Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.[1] Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm të Malit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicë kthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravën perëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 km, në teritorin e Kosovës 82 km.