Gjashtë ushqime që është mirë t’i blini bio

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Ndaj, ne këtë herë, ju sugjerojmë ato më të rëndësishmet për t’i konsumuar bio

bio-280x320.jpg


Ka disa ushqime që përmbajnë më shumë pesticide nga disa ushqime të tjera. Ne gjetëm këshillat e një eksperteje italiane për të ditur se cilat janë dhe përse na leverdis që t’i blejmë në versionin sa më origjinal apo thënë ndryshe bio.

Kungulli

Kjo perime trajtohet me produkte të ndryshme kimike, sepse ajo “goditet” nga infeksione të ndryshme. “ثshtë më mirë që kungujt e njomë t’i blini bio, për faktin se ata përdoren edhe në ushqimin e fëmijëve pas lënies së ushqyerjes me gji”, këshillojnë ekspertët.

Molla

“ثshtë një frutë shumë e sulmuar nga insektet dhe për këtë arsye mund të jetë subjekt i rreth 30 trajtimeve me pesticide, të cilat më pas depozitohen pothuajse tërësisht në lëkurë”, shpjegon Renata Alleva, një specialiste italiane e shkencave të ushqimit. “Nëse mollët i zgjidhni bio, atëherë ju mund t’i hani ato bashkë me lëkurën.”

Specat

Specat janë si sfungjeri, ato thithin kimikate të ndryshme përmes lëkurës, e cila është shumë e hollë. Ndaj larja e tyre në mënyrën e duhur dhe heqja e lëkurës do të zvogëlonte praninë e helmeve.

Patatet

Në raport me peshën, patatet kanë më shumë pesticide në krahasim me çdo lloj ushqimi tjetër: “Një studim i fundit ka treguar se kjo perime është shumë e kontaminuar me kadium, një metal toksik kancerogjen”, konfirmon specialistja.

Pjeshkat

Shkencëtarët kanë gjetur më shumë se 50 përbërës pesticidesh, si te pjeshkat vendase ashtu edhe tek ato të importuara. “Në këtë rast, pranohet të thuhet se fermerët e trajtojnë këtë pemë me pesticide më shumë se çdo frutë tjetër. Ja përse është më mirë të blini ato biologjike”, komenton ekspertja.

Sallata jeshile

Rreth dy të tretat e mostrave të sallatave jeshile të analizuara, kanë treguar mbetje të pesticideve. “Sallata kultivohet më së shumti nëpër serra, ndaj trajtimet kimike nuk zhduken në ajër”, thotë Alleva.

اfarë janë ushqimet bio?

bio1Ushqimet bio janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre.
Kërkime dhe studime të shumta kanë treguar se produktet bio janë më të pasura me substanca që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë.
Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren.
Sot, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Ushqimet biologjike kushtojnë mesatarisht 30 për qind më shumë se produktet e zakonshme. Por kjo është plotësisht e justifikuar, sepse duke ngrënë kështu, “kursen” te shëndeti: është një investim afatgjatë për të ruajtur cilësinë e jetës. اmimi i lartë ka të bëjë me faktin se duke mos përdorur asnjë produkt kimik, është e nevojshme të punësosh më shumë punëtorë. Për më tepër, fushat prodhojnë shumë herë më pak produkte, që rriten natyralisht pa ndërhyrje. Kjo është e domosdoshme për të pasur sukses.

N.A.
 
Klori i pishinave dhe problemet që shfaqen në lëkurë

Shumë njerëz, si alternativë për t’iu larguar të nxehtit të verës, zgjedhin pishinat më të afërta për t’u freskuar sadopak. Por, uji i tyre në të vërtetë përbën një rrezik për lëkurën. Ja se çfarë duhet të keni parasysh në këtë rast

pishine-320x203.jpg


Siç të gjithë e dimë, klori është dezinfektuesi kryesor i ujit të pishinave. Por, përveç veprimit të tij mbrojtës, kjo substancë mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë. Sytë dhe buzët janë zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe për këtë duhet të mbrohen me kujdesin më të madh nga efektet e substancave që gjenden në ujin e pishinave. Irritimet në sy janë një shqetësim mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga kontakti me klorin, ku simptomat kryesore janë djegia dhe skuqja. Fëmijët, si për ndjeshmërinë e madhe ashtu edhe për kohën e kaluar në ujë, janë më të rrezikuarit. Por edhe të rriturit, nëse qëndrojnë shumë gjatë në ujë, mund të pësojnë pezmatim të lëkurës, sidomos nëse kanë një lëkurë të thatë dhe veçanërisht delikate. Këshilla është që të përdorni produkte specifike, që gjenden në farmaci. Por, në rast se vini re shqetësime më të mëdha të lëkurës, atëherë drejtojuni mjekut specialist.

Larja në pishinë: si të mbroheni nga rreziqet për shëndetin

Për ata që nuk kanë fatin të jetojnë në një qytet bregdetar, pishinat gjatë verës paraqesin shpëtimin e vetëm nga vapa e padurueshme. Por, nga ana tjetër, uji i pishinave në vetvete përmban substanca të rrezikshme për shëndetin. Këtë fakt e pohon një numër i madh specialistësh të higjienës. Sipas tyre, nëse nuk ndiqen një sërë rregullash nga pronarët dhe klientët e pishinave, rreziku për të marrë infeksione të llojeve të ndryshme është shumë i lartë. Para së gjithash, nga uji i pishinave mund të shkaktohen probleme me veshët dhe shqetësime të ndryshme dermatologjike, si pasojë e baktereve që gjenden në ambiente johigjienike. Por në pishina jetojnë edhe mikroorganizma të tjerë, veçanërisht nëse uji është i vaktë. Një tjetër burim i përhapjes së këtyre mikroorganizmave janë edhe plagët. Ndaj ju nuk duhet të laheni asnjëherë në pishinë kur keni një plagë të hapur, sepse mund të infektoni ambientin, por edhe të përkeqësoni gjendjen tuaj.

Për të kapërcyer këto rreziqe, mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Pikë së pari, kujdestarët e pishinave duhet të merren çdo ditë me pastrim e tyre, pa abuzuar me klorin, pasi siç e përmendëm më sipër ai është i dëmshëm për shëndetin. Pushuesit, nga ana e tyre, duhet të bëjnë gjithmonë dush përpara dhe pasi të futen në ujin e pishinave, sepse në vetvete, ky veprim heq 80% të florës bakteriale të përkohshme.

Domosdoshmëria e kapelës dhe e maskës së flokëve

pishuneFlokëve nuk u bën aspak mirë larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse rrezet e diellit dhe klori i thajnë dhe u zbeh pigmentin, ndërkohë më të rrezikuar janë flokët e lyer. Përveç kësaj, klori (i cili është i domosdoshëm në ujin e pishinës për dezinfektim dhe mbrojtje nga sëmundjet e lëkurës) e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapelë për larje, para se të hyni në pishinë, në flokët tuaj vendosni pak vaj për mbrojtje që bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe maskë mbrojtëse, pasi jeni larë.

Më të zbehtë, për shkak të klorit

Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por ai than edhe lëkurën e trupit. Prandaj, pasi të keni kaluar një ditë të tërë në pishinë, pas banjës që do të bëni në shtëpi, lyeni trupin tuaj me qumësht hidratues për lëkurë. Ndoshta nuk e dini, por klori është i rrezikshëm edhe për tonin tuaj të nxirë, sepse mund ta zbehë ngjyrën e errët, të cilën e keni fituar nga ekspozimi në plazh. Ilaçi i vetëm është që pas çdo larjeje në pishinë, menjëherë të hyni në dush dhe gjatë ditës të përdorni preparate ujë-rezistuese për ekspozim.

اfarë ndodh me melaninën kur shkoni në pishinë?

Nëse shkuarja në pishinë do të jetë ekspozimi juaj i parë i verës në diell, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollcë prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirjen e lëkurës, por prodhimi i saj fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë në diell. Prandaj, që të mos digjeni, vendosni preparat për nxirje me faktor mbrojtës. Pas ekspozimit, lyejeni trupin me qumësht hidratues për trupin, me ekstrakt të aloe verës. Ai do të qetësojë skuqjen eventuale.

Ndiqini këto këshilla për t’u mbrojtur sa më mirë nga agjentët e rrezikshëm të ujit të pishinave dhe gjithashtu shijoni freskinë e ujit në këto ditë të nxehta.

N.A[/SIZE]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top