Halim Kosova fton Edi Ramën për kafe: Paguaj unë

cent

...Lontano
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, teksa ka prezantuar programin e tij për Tiranën është shprehur se është i gatshëm të takojë e të pijë kafe me kryeministrin Edi Rama. “Kërkoj të pi kafe me Ramën, të më bëjë vërejtje për programin. Rama ka vlerësuar gjithnjë punën time, kërkoj të nisim menjëherë punën për Tiranën. Rama të më sqarojë për shëndetësinë falas, kafen e paguaj unë”, tha Kosova.
12.jpg
Programi

Më tej, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka thënë se kryeqytetit i duhet më shumë një menaxher, sesa një politikan. “Këtij superqyteti i duhet më shumë një menaxher, sesa një politikan. Nuk i duhet një politikan si këta që e kanë shkatërruar qytetin. Tirana tashmë ka një plan urbanistik të detajuar. Unë do të vendos objektiva dhe standarde. Do të bëj të mundur që çdo qytetarë të dëgjohet dhe të jetë pjesëmarrës në qeverisje. Do të investoj në infrastrukturë moderne dhe jo në projekte luksi”, tha Kosova.

Ai ka thënë se bashkia duhet të ketë një vizion për vende të reja pune dhe mundësi më të mëdha. “Tirana do të bëhet një qendër tërheqëse për bizneset, më tërheqësja

në rajon. Do të përdoret me efiçesë çdo e ardhur që do të mblidhet nga taksat dhe do përdoren për krijimin e sa më shumë mundësive”, tha Kosova. Kandidati

i PD-së për kryeqytetin premtoi se, do të ulë me 30% taksat për bizneset, me qëllim nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen e vendeve të punës. Duke folur për fshatin

dhe projektin e tij për të, ai theksoi se fermerët nuk do të jenë më të harruar dhe do të ketë një plan të përbashkët zhvillimor qytet-fshat, duke vendosur nënkryetar që do të

merret me potencialet bujqësore.

/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top