Himara s'mund të quhet tokë greke!

Bilderberg

Anëtar i ri
Himara nuk mund të quhet tokë greke! Nga Prof. Kristo Frashëri

a) Himara labe, aq dhe labëronjëse.

Himara si krahinë, që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire rrënjëze e fisit të Kaonëve. Termi fis, veç kuptimit të përgjithshëm të popullsisë së një hapësire me të njëjtën prejardhje, ka dhe kuptimin e trungut të një gjaku. Ky është kuptimi më i ngushtë i saj, që përmbledh njerëzit e një gjaku, të të njëjtit trung. Në traditën iliro-arbërore ky lloj organizimi ka qenë parësor në ngritjen e vendbanimeve, të katundeve të hershëm dhe më pas të fshatrave dhe të lagjeve të një fshati në rritje. Këto fshatra e lagje mbanin emrin e fisit që banonte në të.
Në Labëri e Himarë vërehen dukshëm gjurmë të jetës së dikurshme fisnore, në kuptimin e barkut. Bile në pikëpamje të gjeografisë së banimit, "katundi lab është më shumë katund fisi dhe toponimia e vërteton këtë. Emra katundesh si اorraj, Sinanaj, Tatzat, Zhulat, Progonat, Kallarat, Luzat, Lazarat, Dhoksat, etj. përmbajnë në vetvete emra fisesh (Eqrem اabej, "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", fq.22).
Edhe pse në krahinën e sotme të Himarës, shumica e fshatrave nuk shpjegohen me emra fisesh, kjo nuk e përjashton nga kjo traditë. Përkundrazi, do të thoshin se është në po ato përmasa, se ndër të tetë fshatrat që mbijetojnë deri sot me atë emër, që përbëjnë Himarën e sotme, dy prej tyre kanë emra fisesh, "Pangalladhet" dhe "Ilehates".
Siç theksuam, shumica e fshatrave që përmend اabej, dikur kanë qenë pjesë e "Lidhjes Himariote", dhe në këtë këndvështrim me të drejtë pohon se "Himara është sa krahinë labe, aq dhe labëronjëse", (po aty).
Në se do të bëhej një studim demografik i të dy krahinave të sotme, që dikur ishin një, në shumicën e fshatrave të të dyja anëve do të gjenden shumë familje e fise me emra të njëjtë, si p.sh. Ruci-Rusi-Ruçi, Bifsha-Bisha, Kondi-Kondo, Gjikondi, Kongjini, Dhima, Gjoka, Gjika, etj. ثshtë ky një tregues, jo vetëm i lëvizjeve të mundshme të banimit, por dhe i prejardhjes së përbashkët prej të njëjtit trung fisnor, të cilët, koha dhe ngjarjet, i distancuan. Megjithatë, gojë më gojë e nga brezi në brez, është ruajtur e kujtohet emri i fshatit dhe i krahinës së prejardhjes.
Atë që ruajnë sot emrat e fshatrave labe, në krahinën e Himarës e ruajnë lagjet që në esencë përbëjnë bërthamat e krijimit të fshatrave. Ato dallojnë nga njëra-tjetra nga emri i fisit që banon apo që ka banuar aty, se emri në shumë raste ruhet edhe kur ai është shuar, larguar ose shpërbërë (zgjeruar).

Kështu ndodh në Dhrimadhe me emrat fise të lagjeve "Pangalladhe", "Vllade", "Karra", "Kakajava", "Gjinloli", "Petashi", të cilat sot janë thjesht toponime. Të tilla toponime të prejardhjes patronimike (fisnore), që dikur kanë qenë lagje, duhet të ketë çdo fshat i krahinës.
Qëndruam në traditën labe të vend-emrit të fisit, sepse këto emra të fiseve-lagje, lidhen me prejardhjen e tyre dhe origjinën e të parëve të tyre, të cilën nuk duhet ta harrojmë e ta humbasim kurrë. Kjo në krahinën e Himarës është më e dukshme, se demografia e saj ka qenë, ndoshta, më e ndryshueshmja se çdo pjesë dhe krahinë tjetër e hapësirës arbërore. Kjo dukuri i ka rrënjët e saj që në lashtësi, sipas disave, dhe më e theksuar në shekujt e pushtimit serbo-bullgar dhe turk.


b) Ardhjet
Vendosja gjeografike e Himarës dhe e banorëve të saj të lashtë, si dhe historia e saj, nuk japin hapësirë mendimit se demografia e krahinës nuk ka ndryshuar në kohë. Përkundrazi, një mendim i tillë do të ishte sa antihistorik dhe i pavërtetë, aq dhe metafizik. Vetëm se, ardhjet ashtu si dhe largimet, nuk kanë qenë të njëkohshme e masive, sa të tjetërsonin e të asimilonin tërësisht vendasit.
Himarjoti, që në lashtësi, ka qenë njeri me temperament dinamik dhe tepër i lëvizshëm, kurajoz e i guximshëm, armëtar dhe luftëtar i tokës dhe i detit, e për rrjedhojë, dhe një mërgimtar i pasionuar në kërkim të një jete më të mirë. Një shtysë për këtë të fundit ka qenë dhe vedeta, por dhe për bujtjet, nga mund të kenë prejardhjen shumë fise të sotme të krahinës. Kjo, edhe pse himarjoti ka qenë po aq bujar e mikpritës e u ka dhënë strehë, bukë e qetësi, jetë e vijimësi, shumë e shumë të ardhurve në këto male e brigje. Të ardhurit, në të gjitha kohët, kanë qenë herë në formën e dallgëve të detit, në brigjet e shtrëngata e herë gurë-gurë. Dallgët sillnin shumë, nga të cilët një pjesë mbetej e një pjesë i merrte ajo në rrugën e detit, në perëndim, ose më poshtë në jug. Pjesa që mbetej, bujte e vëllazërohej me të vendit. Kurse gurët, që zbrisnin një nga një, shumicën prej tyre i sillte fati për t'u ngulur. Dhe nguleshin në këtë tokë, sa të egër në natyrë e të ashpër në reliev, aq të ëmbël e bujarë në njerëz e në bukë. Kjo është një pjesë e historisë e banorëve të kësaj krahine, që e ka zanafillën e saj që në agimet e jetës njerëzore.
Historianë të lashtësisë, si dhe shumë kalimtarë e studiues, na njoftojnë për valë të ardhurish nga vende të largëta në brigjet e Akrokerauneve. Bile Paparigopulli na flet edhe për koloni greke në Himarë. Studiues të tjerë grekë, ndër ta dhe Ll.Spiru, duke cituar atë, pohojnë se "ndërmjet viteve 736-625 p.e.re. dhe konkretisht në Luftrat Mesinike, u bë shpërngulje e madhe e spartanëve drejt zonës së Akrokeraunëve, ku u vendosën dhe zhvilluan kulturën dhe etnitetin e tyre që çoi në asimilimin e popullsisë vendase". Dhe më poshtë, "himarjotët e sotëm, pa mohuar prejardhjen e tyre kaone, mburren që në deje e tyre, rrjedh gjak spartan ("Himara", fq.21-22).
Nuk duam të vëmë në dyshim këtë të dhënë, që na jep Spiru nëpërmjet Paparigopullit, por si historia e Greqisë, ashtu dhe e Shqipërisë, por dhe të gjithë studiuesit e tjerë grekë dhe evropianë, nuk përmendin koloni greke në Akrokeraune, e konkretisht në zonën e Himarës ose të Himarës, veç ORIK-ut, që shënon dhe kufirin verior të tyre.
Megjithatë, edhe pse historia nuk dëshmon për koloni dhe vendosje spartanësh në Akrokeraune, duhet të pranojmë se lëvizje njerëzish ka patur, për vetë labirintin e arsyeve që kanë vepruar për këtë, në lashtësi e më pas, e për këtë, model të parë përbëjnë vetë grekët. Por kjo nuk ndryshoi asgjë, kudo ku u ngulën ata. Kjo nuk ndryshoi asgjë, nuk tjetërsoi as trungun, as racën edhe në ato raste, kur këto vendosje ishin në përmasa të mëdha e të organizuara dhe vazhduan të determinojnë në jetën e përditshme të këtyre qyteteve koloni. Por edhe sikur të ketë ndodhur një zhvendosje e tillë, ajo ka qenë një pakicë e bujtur nga vendasit, e që nuk mundën të luanin ndonjë rol e të linin gjurmë në emër e kohë. Si pakicë, ata janë thithur nga vendasit dhe kështu kaluan "pa nam e nishan", – siç thotë populli.
Historia na dëshmon, se atje ku u vendosën kolonistët grekë, ndikuan në jetën e përditshme dhe, kur u asimiluan gradualisht nga vendasit, lanë prapa gjurmët e qytetërimit të tyre, në kulturë, art e shkrim, që u kujtojnë brezave, se atje dikur kaluan si kalimtarë, "që humbën si uji në pendët e rosës" (Edit Dyrham, "Brenga e Ballkanit", fq.104). Dëshmi e gjallë janë qytetet shqiptare, që dikur u kolonizuan nga helenët, të cilët lanë prapa vetëm mermerët me shkrimet e tyre.
"Qytetet që në kohën e vjetër lulëzonin në bregun lindor të Adriatikut e të Jonit, i kanë themelet ilire, më vonë marrin trajtën helene e në kohën e mesme, kanë fytyrë romake. Toka që shtrihej përgjatë bregut të Adriatikut me Epirin e deri në Panoni në veri, ishte krejt ilire… Në lindje ata kufizoheshin me trakët…" (Milan Shuflaj, "Serbët dhe Shqiptarët", fq.165).
Ndryshe me të mërguarit e të vendosurit e organizuar në vitet e mesjetës, në territore e sipërfaqe të djerra e të papopulluara, siç ndodhi me arbrit e mërguar ose të thirrur nga paleologët bizantinë, sundimtarë krahinash e zotërimesh të ndryshme greke. Atje ata, të papërzier, mundën për shekuj të tërë të ruajnë e të zhvillojnë traditat, zakonet, doket, kulturën e tyre, që përbën shtratin e traditës mbarë greke të neo-helenëve të sotëm." Deri në vitet 25 të shekullit të kaluar, arvanitët përbënin shumicën e popullsisë greke dhe pothuaj kudo, në tërë Greqinë flitej gjuha shqipe" (A.Kola, "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve", fq.3). Me përjashtim të të vetmit rast që na përmend Spiru, nëpërmjet Paparigopullit, sikur dhe e vërtetë të jetë, siç thamë më parë, nuk mund të flitet e jo më të pretendohet për popullsi e demografi greke në këtë krahinë.
Krahina e Himarës nga ana demografike është e përbërë tërësisht prej himarjotësh rrënjës, që kanë dhënë e marrë me bashkëkombës të tyre, të ngulur këtu në kohë të ndryshme, për arsyet që njihen. Ata kanë ardhur kryesisht nga krahinat e veriut e të Labërisë së Brendshme, dikur fshatra të së njëjtës "Lidhjeje".
Pozicioni gjeografik i Krahinës dhe faktorë të tjerë parësorë, e kanë bërë atë të bëhet stacioni i parë i ndalesës dhe i përqendrimit të të gjithë arbërve që zgjidhnin mërgimin. Himarjotët janë të dëgjuar si detarë, që përshkonin jo vetëm Jonin dhe Adriatikun, por dhe gjithë Mesdheun dhe Detin Egje. Lundrat e tyre konkurronin Republikën e Shën Markut, që ishte Zot i Mesdheut, prandaj dhe Venediku i vu për detyrë vetes, që ta vinte nën sundim dhe kontroll Himarën. Prej këtu, të ardhurit vazhdonin udhën e mërgimit, disa në Itali e disa në Greqi, ca më këmbë e ca me det, të ngulur pothuaj në tërë Greqinë e deri dhe në ishujt e Egjeut.
Nuk ishin të paktë dhe ata që zgjodhën të qëndronin këtu. Venomet u siguronin atyre kushte për të vazhduar jetën pa peripeci të tjera drejt së panjohurës. Bile, jo pak herë, ndodh dhe shpërbërje të trungut të familjes e të fisi. Një pjesë mbetën këtu, aq sa mbante vendi e të tjerët vijonin udhën e nisur drejt jugut ose të detit. Emrat e njëjtë të shumë familjeve arvanite të Greqisë dhe arbëreshë të Italisë, me fise e familje, që sot gjejmë në Himarë, në Labëri dhe në tërë Shqipërinë, vetëm kështu mund të shpjegohen. Për ilustrim do të sjellim vetëm disa prej patronimeve që gjenden kudo në tabela dyqanesh dhe shtëpish të Athinës, si Koka, Zoto, Shkurti, Bixhili dhe Bixhilkas, Dede, Gjoni, Gjini, Varfi, Guma, Dhima e Dhimu, Duka a Dhuka-s, Duni, Gjika, Kondi, Leka, Pali, Qesari, Mërkuri, Mërtiri, Malo, Mai, Kuci a Kuçi, Vera, Biçio (Biça), Gjoka, Peçuli, Hunda, Sorra, Kadere, Shishko, اukalla, Liku, Veshi, Beli, Nezha, اali, etj.
Mos të mërziten himariotët, dukaqotët dhe labët e shumtë, që nuk kanë këtu patronimet e tyre, se nuk është kjo objekti i këtij studimi.
Siç kemi analizuar edhe më parë, në krahinën e Himarës, kryesisht janë vendosur të ardhur nga zonat e Shqipërisë Veriore, më pak nga ajo e Mesme dhe Lindore. Gjithashtu shpërngulje fisesh, familjesh dhe individësh të shkëputur, të cilët mbetën këtu dhe krijuan familje, kemi nga fshatrat e Labërisë dhe kryesisht nga ato fshatra, që dikur bënin pjesë në "Lidhjen Himariote". Emrat familjare e të fiseve, si Deda a Dede, Gjoni e Gjini, Mëhilli e Marku, Gjika e Gjoka, Koka, Duni, Ndreu, Martini a Martino, Kokuri, Paço, Peçi, اaçi e اeço, اurri e اurra, Gjergji e Gjeçi, Gjokria e Gjikuria, Leka e Leshi, Kushta, Sava e Papsava, Pali, Bala, Dabo e Dena, Grillo, Skura, Nini e Nina, Lesko, Lazari a Lazri, Maraçi a Marashi, Pani, Dani, Nika e Ndrenika, Tava; emrat e përbërë e të përngjitur si, Likoka (Alikoka), Gjidede (Gjikdede e Gjindede), Kokushta, Konduka, Gjonvasi, Gjonmili, Gjiknuri, Kokëdhima, Gjikondi, Gjomemo (GjonMemo), Kongjini, Dhimegjoka e Dhimogjini, Gjipali, (Star(-o)) Marko, Kosta, Gjika, Gjoka, (Star-i vjetër, plak-serb.) – plaku Marko, Kosta, Gjika, Gjoka, etj. si dhe Kallushi, Lekushi, etj. janë emra shqiptaroveriorë.
Për këtë bindemi dhe nga një dokument të nxjerrë nga Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tapive dhe të Kadastrave të Ankarasë (Defteri nr.91, fq.73) për familjet dukatase në vitin 1507. Në këtë listë reflektohen dhe mjaftë patronime të fiseve të sotme të krahinës së Himarës.
Që në vështrimin e parë, gjithkush i dallon si "emra katolikë", por nuk është kështu, se si katolicizmi dhe ortodoksizmi, janë sekte të krishtera që dolën në dritë pas ndarjes së kishës së krishterë, pas përçarjes së saj dhe më saktë pas Kryqëzatave, pas të cilave, si perandorët bizantinë, ashtu dhe patriarkët, nuk e quajtën më veten "romakë", por grekë, dhe "rreziku nga perëndimi, zëvendësoi patriotizmin romak me atë grek", (Ferdinand Schevill, "Ballkani – historia dhe qytetërimi", fq.166-167). Këto emra janë, pra, të kohës së krishtere para ortodokse dhe katolike, që më pas, edhe pse i përfshiu zona lindore e krishterimit ortodoks, brumi i tyre mbeti i pandryshuar. Megjithatë, duhet të theksojmë se emrat Nikoll, Mark, Lekë Ndre, Dodë, Ndue, Gjin, Gjon, Duk, Menksh, Gegë, Pal, etj. janë emra para kristiane të trevës iliro-arbërore, që i përvetësoi dhe i mirë njohu sekti katolik, në bazë të dialektit fonetik të folësve të tij dhe i celebronte ashtu si i donte tradita e çdo vendi.
Veç kahjes veriore e të ardhurve, në këtë krahinë njihen edhe vendosje masive e të grupuara, siç është rasti i Kudhësit, që i dha vendit pritës, emrin e vendit të origjinës.
Gjithashtu kemi edhe shpërngulje të veçuara fisesh, si ai i Dhimëve të Progonatit, që të shpërndarë në disa drejtime, si Himarë, Kudhës dhe Dhrimadhe, edhe pse ruanin deri vonë lidhjet fisnore, brezat e vonët kishin ndërruar patronimin e prejardhjes në fshatin e Dhrimadhes, nga Milo në Zhupa. Por ka mundësi që, ata të Himarës të kenë ndërruar nga Zhupa në Milo, se Zhupa është më i lashtë, përderisa lidhet me serbët.
Emrat Kokaveshi, Duka, Lesko, Bifsha, Tava, Zoto, Tato, Gerdhuqi, اeço, Shia, Mërtiri, Beno, Muço, Goro a Gore nga vjen dhe Goreci, Dani (Dane, Danaj), Kaçi, Loli, Malo, Thano, Vito, Vjerro, etj. janë emra që i gjejmë në këtë formë, ose me ndonjë alternim fonetik në përshtatje me të folurit dialektor të trevës së atjeshme, kudo në Shqipëri. Emra të tjerë të shumtë janë të fondit leksikor të shqipes, që tregojnë cilësi, epitetime të fisit ose të të parit të tij, punën ose mjeshtërinë e ushtruar, etj. Të tilla emra janë si, Kocani, Boji, Kara(i), Kabuci, Kumi, Andruci, Bashi, Bejleri, Beli, Biça, Brigo, Bubuni, Buço, Bixhili (Bixë-li), اulla, Gorre (Goro), Goxhi, Grillo, Guma, Kazneci, Kashta, Kutulla, Late (Lati), Maji, Nina (Nini), Qesari, Qirici, Shishko, Duni (Tuni), Martino (Martini), etj. Ka dhe pak emra që shpjegohen nëpërmjet një gjuhe të huaj, ose që dokumentohen në mesjetën e parë e të mesme, në hapësira jo himariote, që mbajtësit e tyre dokumentohen si funksionarë të huaj. Edhe në Himarë këta i ka sjellë ose ndonjë detyrë e tillë, ose një "lëvizje e detyruar" për mbijetesë.
Në krye të kapitullit shpjeguam shkaqet e lëvizjeve veri-jug dhe lindje-perëndim të arbërve, si dhe arsyen, pse Himara pret pothuajse të gjitha dallgët e këtyre lëvizjeve. Ato kryesisht ishin të imponuara nga rrethanat dhe më të pakta ato të karakterit të organizuar nga pushtuesi dhe disa sundimtarë vendas. Për lëvizje të organizuara bëhet fjalë edhe në Historinë e Shqipërisë (bot. 1959, fq.170-171), por dhe nga mjaftë studiues grekë e të huaj, sidomos gjatë sundimit të mbretit serb Stefan Dushani, (Kosta Biri, "Arvanitët-Dorët e helenizmit më të ri", fq.57; K.Dede, "Dhrimadhes", fq.18; M. Shuflaj, Vepër e cituar, fq.13-14). Gjithashtu, në vitin 1409 ndodh një tërmet i fuqishëm në Himarë me shumë viktima, me shkatërrime dhe të pastrehë. Himariotët e mbetur pa strehë, marrin mërgimin. Boshllëku i krijuar plotësohet natyrshëm nga banorë mërgimtarë brenda Labërisë dhe të Shqipërisë së Brendshme. (K.Dede, po aty).
Në vitin 551 para Krishtit, në Iliri zbresin fiset gote, me mbretin e tyre, Totila. Ata arrijnë deri në Himarë e prej këtej hidhen në Italinë Jugore; Gotët e kthyen qytetin Alkiamo në gërmadhë. Shumë banorë të tij, me despotin e qytetit, vijnë dhe vendosen në Himarë. (K. Dede, po aty).
Shekujt që vijnë pas, do të jenë të pasur me të tilla lëvizje, qoftë në formën e pushtimit të përkohshëm, por dhe shekullor, si ai turk. Kështu në vitin 877 kemi inovacionin saraçin në Himarë, gjurmët e të cilit gjenden në disa toponime, si Al Evra, Rusman, etj. (P.Marko, "Shpella e Piratëve", fq.116-122). Në vitin 1034 vjen pushtimi bullgar, më 1071 ai norman dhe më 1085 ai ventikas.
Gjatë periudhës së sundimit turk, si rend feudal i tipit ushtarak, pashallarët dhe bejlerët, ishin jo vetëm zotër të tokës, por dhe të njerëzve që e punonin dhe banonin në të. Kapedanët e Bregut, – siç pohon Grigori Ars, – grumbullojnë shumë bashkatdhetarë nga Labëria dhe Shqipëria e Brendshme, për ushtarë rrogëtarë në ushtritë e Napolit, të Venedikut, të Francës dhe Spanjës. Familjet e këtyre ushtarëve, gjenin strehë e siguri në këtë krahinë, nën hijen e këtyre kapedanëve aristokratë, të barasvlershëm me pashallarët turq", (Shqipëria dhe Epiri në fund të shek. të 18-të dhe fillim të shek. të 19-të", fq. 140-141).
Lëvizje, vendosje e zhvendosje të organizuara, në përmasa më të kufizuara, kemi edhe në periudhën e Pashallëqeve Shqiptare në shek. e 17-të -19-të. Për këto lëvizje bëjnë fjalë, jo vetëm mjaft studiues e historianë grekë, por dhe mjaft evropianë, si: Ars, Pukëvil, Holland Laeke, Shuflaj e Schevill. Të dhënat gojore flasin për zbritje familjesh të pakta, në këtë periudhë, nga Dukati dhe nga Labëria, si Nikdedajt, në Palasë, Tavajt, Vitot e Betiotë në Dhrimadhe, etj. Ndërsa nga jug, po në Dhrimadhe vijnë dy-tri familje, si Xhaku, Dhimopulli, nga Konica. Burrat e tyre vijnë si muratorë dhe mbeten këtu, u martuan me vajza të vendit dhe krijuan familje.
A.اapo, në librin e tij me mjaft interes për Dukatin, duke folur për tri lagjet e këtij fshati, na informon, i përgjegjshëm për të dhënat që na jep, për familje dhe fise të shpërngulura nga Dukati drejt krahinës së Himarës. Kur flet për lagjen "Mazo", citojmë: "I kësaj lagjeje ka qenë dhe fisi DEDA-j. Një nga bijt e këtij fisi, Nik Deda, djali i katërt i Dedës, u vendos në Palasë të Himarës. Në krahinën e Himarës janë vendosur 74 familje dukatase me mbiemrat Gjini, Paço, Babe, Stefani, Mëhilli, Laluçi, Koka, Maçi, etj. Nga Lagje "Gjinbit" janë zhvendosur familje me mbiemrat Tava, Bala, Rruci, etj., kurse nga lagje "Thilpat", familje me mbiemrat Gjini, Gjikoka, Kushta, Naço, Qesari, اoku, Trako (Treko-?), Zoto, Gjomertiraj, Kulo, si dhe Kukuri në Dhërmi dhe Palasë" ("Dukati Ynë", fq. 264-273).

"Largimet e para nga Dukati, – thotë اapo, – janë bërë me ardhjen e osmanëve, si dhe gjatë Luftës 15 vjeçare (1477-1492). Një largim i dytë, ka ndodhur në vitet 1570-1590, gjatë reprezaljes së dytë, që bënë turqit në trevën e Shqipërisë së Jugut. Kjo u përsërit në vitet 1830-1850, si dhe në Luftën e Parë Botërore, në vitet 1913-1914)".
 

Attachments

  • himara map.JPG
    himara map.JPG
    68.3 KB · Shikime: 120
Fragment ng emisioni televiziv ship14 maj 2007.

R. Xhunga: Nga vjen emri Himarë z. Frashëri?

Kristo Frashëri: Se nga vjen emri Himarë nuk dihet, por dihet që është një emër shumë i vjetër, një emër që gjendet në legjendat e antikitetit. Shpjegimet janë të ndryshme, por asgjë e saktë nuk dihet. ثshtë një nga emrat më të vjetër që kanë vendbanimet shqiptare qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, pa ndryshuar as me prapashtesë dhe as me parashtesë.

R. Xhunga: Mos të thënit "nuk dihet" krijon probleme, dhe gjithmonë për gjërat e bukura secili thotë është e imja, është e imja, si tani grekë e shqiptarë për Himarën?

Paskal Milo: Ka pasur dhe ka një debat për prejardhjen e emrit të Himarës. Janë të shumtë emrat e Himarës dhe kanë qenë të ndryshëm që nga antikiteti i hershëm e deri në mesjetën e vonë: qysh nga legjendat, nga shpjegimi i emrit me emrin e një perëndie të luftës e deri tek emrat e tjerë që vijnë nga shpjegimi përmes gjuhëve të ndryshme, apo ndonjëherë edhe përmes spekulimeve të ndryshme për t‘i dhënë një shpjegim emrit të Himarës.

Pëllumb Xhufi: Nuk besoj se do të mund të gjendej rrënja e emrit të Himarës. Kimera, që gjendet shumë në dokumentet e hershme, është një qenie mitologjike dhe mund të jetë një prejardhje e emrit të Himarës. Por ka shpjegime të ndryshme, si për shembull për Palasën, që thuhet se ka prejardhje nga latinishtja, Palacio, pallat, apo Drimadhën, siç quhet Dhërmiu. Gjithsesi, emrat vendosen në rrethana të ndryshme historike e mund të jenë edhe subjekt i ndikimeve, i flukseve kulturore. Problemi është i popullsisë së Himarës, e cila nuk ka dokumente me bollëk. Himara bën pjesë në atë që quhej Kaonia e dikurshme dhe që autorë si Herodoti i quajnë popuj jo grekë, barbarë ilirë. Më vonë, në mesjetën e hershme, ka pak dokumente të cilat flasin për etnicitetin në mënyrë të shkoqur, por nga viti 1200 ka dokumente që flasin për shqiptarët e Himarës dhe të gjithë zonës përballë ishullit të Korfuzit. Më tej ka dokumente ku dalin dhe emra familjesh, të cilat ekzistojnë ende sot në Himarë, apo në fshatrat e tjerë përreth, qysh nga Varfët, që mendohet se është një nga fiset më autoktone në Himarë, por dhe fise të tjerë si Gjikat, Bollanot që dalin më vonë, dhe siç thuhet dhe siç e ruan kënga popullore, janë të ardhur nga zonat përreth. Por gjithmonë në dokumente Himara del në Shqipëri, Albania. Një kronist bizantin i shekullit XIV flet për betejën e Kosovës dhe thotë se në këtë betejë erdhën zotërinj nga Shqipëria, mes të cilëve edhe zotërinjtë e akrokeraunëve, domethënë të Himarës. Më tej ka individë që identifikohen në Mbretërinë e Napolit dhe ka dokumente të botuara që janë arkivuar në arkivat spanjolle të Simankës, ku Himara dhe personazhe nga Himara dalin jashtëzakonisht shumë, edhe pse kanë qenë shekujt XVI-XVII, të cilët cilësohen si shekuj kryengritës, veçanërisht në Himarë. Gjithashtu, këto reflektohen në dokumentet spanjolle dhe ka informacion të jashtëzakonshëm për Himarën dhe etnicitetin e himarjotëve. Për të kaluar pastaj tek i famshmi regjiment, që e ngriti mbreti i Napolit, Burbon, në shekullin XVIII. Regjimenti maqedon, e quajti ai, por që në fakt ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë të bregdetit dhe aty militojnë shumë himarjotë. Ky regjiment kishte dhe një statut të tijin, ku thuhej shprehimisht që në të mund të hynin vetëm shqiptarë dhe duhej të visheshin me veshje luftarake që ishin karakteristike shqiptare. Edhe kur erdhi Napoleon Bonaparti në Korfuz, krijoi një regjiment me himarjotë dhe me suljotë kryesisht, domethënë me të krishterë, dhe këtë regjiment nuk e quajti ndryshe, por "regjimenti shqiptar". Kjo tregon një vlerësim kolektiv të këtyre popullsive.

R. Xhunga: Profesor Frashëri, keni bërë një libër për Himarën dhe me sa kam parë, nuk duket se ka shumë libra të tillë. Ku jeni mbështetur më shumë dhe a e keni parë sa shumë libra kanë grekët për Himarën?

Kristo Frashëri: Jam mbështetur në ato libra që kam mundur të shtie në dorë dhe më duket se ato që kam mundur të shtie në dorë janë më kryesoret. Të tjerat pastaj janë shkruar pas këtyre punimeve kryesore. Një nga emrat më të vjetër të Himarës është Palasa dhe e lidhin si një tel, sikur është krijuar nga palajsët e Palestinës. Legjendat e çojnë shumë larg, por se sa është e vërtetë që e krijuan palestinezët Palasën, nuk dihet dhe nuk mund ta themi, sepse nuk ka gjurmë arkeologjike. Por kjo tregon se krahina e Himarës ka tërhequr vëmendje vazhdimisht mbi historinë e saj. Ka shumë të dhëna për Himarën, por janë shumë të cekëta, sepse Himara nuk ka luajtur ndonjë rol të madh politik që të ketë lënë gjurmë në aktet e ndryshme të nënshkruara. Himara është një zonë bregdetare, ku deti thuajse përqafohet me malin. ثshtë një zonë e ngushtë me pak mundësi qytetërimi, me sytë e hedhur nga deti, nga lundrimi. Por nuk ka një mbështetje të tillë që ta mbajë të fortë ekonomikisht dhe ta zhvillojë atë. Prandaj zë një vend të rëndësishëm në histori, por jo aq të fortë për pozitën që ka. Himara u bë e famshme në kohën e invazionit turk. Atëherë i kapërceu kufijtë e zonës dhe hyri në histori si një nga popujt që bëri rezistencë heroike. Rezistenca arriti kulmin në 1492-shin, ku Sulltani ngriti gjithë ushtrinë e perandorisë dhe erdhi të nënshtronte Himarën dhe as aty nuk arriti ta nënshtronte. Atëherë u detyrua të nënshkruante ato që quhen "venomet e Himarës", autonominë e Himarës, dhe qysh nga ajo kohë Himara ka jetuar si një krahinë autonome. Dhe si krahinë autonome gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e fuqive evropiane për rolin që mund të luante, ajo si një kryeurë për zbarkimin e tyre në Gadishullin Ballkanik. Kjo është dhe arsyeja pse Himara hyri në historinë e Mesdheut, sidomos në fund të shekullit XV.

Paskal Milo: Ka një numër relativisht të madh librash që janë shkruar për Himarën dhe kanë shkruar autorë të tillë si Aleko Rapo, që është një ndër të parët që ka shkruar për historinë e Himarës, apo si Fane Veizi, Foto Bixhili, Minella Gjoni, Spiro Rusha, Moikom Zeqo, Rami Memushaj, që e ka parë me syrin e gjuhëtarit etj., gjithashtu dhe botimi i Akademisë së Shkencave. Meqë është një temë historike, jo shumë e ndriçuar me dokumente, patjetër që ngjall debat dhe debati jo gjithmonë sjell të vërteta historike.

R. Xhunga: Gjithkush mund të hyjë në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës, në të cilën shkruhet: "Në 9 shkurt të vitit 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t‘i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar". Kjo më bën të kuptoj që Himara nuk ishte brenda kufijve të shtetit shqiptar...

Kristo Frashëri: ثshtë një njoftim që e dëgjoj për herë të parë dhe që bie në kundërshtim të hapur me dokumentet historike që kam kaluar unë nëpër duar. Himara ka qenë nën kufijtë e perandorisë osmane deri kur u shkëput Shqipëria dhe pasi u shkëput Shqipëria nga Perandoria Osmane, më 29 korrik të 1913, u caktuan kufijtë e Shqipërisë dhe Himara brenda kufijve të Shqipërisë. Kjo është e përcaktuar në Protokollin e Firences dhe nuk ka se si të vihet në diskutim. Edhe në Protokollin e Korfuzit, që është i datës 17 maj 1914, tekstualisht thuhet: "Himara deri në 1910 ka qenë krahinë me të drejtën e vetëqeverisjes brenda kufijve të perandorisë osmane", por në 1910, kur erdhën xhonturqit dhe donin të centralizonin pushtetin dhe nuk i njohën kanunet vetëqeverisëse, Himarën u detyruan ta njihnin nën presionin e disa fuqive që kishin interes. Himara dhe Mirdita kanë qenë qytete vetëqeverisëse gjatë gjithë sundimit turk dhe kishin në krye një qeveritar vendas, i cili do të quhej kapedan. Në 1910 qeveria e Stambollit u detyrua t‘ia njihte venomet Himarës dhe himarjotët, në sajë të këtyre venomeve, kur shpërtheu lufta ballkanike shpallën një deklaratë se nuk donin të ishin me administratën e Shqipërisë, sepse donin të gëzonin të njëjtat venome që kishin gëzuar më parë. Në këtë gjendje e gjeti Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i përbërë nga përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha dhe nga përfaqësuesi i Shqipërisë. Në atë kohë, krahinat e jugut, të ashtuquajtura Vorio-Epir, bënë një kongres dhe thanë që donin të krijonin një shtet autonom brenda shtetit shqiptar, me gjuhë greke. Kështu krijuan qeverinë me Jorgji Zografon, krijuan dhe një ministër të luftës, krijuan një parlament etj. Të gjitha i përgatitën për të konsoliduar statusin e një shteti brenda shtetit shqiptar. Himara nuk pranoi të hynte këtu, sepse Vorio-Epiri kërkoi të quhej shtet grek me gjuhë greke e me fe krishtere. Himarjotët nuk dërguan delegat në Parlament dhe në Kongresin e Delvinës, sepse ata pretendonin që nuk ishin as shqiptarë dhe as grekë, por himarjotë. Kjo ishte teza e tyre dhe donin të ruanin venomet tradicionale. Gjithashtu, e reja ishte se në këtë kërkesë nuk ishin më pesë fshatra, por tetëmbëdhjetë fshatra, nga të cilat trembëdhjetë ishin fshatra me banorë të krishterë e pesë fshatra me banorë myslimanë.

Paskal Milo: Himara në atë kohë, pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në Tetor të 1912 Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera të Ballkanit që krijuan Lidhjet Ballkanike kundër Turqisë për ta dëbuar atë nga Ballkani, Greqia hyri me forcat e saj ushtarake në fillim të nëntorit të 1912 në Shqipërinë e Jugut dhe në Himarë. Atëherë ka ardhur në Himarë Spiro Milo, i cili shpalli dhe atë që quhet Autonomia e Himarës. Ai ka ardhur nga Greqia me forca jo të rregullta ushtarake, për të mos e vënë Greqinë zyrtare të ballafaqohej me Fuqitë e Mëdha që po pushtonte një territor tjetër, edhe pse Konferenca e Londrës mori përsipër të caktonte kufijtë e Shqipërisë, por edhe të rregullonte kufijtë midis vendeve të Ballkanit. Domethënë, akoma nuk ishin përcaktuar kufijtë dhe këto forca erdhën në Himarë e zunë pozicion deri në Qafën e Llogorasë. Aty kanë qëndruar edhe pas vitit 1913, pas Protokollit të Firences, edhe pse premtuan që do t‘i largonin ato trupa jo të rregullta. Madje kanë vazhduar të qëndrojnë edhe në 1914, 1915 e deri diku në 1916, kur erdhën italianët dhe i zmbrapsën. Kristo Frashëri: Unë fola për akte ndërkombëtare dhe akti i parë ndërkombëtar që njeh krahinën e Himarës si krahinë autonome, as greke e as shqiptare, por brenda shtetit shqiptar, është akti i nënshkruar nga kolonel Tomsoni dhe Spiro Milua më 17 maj 1914. Atëherë Himara fitoi të drejtën si një krahinë autonome dhe nuk u cilësua fare as si Greqia, as Greqi. Vetëm u tha se trembëdhjetë fshatrat që janë krishtere do të administrohen në shkolla greke dhe pesë fshatrat myslimane dhe do të administrohen në shkolla shqiptare. Pra, nuk u përcaktua ngjyra politike e kësaj krahine. Qeveria e Durrësit nuk e pranoi dhe nuk e nënshkroi dhe ky protokoll u asgjësua gjatë luftës.

Pëllumb Xhufi: Himara dhe Mirdita kanë qenë dy zona shqiptare me një identitet shumë specifik. Kanë qenë dy zona krishtere të cilat rezistuan, rrethuar nga popullsi që herët a vonë u islamizua dhe që falë rezistencës së tyre, por dhe falë lidhjeve të jashtëzakonshme të jashtme, krijuan identitete të fuqishme dhe kur erdhi momenti i krijimit të shtetit shqiptar, kërkuan të ruanin venomet. Edhe në Mirditë shteti shqiptar u detyrua të çonte ushtrinë, sepse ata nuk pranonin autoritetin e shtetit mbi zonën e Mirditës. Që të vinte shteti, do të thoshte që të paguheshin taksat, që të bëhej ushtria etj., të cilat për shekuj me radhë këto krahina ishin mësuar të mos i kishin.

Paskal Milo: Në faqen e internetit të Bashkisë së Himarës ndodhet një e pavërtetë, që nuk i lejohet një institucioni zyrtar, zgjedhur nga shteti shqiptar. Nuk lejohet që në një tekst zyrtar që paraqet Bashkia e Himarës të ketë një shtrembërim të tillë historik.

R. Xhunga: Kam dhe një paragraf tjetër që përfshihet në këtë faqe dhe ku thuhet: "Më 22 dhjetor 1940 ushtria greke ka hyrë në Himarë dhe banorët e pritën me entuziazëm dhe në mënyrë festive". اfarë ka ndodhur në këtë periudhë të historisë?

Paskal Milo: Ka qenë koha e luftës italo-greke dhe këto janë teza që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën historike. Mund të ketë grupe të veçanta njerëzish që mund të kenë simpati, siç mund të ketë pasur dhe në atë kohë, nga ajo që shkruhet, por kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën historike. Protokolli i Korfuzit është për të gjithë të ashtuquajturin Epir i Veriut dhe Parlamenti që doli aty, ku dhe qeveria e Princ Vidit u detyrua ta ratifikonte atë ashtu siç bënë dhe fuqitë anëtare të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, mori një vlerë për kohën. Por ajo u zhvlerësua, sepse menjëherë filloi lufta. Shqipëria ishte e pushtuar nga trupat greke në jug dhe në veri nga trupat serbe. Kishte anarki të plotë në Shqipëri në atë kohë, kështu që shteti shqiptar pothuajse nuk ekzistonte.

R. Xhunga: اfarë parashikonte Protokolli i Korfuzit dhe pikërisht pika 5, të cilës i referohen shpesh kur flitet për autonomi të Himarës? Kristo Frashëri: Në fund të Protokollit të Korfuzit thuhej: "Qeveria greke nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht në kufijtë e krahinës autonome të Vorio-Epirit". Ndodhi që në korrik të 1914 qeveria greke urdhëroi ushtrinë e Greqisë për të marshuar drejt Shqipërisë. Ata erdhën dhe bënë atë që dihet, përzunë fshatarët, dogjën fshatrat etj. Pra, qeveria greke asgjësoi veten e saj.

Pëllumb Xhufi: Ishte dhe një lëvizje e inspiruar nga Athina dhe Kryeministri i saj, Zografo, që ishte ministër i Financave më parë në Athinë. Pra, ishte një lëvizje që u frymëzua dhe u drejtua nga Athina dhe marrëveshja e Korfuzit u bë në kushte shumë të vështira për qeverinë e Princ Vidit, i cili ishte një kryetar shteti nga të gjitha anët i cunguar, i luftuar e i sulmuar.

Paskal Milo: Për mendimin tim, faqja zyrtare e Bashkisë së Himarës është më tepër shqetësuese dhe mendoj që këto nuk duhen kaluar pa u vënë re, sepse me atë faqe ushqehet në mënyrë të gabuar një opinion i tërë publik brenda dhe jashtë vendit. Nuk duhet të shtrembërohet historia, ose të bëhet një faqe, e cila nuk ka pse të ngatërrohet me çështje delikate të historisë dhe me keqinterpretime që ngjallin debate dhe nuk e ndihmojnë as unitetin e popullit himarjot dhe as miqësinë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Unë jam nga Palasa dhe çështja e gjuhës greke në Palasë, Dhërmi dhe në Himarë, është një çështje që kërkon shpjegim.

R. Xhunga: Greqisht flisnit në shtëpi zoti Milo?

Paskal Milo: Fshatarët e këtyre tri fshatrave në shtëpitë e tyre për komunikim përdorin gjuhën greke. Edhe unë e kam përdorur dikur, por tani jo më. Ajo që është e vërtetë duhet pranuar si e tillë dhe nuk duhet mohuar. Nëse do të futemi në origjinë se nga erdhi, se se si erdhi, kjo është çështje tjetër. Por nuk është çështje tregtie, pra që banorët e mësuan gjuhën greke ngaqë shkonin për tregti në Greqi. Një numër i madh faktorësh historikë, politikë, socialë, fetarë, ekonomikë do të fillonin që nga fakti se këto tri fshatra, dhe jo vetëm këto, kanë qenë nën influencën e vazhdueshme të kishës greke, të shkollave greke.

R. Xhunga: Pse nuk ndodhi kjo në Qeparo për shembull?

Paskal Milo: Edhe qeparotsit kanë ditur greqisht, sidomos njerëzit e shkolluar. Afërsia me detin i ka ekspozuar gjithmonë këto fshatra në një komunikim më të drejtpërdrejtë me ishujt grekë, me kulturën greke etj. Dhe po të vesh re, ato fshatra që kanë qenë më afër detit- dhe jo ato më larg, që kishin tendencë të ishin më të izoluara -flasin edhe gjuhën. Mund t‘ju them diçka që e thonë dhe shumë studiues të tjerë, që ka një dallim midis greqishtes së folur në Palasë dhe Dhërmi, me greqishten që flitet në Himarë. Janë dy dialekte që kanë të bëjnë me prejardhjen e këtyre njerëzve dhe influencën nën të cilën janë ndodhur këta njerëz. Ajo që është më kryesorja dhe që duhet pranuar është se në mesjete nuk kemi pasur kufij të qartë shtetërorë, nuk kemi pasur dogana dhe as piramida. Unë pranoj teorinë e xhepave. Njerëzit, për një numër arsyesh që fillonin qysh nga luftërat, qysh nga sëmundjet, ishin popullsi baritore, që lëviznin nga një vend në tjetrin. Shkonin dhe vendoseshin në vende që ata e ndjenin veten më mirë, ose për të shpëtuar nga sëmundjet, ose për të shpëtuar nga armiku, ose për të gjetur kushte më të mira jetese, dhe aty ku i gjenin këto gjëra, aty nguleshin. Prandaj këto xhepa nuk kanë të bëjnë me etnosin. Këto xhepa që janë krijuar, janë lëvizje të mesjetës që u ngulën në një vend dhe mbetën aty. Për shembull, në studimet gjuhësore që bëhen për tri fshatrat e Himarës, për Palasën, Dhërmiun dhe Himarën, ka studime të patronomisë të 1583-shit, ku ekzistojnë emra shumë të qartë që tregojnë se cilët janë vendas, cilët janë të ardhur të brendshëm nga vende të tjera të Shqipërisë, si dhe ka emra që tregojnë cilët janë të ardhur nga Greqia. Pra, ka tre komponentë në përbërjen e këtyre tri fshatrave. Nuk ka pasur njerëz grekë që të kishin emrin Gjin, Gjon, Pal dhe emra të tjerë të kësaj natyre, të cilët i gjejmë me bollëk në regjistrin e vitit 1583 dhe për këtë po flas për fshatin tim me 95 emra, ku ka 6 a 7 Gjon, 4-5 Gjin e shumë të tjerë që dëshmojnë se ata ishin autoktonë, shqiptarë të mirëfilltë. Por, ka dhe emra të tjerë që nga prapashtesa dhe nga vetë kompozicioni i patronomisë kuptohet që kanë origjinë të huaj dhe gjuhëtarët dinë t‘i dallojnë këto gjëra shumë mirë. Si konkluzion dua të them që historinë duhet ta lëmë të studiohet si shkencë dhe të mos e keqpërdorim për qëllime politike. Shpjegimi i historisë bëhet nëpërmjet një dokumentacioni të gjerë. Të gjitha materialet që kemi, si ne, ashtu dhe pala greke, nuk mbështeten në dokumente të mjaftueshme për ta shpjeguar deri në fund dhe për t‘i dhënë zgjidhje këtij problemi. Secilit duhet t‘i jepet e drejta që i takon në bazë të ligjeve, por nuk duhet spekuluar e drejta e një grupi njerëzish për ta quajtur veten e tyre minoritarë. Kjo është një e drejtë që mbështetet në Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Këshillin e Evropës dhe Himara nuk duhet të quhet qysh nga Qeparoi e deri në Qafën e Llogorasë minoritet, vetëm pse ka tri fshatra që janë greqishtfolëse.

Kristo Frashëri: Nuk është mohuar që në këto fshatra ka banorë që flasin greqisht. Unë kam shkruar në librin tim, të mbështetur në 1804, ku Pukëvili jetoi dy javë në Himarë dhe në Dhërmi. Liku bëri gërmime arkeologjike dhe ata thonë: "Burrat dinë greqisht dhe italisht, gratë dinë shqip". I famshmi Spiro Milo ka lënë kujtimet e veta, të cilat për fat të keq nuk i gjenin ende njerëzit dhe që janë botuar tani vonë. Ai thotë: "Ne jemi të ardhur nga Kruja" dhe e ndjen veten krenar që ka ardhur nga Kruja. Unë nuk kam pse të mbështetem në fjalët e një historiani grek, i cili thotë: "U nis një anije me grekë nga Mani dhe nuk dihet se ku shkuan, por me siguri që shkuan në Himarë". Ajo anije që u nis nga Mani nuk ishte me grekë, por ishte me arvanitas dhe kjo dihet që ata shkuan në Pulia. Unë nuk mund t‘i marr për bazë ato që thotë ky historian. Spiro Milo, nipi i Spiro Spiro Milos, ai që shpalli republikën, nuk pranoi ta quante krahinën greke, sepse kishte parasysh që krahina nuk ishte greke, por shqiptare. Ai e shpalli veten e tij grek, por jo të gjithë krahinën dhe për krahinën ai tha që nuk është as greke dhe as shqiptare, por himarjote. Pranoj që të tri fshatrat flasin greqisht, por midis të folurit greqisht dhe të quajturit vetes grek ka një ndryshim tepër të madh. Ka tre lloj minoritetesh në bazë të Akteve të Helsinkit, në bazë të Akteve të OKB-së dhe të Këshillit të Evropës. Ka minoritet linguistik, minoritet kulturor-linguistik dhe minoritet etnik. Që të jetë minoritet etnik, duhet të jenë në kufi me shtetin, me Greqinë në këtë rast. Për shembull, Vurgu quhet minoritet etnik, edhe Dropulli, por jo Himara dhe fshatrat e tjerë. Nuk janë minoritet etnik, vetëm pse dinë greqisht. Sipas teorisë së kombësisë greke, nga e cila një pjesë kanë hequr dorë, thuhet se nuk është gjuha që tregon kombësinë, as feja, por ndërgjegjja. Unë mund të gjej një fshat dhe t‘i mësoj anglisht dhe ata të thonë që jemi amerikanë. A e pranon këtë gjë populli amerikan? Pra, këto janë thjesht spekulime. Ballkani jetoi për 2000 vjet nën katër perandori pa kufij, njerëzit lëviznin lirisht dhe u krijua ajo që unë e kam quajtur "lëkura e leopardit". Si mund të ngrihet kryetari i Bashkisë së Himarës dhe me një kurajë të madhe të thotë që ne, minoriteti këtu, jemi si Kosova? Si mund të bëhet një krahasim i tillë? Kosova është një krahinë mbi 2 milionë banorë, ka 90% shqiptarë, ndërsa Himara ka 6 mijë banorë, ndër të cilët 5-10% janë grekë. Si mund ta përfshijë në një krahinë që kërkon autonomi? Jam dakord që ata që e quajnë veten grekë, ta quajnë veten grekë, por të mos quajnë edhe banorin e Qeparoit, apo të Vunoit, ose banorët e Borshit.

Paskal Milo: Spekulohet shumë me Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Këshillin e Evropës dhe ata që spekulojnë i referohen nenit 3, i cili thotë që çdo person që i përket një pakice kombëtare do të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht për t‘u trajtuar apo jo si i tillë dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje, apo nga ushtrimi i të drejtave që lidhen me këtë zgjedhje. Por, pikërisht neni 3 i referohet dhe i jep shpjegim në faqen 37 pikës 35, ku sqaron shumë qartë atë që thotë neni 3. Aty thuhet tekstualisht kështu: "Ky paragraf nuk nënkupton thjesht një të drejtë për një individ që të zgjedhë arbitrarisht që t‘i përkasë një pakice kombëtare. Zgjedhja subjektive individuale është pandashmërisht e lidhur me kriterin objektiv përkatës të identitetit të personit".

Pëllumb Xhufi: Kjo qe dhe arsyeja që ish-kryeministri i Greqisë, Venizellos, në Konferencën e Paqes në vitin 1919 kërkoi të impononte këtë tezë, që banorët e zonave të kontestuara nga Greqia, të të ashtuquajturit Vorio-Epir, duhet të pyeteshin për të shpallur në mënyrë të hapur kombësinë e tyre. Dhe kjo tezë nuk u lejua të kalonte, sepse u morën për bazë parimet objektive që u fol më lart. Problemi është ai i gjuhës dhe duhet të themi që gjuha nuk është studiuar siç duhet. Janë tri fshatra që janë buzë detit dhe janë tri fshatra që kanë qenë më të ekspozuara ndaj kontakteve dhe nuk është thjesht çështja e Korfuzit. Kanë qenë edhe raporte më të hershme, që me Italinë e Jugut, në një kohë kur ka qenë edhe e mbytur me koloni greke, pra ku flitej një gjuhë greke arkaike dhe për gjuhën e Himarës flitet që ka një gjuhë të ndryshme. Nuk mund ta quash të njëjtë dialektin e Himarës me dialektin e Dropullit, gjë që tregon se ka përmbajtje tjetër. Për të mos folur pastaj për kishën, shkollat greke, të cilat kanë ndërhyrë në momente të mëvonshme, por dygjuhësia nuk është një kusht. Në Himarë, përveç shqipes, flitej dhe italishtja dhe unë gjykoj që flitej dhe greqishtja, por në një nivel më të vogël, saqë atyre nuk u ka rënë në sy. Jo vetëm këtu ne kemi pasur xhepat e shoqërisë shqiptare. Për shembull, në Shkodër ka qenë një klasë e tërë tregtarësh, të cilët e kishin italishten një gjuhë që jo vetëm e flisnin, por edhe e shkruanin. Vetë korfiotët e kanë folur italishten, deri në kohën kur iku Venediku në fund të shekullit XVIII, si gjuhë të dytë dhe kjo nuk do të thotë që ata ishin italianë.

Kristo Frashëri: Gjuha nuk është përhapur nëpërmjet tregtisë. Fshatrat që ishin më thellë, si në Kurvelesh, nuk kishin si ta merrnin me vete anijen, të shkonin e të strehoheshin në Korfuz, dhe të ktheheshin prapë. Shkonin gjithashtu në Greqi dhe në Pulia, madje merrnin dhe gra greke, por jo se gjuha është përhapur nga tregtia.

Pëllumb Xhufi: Unë nuk jam gjuhëtar, por mund ta dalloj shumë lehtë mënyrën se si e flet shqipen një minoritar i Dropullit dhe si e flet një himarjot. Flasin një shqipe me dialektin e zonës, të pastër dhe nuk hanë tinguj dhe rrokje.

Kristo Frashëri: Njerëzit në Dropull mund të thonë që janë grekë, por nuk mund të thonë që janë në tokë greke. Ka shumë grekë që kanë shkuar në Amerikë para shumë kohësh dhe akoma vazhdojnë të thonë që janë grekë, por ata kurrsesi nuk mund të thonë që janë në tokë greke. Ata janë greqishtfolës. Po të duan le të thonë që janë grekë, por toka është shqiptare.
 

Attachments

  • himara_rami_memushaj1.gif
    himara_rami_memushaj1.gif
    8.8 KB · Shikime: 47
Ka dale ne qarkullim nje liber i ri per Himaren, krahinen shqiptare ne bregdetin e jugut te Shqiperise, e cila vazhdon te zeje nje vend qendror ne ngjarjet dhe ne jeten politike-sociale-shoqerore shqiptare.

Auori: RAMI MEMUSHAJ
Titulli: HIMARA - NE DRITEN E TE DHENAVE HISTORIKE, GJUHESORE DHE
ETNOLOGJIKE.
Formati: 14 x 20 cm.
ISBN: 9992727 1 797 1
Faqe: 206.
اmimi: 500 leke (4 euro)

Duke qenë se aleati më i madh i armiqve të kombit tonë, shprehet autori i librit ne parathenien e librit, në përpjekjet për të na përçarë e për të na larguar nga njëri-tjetri ka qenë kurdoherë padituria, për të shpërndarë mjegullën e paragjykimeve dhe të mëtimeve pa baza historike ndaj Himarës, jane bere përpjekje në këtë libër të ndriçohen prejardhja e himarjotëve, vendi i saj në Labëri, lidhjet tradicionale e historike me krahinat fqinje dhe çfarë e dallon atë prej tyre.

Edhe me gjere ne liber jane trajtuar problemet e pakicave dhe etnive, llojet e tyre, deshmite historike per krahinen e Himares si pjese e Kaonise (ilireve), statusi i saj ne kohen e sundimit romak, bizantin; statusi i saj ne Arberi, Laberi, lidhjet fetare dhe lidhjet e tjera te brendshme tradicionale etj. Nje kapitull i veçante i kushtohet çeshtjes nese ka pakica ne Himare, migrimit dhe shtresace te huaja kulturore, mitologjise dhe besimit, dokeve, zakoneve, folklorit etj. Gjithashtu, autori merret edhe me emrat e

njerezve dhe vendeve, gjuhen e himarjoteve, te folmen shqipe dhe greke te Bregdetit te Siperm, si dheme problemin e pakicave gjuhesore ne Himare.


Parathenie nga Rami Memushaj

Pamjet televizive nga zgjedhjet vendore të tetorit që shkoi në qytetin e Himarës na lanë të gjithëve një përshtypje të pakëndshme. Ai manifestim antishqiptar, ku dikush pozonte para kamerave me flamurin grek e dikush shante në një shqipe të pastër atdheun e vet, Shqipërinë, ishte me të vërtet acarues. Por kjo nuk është hera e parë që në Himarë ndodhin skena të tilla. Pavarësisht nga ajo se janë shfaqje të çastit apo të kurdisura, në thelb, ato flasin për një ftohje të himarjotëve me shtetin e tyre. Ky tëhuajësim i ka rrënjët në dështimin e politikave të shtetit kombëtar të djeshëm dhe të sotëm ndaj vendit dhe ndaj kësaj krahine. Pakënaqësitë ndaj shtetit janë gjë e natyrshme, por në Himarë, ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, qarqe të caktuara po i nxitin dhe po i shfrytëzojnë këto pakënaqësi për qëllime të mbrapshta.

Pas jehonës që patën në vend ngjarjet e tetor–nëntorit 2003 në bashkinë e Himarës, nuk janë të paktë ata që duan të dinë diçka për Himarën dhe për banorët e saj. Pikërisht, këto ngjarje dhe ndjenjat që ngjallën ato tek njerëzit e thjeshtë, më shërbyen si nxitje t’i vihesha punës për shkrimin e këtij libri, në një përpjekje për të treguar identitetin e himarjotëve.

Aleati më i madh i armiqve të kombit tonë në përpjekjet për të na përçarë e për të na larguar nga njëri-tjetri ka qenë kurdoherë padituria. Kështu ka ndodhur në të kaluarën, kështu po ndodh, për fat të keq, edhe në ditët tona. Shembujt e kësaj injorance janë të shumtë dhe vijnë nga të gjitha krahët e shtresat e popullsisë. Ato i shohim tek i riu që shqyhej para kamerës duke thirrur shqip: «Shqipëria është Alkaeda!»; te vajza e re mbuluar me flamurin grek; tek ai burri i pjekur i lyer me bojë për t’i dëshmuar Greqisë dhe botës “terrorin” e shtetit shqiptar; te qytetari shqiptar që, për të përfituar një trajtim të veçantë prej shtetit grek, thotë dhe e beson vërtet se është vorioepirot; te besimtari ortodoks që vëllezërit myslimanë, me të cilët është i lidhur me një mijë fije, i përbuz dhe i sheh me mosbesim; te politikani që kundërshtarin e vet nga Himara apo nga Jugu e quan grek.

Për të shpërndarë mjegullën e paragjykimeve të tilla dhe të mëtimeve pa baza historike ndaj Himarës, jam përpjekur të ndriçoj prejardhjen e himarjotëve, vendin e saj në Labëri, lidhjet tradicionale e historike me krahinat fqinje dhe çfarë e dallon atë prej tyre. Qëllimi është t’u tregoj lexuesve të thjeshtë, që nuk kanë mundësi të thellohen në libra e shkrime historike, sidomos himarjotëve të trullosur nga propagandat fetare dhe shoviniste, të vërtetën për Himarën. Po, njëherazi, dua t’u jap një përgjigje edhe atyre qarqeve që përpiqen ta paraqitin Himarën si pakicë greke. Se sa ua kam arritur këtyre qëllimeve, këtë ia lë në dorë lexuesit ta gjykojë. Ajo që mund të them, është se e kam shkruar këtë libër me një ndjenjë të thellë dashurie për Himarën, të trashëguar nga prindërit tanë dhe të forcuar nga njohjet dhe miqësitë me himarjotët gjatë viteve të shkollimit e të punës.

Për përgatitjen e librit jam mbështetur në dokumente të botuara dhe në burime arkivore, në një literaturë pak a shumë të pasur historike e gjuhësore, në folklorin e botuar të krahinës, po edhe në materiale gojore të mbledhura prej meje dhe prej të tjerësh në fshatra të Labërisë. Një ndihmë veçanërisht të çmuar më ka dhënë me materialet e tij për Himarën mbledhësi i palodhur i traditës gojore të Labërisë, studiuesi Bardhosh Gaçe, të cilin gjej rastin ta falënderoj thellë nga zemra për bujarinë e treguar.

Te tjera per Himaren

Ndarja e Shqipërisë midis Greqisë dhe Sërbisë është formuluar si platformë politike e këtyre dy shteteve qysh më 1844, në programin grek të “Megali-Idesë” dhe në “Naçertanien” e ministrit sërb Ilia Garashanin. Por mëtimet greke mbi trojet shqiptare ishin nyjëtuar që pa mbaruar lufta për pavarësinë e Greqisë, kur një nga krerët e atëhershëm deklaronte se «kufiri veriperëndimor i Greqisë duhej të ishte lumi i Vjosës» . Pasardhësit e tyre shkuan edhe më tej, duke shpallur se «Shqipëria fillon përtej maleve veriore të Epirit, në qoftë se këto fillojnë nga Vjosa ose Shkumbini», se «Epiri është një vend thjesht grek që i është njohur shtetit grek nga shumë shtete dhe nga një traktat evropian.»

Për t’u dhënë një mbështetje mëtimeve të tyre, qarqet shoviniste greke dhe profesorët në shërbim të tyre janë përpjekur të falsifikojnë historinë dhe të dhënat e autorëve të vjetër mbi Epirin, duke e paraqitur këtë si krahinë krejt helene, të banuar nga fise greke, dhe si një pjesë të pandarë të Greqisë , si dhe të falsifikojnë të dhënat për popullsinë greke të Epirit, duke i numëruar për të tillë edhe ortodoksët shqiptarë. Shtypi grek, nga ana e vet, nga gjysma e dytë e shek. XIX e këndej shpërtheu një fushatë të tërbuar kundër shqiptarëve. Edhe më të papërmbajtur u bënë shovinistët grekë në synimet e tyre ndaj kombësisë shqiptare në fillim të shek. XX., kur në mitingje e në shtyp bëheshin hapur thirrje «për të zhdukur nga faqja e dheut Shqipërinë», për ta shuar «nga hartat gjeografike, duke e zëvendësuar me emërtimin kombëtar Epir» . Kjo konstante e pandryshuar e politikës greke ndaj Shqipërisë i ka sjellë vendit tonë humbjen e një pjese të mirë të trojeve të veta, shumë luftëra, shkatërrime e mjerime.

Përpjekjet për aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, grekët i nisën qysh para Lidhjes së Prizrenit. Sipas një diplomati francez të asaj kohe, qeveria greke kishte filluar të punonte për të përgatitur kushtet për bashkimin e Epirit me Greqinë, duke krijuar komitete dhe duke dërguar agjentë në Epir, të cilët punonin «për të ushqyer frymën për qëndrime që të mundin, kur ta lejojnë rrethanat e favorshme, përmbushjen e kësaj dëshire» . Këto përpjekje morën trajtën e aksioneve ushtarake para dhe veçanërisht në prag të Kongresit të Berlinit. Qeveria greke mendonte të zbarkonte trupa në Himarë, me qëllim që të provokonte një kryengritje prapa kufirit për ta shkëputur nga trungu mëmë zonën nga Himara në Delvinë dhe për ta bashkuar me Greqinë. Për këtë, në gusht 1877, u dërgua fshehurazi në Himarë një agjent, që u takua me kapedanët e Bregdetit dhe u përpoq t’i bindte të lejonin zbarkimin e një kontigjenti grek në Skalomë të Qeparoit. Por qeparotasit i thanë njeriut të grekëve se himarjotët nuk do të linin këmbë greku të shkelte në brigjet e tyre.

Kjo i detyroi grekët ta zhvendosnin aksionin e tyre në Sarandë, ku, më 24 shkurt 1878, zbarkoi një forcë prej 800 “vullnetarësh”, e cila zuri fshatin e Lëkurësit . Ky aksion u thye nga ushtria turke dhe forcat shqiptare të prefekturës së Gjirokastrës, ndërkohë që popullsia e fshatrave të krishtera të pellgut të Delvinës, tek e cila grekët kishin mbështetur shpresa të mëdha, qëndroi në përgjithësi pasive, siç e pohojnë dhe vetë autorët grekë.

Por atë që nuk mundi ta bënte me bandat e andartëve, Greqia e arriti me ndihmën e Fuqive të Mëdha, të cilat në Kongresin e Berlinit pranuan t’i jepnin asaj toka shqiptare për të bërë një shtet të madh grek, që të mund të përballonte Turqinë. Me vendimet e këtij Kongresi, Greqia mori më 1881 një pjesë të trojeve tona jugore, që përfshinte qytetin e Artës me rrethina.

Një pjesë tjetër të tokave shqiptare Greqia e gllabëroi gjatë Luftës Ballkanike, kur ushtritë e saj mësynë në një vijë të gjerë që shkonte nga Llogaraja deri në Pogradec. Ndërsa trupat greke po i afroheshin Janinës, më 19 nëntor 1912, ushtri të rregullta e andartë, nën komandën e majorit himarjot Spiro Milo, zbarkuan në Himarë. Qëllimi ishte të merrej pjesa veriore e të ashtuquajturit Vorio-Epir, dhe kështu copëtimi i Shqipërisë të bëhej një fakt i kryer. Mirëpo në frontin e Himarës forcat greke u gozhduan në vend nga qëndresa e vullnetarëve shqiptarë të Lumit të Vlorës dhe të Kurveleshit, por edhe nga ndikimi i patriotëve himarjotë, që nuk donin konflikt me këto krahina , ndërkohë që në frontin e jugut ato përparuan drejt Janinës, të cilën e morën në mars 1913, duke arritur në kufijtë e sotëm shtetërorë.

Grekët nuk mbetën të kënaqur, por u përpoqën që pjesën tjetër të Shqipërisë së Jugut ta merrnin në Konferencën e Paqes në Paris. Në memorandumin që i paraqiti kësaj Konference në dhjetor 1918, kërkesën për territoret e mbetura të “Epirit të Veriut” Greqia e mbështeste në kriterin fetar. Memorandumi e paraqiste popullsinë ortodokse të rretheve Korçë e Gjirokastër si shumicë dhe atë myslimane si pakicë dhe, sipas tyre, duhej që edhe popullsia myslimane të bashkohej me Greqinë, pasi nuk do të ishte e drejtë që «një pakicë më pak e qytetëruar të shtronte e të sundonte një shumicë me një qytetërim më të lartë».

Meqë Konferenca e Paqes i njohu Shqipërisë kufijtë e vitit 1913, që nuk mund të ndryshoheshin më me forcën e armëve, shteti grek vuri në veprim mjete të tjera, si elementët grekomanë në zonat e minoritetit apo në fshatra grekofone. Më 1920, me largimin e garnizoneve italiane nga Himara, këta elementë grekomanë shpallën sërish “autonominë», duke krijuar edhe një “komitet administrativ”, në krye të të cilit u vu Niko Milua, i vëllai i Spiro Milos.

Ushtritë greke i shkelën sërish tokat shqiptare të Jugut, kur, në ndjekje të trupave fashiste italiane, nuk u ndalën në kufirin shtetëror, por e vendosën vijën e frontit pikërisht aty ku kalon kufiri famëkeq i Vorio-Epirit të tyre, duke treguar me këtë se nuk kishin hequr dorë nga planet e vjetra. Por zhvillimet e mëtejshme të luftës dhe rreshtimi i shqiptarëve në anën e koalicionit antifashist ua dogjën planet.

Me shembjen e regjimit komunist, shpresat e venitura të qarqeve shoviniste greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut janë ngjallur sërish. Gjatë gjithë këtyre 13 vjetëve që nga hapja e Shqipërisë, qeveritë e Athinës po punojnë për zbatimin në Himarë dhe në trevat e jugut që Greqia i quan Vorio-Epir, të një plani me pasoja të rrezikshme për qetësinë dhe stabilitetin e vendit. Disa nga pikat e këtij plani shovinist, që po zbatohet në dritën e diellit dhe në sytë e Bashkimit Europian, të OSBE-së dhe të institucioneve të tjera të Europës së Bashkuar, madje edhe me paratë e taksapaguesve europianë, tashmë janë bërë të njohura.

Kësaj here, për arritjen e synimeve të vjetra, grekët po përdorin kishën, paratë dhe ekspansionin ekonomik. Duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve, organizata OMONIA në Shqipëri dhe Sillogu Vorioepirot e Sillogu i Himarës në Greqi punojnë me të gjitha mënyrat e mjetet për arritjen e këtyre qëllimeve. Nuk janë mëshira kristiane dhe humanizmi, po synimet e errëta arsyeja pse shqiptarëve që deklarohen vorioepirotë a himarjotë dhe pajisen nga OMONIA me dokumentin e anëtarësisë, u bëhet në Greqi dhe në zyrat e saj konsullore një trajtim i diferencuar, pse këta kanë përparësi në marrjen e vizave, pse u përsëriten lejet e qëndrimit në Greqi një herë në tre vjet dhe jo një herë në gjashtë muaj si gjithë shqiptarëve të tjerë, pse të moshuarve “vorioepirotë” u paguhen pensione pleqërie etj. Puna ka arritur gjer atje, sa, për të përfituar nga këto privilegje, të shpallen vorioepirotë edhe banorë të zonave historikisht të pastra shqiptare, si Kurveleshi, Lumi i Vlorës etj.

Njerëzit e thjeshtë, të cilëve u janë errur sytë nga varfëria, nuk duan t’i dinë prapavijat dhe pasojat e këtyre veprimeve. Por Greqia po punon me të gjitha mënyrat për ta bërë fakt një provincë të Vorio-Epirit brenda kufijve të Shqipërisë dhe kësaj here jo në planet e strategëve, po të shënuar në tesera anëtarësie dhe në lista, të cilat qeveritë e Athinës i përdorin për të argumentuar shifrat qindra-mijëshe të grekëve në Shqipëri. Strategjia e tyre nuk ka ndryshuar, të ndryshme janë rrugët dhe mjetet për përmbushjen e saj.

Prova më e mirë se grekët nuk kanë hequr dorë nga planet e vjetra, janë ngjarjet në zonën e Himarës gjatë zgjedhjeve të vitit 2000 dhe të tetorit 2003. Mobilizimi dhe dërgimi aty i qindra emigrantëve për të votuar për Partinë e të Drejtave të Njeriut, incidentet e provokuara nga gazetarë e deputetë grekë dhe elementët grekomanë janë dëshmi e taktikave që ndjekin sot qarqet greke. Veprime të tilla arritën pikën kulmore me ngritjen e flamurit grek në qytetin e Himarës, si dhe me deklaratat e Athinës zyrtare se në Himarë «ekziston një popullsi solide greke» dhe se «duhet bërë referendum për ta shpallur minoritet».

Të gjitha këto dëshmojnë qartë se nacionalizmi grek i ditëve tona ka ndryshuar fare pak nga nacionalizmi i 160 vjetëve më parë. Ai nuk është moderuar e nuk është ndikuar aspak nga zhvillimet e reja botërore, duke paraqitur një rrezik real me ëndrrën për ta bërë Greqinë trashëgimtare të Perandorisë Bizantine në Ballkan. Nacionalizmi i këtij shteti me barkun në Europë dhe kokën në Kostantinopojë bëhet edhe më i tejkaluar në kohë sot, kur kombet po synojnë dhe po punojnë për t’u integruar në Europën e Bashkuar. Ajo që të çudit edhe më shumë, është se asnjë prej institucioneve apo politikanëve europianë nuk ka shfaqur as shqetësimin më të vogël për këto veprime të këtij shteti anëtar të Bashkimit Europian.

Në këtë turr të nacionalizmit primitiv grek, janë përfshirë edhe shkencëtarë e profesorë grekë, të cilët, duke injoruar faktet historike ose duke i shtrembëruar ato, dalin në tubime shkencore me mëtime të pambështetura shkencërisht. Historianët dhe gjuhëtarët shqiptarë janë ndeshur me tezat e studiuesve grekë jo vetëm në faqet e shtypit shkencor, por edhe në tubime shkencore ndërkombëtare. Sidomos kolegëve të Universitetit “E. اabej” të Gjirokastrës u ka qëlluar jo një herë të debatojnë me profesorë të universiteteve greke, të cilët, me një injorancë foshnjore dhe me papërgjegjësi shkencore, flasin për të drejtat e “pakicës etnike greke” të Himarës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top