Gërhitja, tregues jo i mirë për shtatzëninë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1785670

Gratë shtatzëna që gërhasin tre apo më shumë net në javë, ka gjasa t’i lindin fëmijët me metodën e prerjes cezariane dhe me peshë të vogël, sipas një studimi të fundit.
Studimet e bëra nga “University of Michigan Health System” tregojnë se trajtimi i gërhitjes në gratë shtatzëna mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve shëndetësore. Studimi u krye me 1673 gra shtatzëna, 35 % të të cilave raportonin gëritje të rregullt. Krahasuar me ato që nuk gërhisnin, ato të cilat gërhisnin para dhe gjatë shtatzanisë (gërhitje kronike) kishin dy të tretat më shumë të ngjarë të lindin bebe me peshë të vogël dhe dy herë më shumë gjasa të lindin me metodën e prerjes cezariane.

Studimi i publikuar më 1 nëntor në revistën “Sleep” besohet të jetë më i madhi i llojit të vet mbi lidhjen midis gërhitjes së nënës dhe shëndetit të foshnjes. “Ka pasur interes të madh në ndikimin e gërhitjes së nënës gjatë shtatzanisë dhe se si ndikon ajo në shëndetin e nënës, por ka pak të dhëna sesi mund të ndikojë në shëndetin e foshnjes”, shprehet Louise O’Brien, autore e këtij studimi profesore e associuar në “U-M’s Sleep Disorders Center”. Gërhitja kronike lidhet me peshën e vogël të foshnjave në lindje, ashtu edhe me lindjen me mënyrën e prerjes cezariane. Kjo do të thotë se ne kemi dhe një dritare përmes së cilës mund të shqyrtojmë mundësitë se gratë shtatzëna me probleme në frymëmarrje rriskojnë të lindin fëmijët jo në parametrat e duhur,”shpjegoi ajo.

Një studim i udhëhequr më parë nga O’Brien ka treguar se gratë që fillojnë të gërhasin gjatë shtatzanisë janë në rrezik për presion të lartë gjaku dhe “preeclampsia”—gjendje në të cilën një grua shtatzënë përjeton një rritje të lartë të presionit të gjakut, rritje të proteinave në urinë së bashku me simptoma të tjera. “Nëse mund të identifikojmë rrisqet gjatë shtatëzënisë të cilat mund të trajtohen, ne mund të zvogëlojmë rrezikun e foshnjave që lindin me peshë të vogël, me prerje cezariane dhe pë të përfituar përmirësime të tjera afatgjata”, u shpreh ajo.

/ikub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top