Historia e Elbasanit (Skampa)

_King_Arthur_

Mbret i Elbasanit
Historia e Elbasanit (Skampa)

Statistika Koordinatat 41°27' V 40°10' L Popullsia
dendësia 120,000 banorë
93 banorë/km² Sipërfaqja 1,290 km² Administrata Shteti Shqipëria Rrethet Elbasan Posta ? Prefiksi telefonik +355 (0) 54 Faqe zyrtare Bashkia e Elbasanit Politika Kryetar QAZIM SEJDINI Partia udhëheqëse PS Komunikacioni Targa e automjeteve EL Aeroporti Mother Tereza
IATA-Code:TIA
25 km nga qendra e Tiranës
 
Historiku i Elbasanit
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur ne kryqezimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta patur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qëndër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.
Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të vecantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.

Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.

Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Cikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.
Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vecojmë Elbasanin si perhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan nje sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Më 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe clirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavaresisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërise, pjesmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.

Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korcën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.
Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.

U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise së re . Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.
Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e Prefekturës dhe rrethit me të njëjtin emër.
Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.
Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 120.000 mijë banorësh.
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e më vonë me emrin Skampini dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.
Elbasani u themelua nga turqit osman në të njëjtin vend në shekullin XV. Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua për vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150,000 njerëz.
Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltanësh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do të thotë “vura dorë”.
Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit.
Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në اikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.
Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
 
Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921 - 1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.
Gjatë periudhës 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.
Në vitin 1945 në Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani vuajti për 45 vjet represionin e egër komunist që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit 1990 edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nasi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, etj.
Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant
 
Ekonomia
Elbasani është një qendër e rëndësishme industriale. Elbasani është qendër e prodhimit të hekurit për ndërtim. Në Elbasan ka gjithashtu edhe një fabrikë çimentoje, një fabrikë të prodhimit të ferrokromit, të oksigjenit, një kombinat të përpunimit të drurit etj.
Transporti
Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranës, 82 km larg Durrësit, 70 km nga pika kufitare e kalimit në Qafë Thanë, 135 km nga qyteti i Korçës etj.
Xhamia e Ballijes
Xhamia e Ballijes ose e cilësuar si “xhamia Blu e Elbasanit” është ndërtuar pas xhamisë së Nazireshës. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII, në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet Aga Biçakçiu. Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija اelebiu. Sipas اelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar nndërmjet vitit 1608 dhe 1609. Elementë përbërës të saj si salla e faljes, portiku, minareja etj plotësohen me siluetën e një kupole gjysmësferike me një tambur poligonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë së Ballies ka qenë minareja, e cila për nga lartësia, modelimi dhe ballkoni kanë qenë të vetmet e këtij lloji në Shqipëri. Xhamia e Ballijes ndodhej pranë vendit ku sot është Teatri Skampa. Komuniteti mysliman i Elbasanit ka pasur shumë kontestime për mospërfshirjen e objektit në planin urbanistik për qendrën e re të qytetit. Në truallin e xhamisë është vendosur me anë të planit Urbanistik që të jetë një hapësirë e gjelbëruar.
Xhamia e Agait
Plani rregullues i qytetit të Elbasanit e përjashtoi atë nga monumentet e kulturës, ndonëse kishte vlera të veçanta arkitekturore, pasi ekzistenca e saj kishte lidhje me emrat e arkitektëve të mëdhënj shqiptarë të kohës. Xhamia mendohet se ka qenë e projektuar nga Sedefqar Mehmet Aga Biçakciu dhe u ndërtua disa vite më vonë. Sipas اelebiut, xhamia është me e re se ajo e Ballijes dhe se kishte një minare shumë të bukur. Ka mendime se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1640. Xhamia e Agait ka ekzistuar pranë vendit ku sot ndodhet Albtelekom, dhe dy ndërtesa banimi.
Xhami të tjera
Ndër xhamitë monumentale të Elbasanit përmenden edhe: Xhamia e vjetër e Fatihut. Ndodhej diku afër portës së Kalasë. Sot nuk gjenden gjurmë të saj. Xhamia e Gazit të Sinanit. Njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetëve” për shkak se në të gjithë muret e saj ishin shkruar vjersha, lëvdata e fjalë profetike nga poetët dhe udhëtarët që vinin nga të katër annët e Perandorisë. Sipas اelebiut, në muret e saj kishte aq shumë mbishkrime sa mund të formohej një vëllim me 1500 faqe. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili jetoi në vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartë. Ka qenë oficer pallati në kohën e Sulltan Sulejmanit, guvernator në Gaza e Tripoli. Kryevezir më 1582 dhe guvernator i Damaskut më 1568. Mendohet se ka financuar ndërtimin e xhamisë që njihet me emrin xhamia e Gazit. Pas kësaj periudhe permenden edhe xhamia e Lepurit , xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakëve, xhamia e Beqarëve dhe 20 medrese. Sipas kronikanëve xhamitë e zotëroninn një cilësi të tillë ku të gjitha minaret ishin në harmoni mes tyre në të njëjtën lartësi. Xhamitë kanë qenë ndërtuar në qendër të qytetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top