▌VNSHD▐
BSNT
Zbulohet historia e shprehjes “Puthu me Milon!” Kush është shoferi dhe tekniku i Birrës Korça që u bë i famshëm në vitet ’60
Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “Puthu me Milon”, por pak e dinë historinë, që është e lidhur me birrën e parë shqiptare, Birra Korça.
Personi në foto është Milo Barkmadhi, i cili ka qenë shofer i birrës Korça dhe më pas teknik deri sa doli në pension.
Nga Milo ka dalë edhe shprehja e famshme “PUTHU ME MILON”, që më vonë ka qenë edhe slogan i birrës, pikerisht se nuk përqafohej dot ngaqë nuk të linte barku i tij i madh.
Fotoja i përket viteve ‘60 dhe është bërë nga një reporter gjerman.
Për herë të parë Birra Korça u prodhua në vitin 1929 dhe vazhdon të jetë edhe sot. Këtë vit, kjo birrë shënoi edhe 15-vjetorin e festës, e cila organizohet çdo vit në qytetin e Korçës.
Panorama.al