Rasti i paprecedentë ka ndodhur në familjen Mustafaj, ku shtetasi M. Mustafaj si pasojë e këtij “gabimi” është keqtrajtuar nga djali i tij A. Mustafaj, derisa të moshuarit i ka rënë të fikët.

Pasi e ka rimarë veten, mësohet se M.Mustafaj ka shkuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas i është drejtuar me një kallëzim komisariatit nr.1 në Tiranë, duke kërkuar mbrojtjen e uniformave blu. Lidhur me këtë ngjarje, dy ditë më parë gjykata e Tiranës ka marrë një vendim për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për të moshuarin M.Mustafaj, duke urdhëruar që djali i tij A. Mustafaj, të mos ushtrojë më dhunë mbi 62-vjeçarin.

I hëngri byrekun
Sipas rrëfimit në gjykatë të të dëmtuarit, shkak i keqtrajtimit të rëndë është bërë byreku! I biri pretendonte se i ati i kishte ngrënë pjesën e byrekut. Sipas M. Mustafaj, edhe djali tjetër i tij e keqtrajton, por me të ai kishte mundur të siguronte një urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërkohë djali i dytë vijonte ta rrihte, megjithëse e kishte denoncuar disa herë në polici. Sipas vendimit të marrë në 7 prill nga gjyqtarja Elona Gjoka, pala paditëse u shpreh përpara gjykatës se: “…Unë kam 2 djem, që janë ndarë nga unë me letra. I pari ka shtëpinë 3 katëshe të mbarume.

As nuk e suvaton, as nuk e rregullon. Me të parin kam urdhër mbrojtje. Me të dytin A…, kam problem të vazhdueshme. Më datën 18 mars 2014, nusja e djalit të madh ka bërë byrek. Ai u çua në mëngjes më tha: “…Më ke ngrënë fliten e byrekut….” Natën tjetër ka ardhur në 11:30 të darkës ka thyer derën. Më rrahu me shkelma, me grushta. Më ka lënë pa ndjenja. Pastaj lajmërova policinë. Kjo është hera e fundit, por ka edhe raste të tjera….”.

1 vit larg shtëpisë
Në vendimin e saj, gjyqtarja Elona Gjoka, ka vendosur të ndalojë të birin e 62-vjeçarit, që të mos hyjë në banesën e babait të tij, për një periudhë 1 vjeçare. Më tej në vendim thuhet që i biri të mos i afrohet të moshuarit në një distancë prej 200 metra larg. Sipas vendimit gjyqësor, A.Mustafaj të mos lejohet të hyjë në banesën e babait, pa marrë autorizim nga gjykata e Tiranës. Ky nuk është rasti i vetëm kur gjykatat shqiptare marrin vendime të tilla, pasi disa ditë më parë Gjykata Penale e Tiranës, dënoi një person për dhunë në familje, pasi ky i fundit kishte keqtrajtuar gruan e tij sepse ajo nuk i kishte blerë birrë.

116350.jpg

"Shqiptarja.com"
 
Titulli: Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

Oo mos pafsh me byrek me sy ti mazllum! اa jane kto dhunime per gjerat me banale, me ta shpif! :nerv:
 
Titulli: Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

eshte tmerr ta mendosh, ku po shkon keshtu shoqeria shqiptare

jo se s'ka qene, po me merzit me shume fakti qe nuk eshte bere asnje hap para...

po ne keto momente po shoh denoncimin e nje rasti ne balkanweb, nje grua nga lushnja denoncon djalin qe e dhunon psikologjikisht dhe fizikisht, e kercenon se do ta vrase, ose te ike nga shtepia e t;ia lere atij...
o Zot.. na ndihmo
 
Titulli: Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

Ka faj prindi qe si nxjerr nga shpia keta legena djem. I rrit me 100 sakrifica dhe vjen puna ta shperblen me dajak, fmij legena
 
Titulli: Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

Nuk du me u tregu kafsheror por kete here ju kerkoj ndjese ...

Ta kem ket qe rref babain e tij ja rrjep lekuren e ja shtroj per pete byreku per 15 minuta...! Edhe ti shijoj mire byreku pa i dal mire shpirti, si ato qente qe rrjepin te gjalle ne Kine...
 
Titulli: Farkë, i hëngri byrekun, djali rreh babain derisa i bie të fikët

Populli yne i menqur thoshte: I biri kurre nuk mund te ngris dore ne babain (ketu mendohet ne babain biologjik), prandaj ne kete rast dyshoj qe i moshuari (62 vjec) eshte babai i tyre i vertete, ai biologjik....
 
Imagjino ti kishte ngrene kekun ca do kishte bere....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top