IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Arfenilla

Themelues i Forumit

20140406102540623646.jpg

Telefoni juaj mund të zbulojë shumë për të ardhurat tuaj, madje edhe të parashohë se në cilën pjesë të qytetit jetoni.

Kjo është bërë e mundur në bazë të disa hartave të reja nga qytetet më të mëdha botërore ku thuhet se në zonat e pasura gjasat për përdorim të iPhone-it janë shumë të mëdha, ndërsa në zonat e varfra më së shumti përdoren telefona me Android.
20140406102455585.jpg

Këto harta janë përpiluar në bazë të të dhënave nga prodhuesit e aplikacioneve dhe reklamuesit, të cilët thonë se përdoruesit e iPhone-ve shkarkojnë dhe shpenzojnë shumë më shumë në aplikacione në krahasim me përdoruesit e Androidit.

Viteve të fundit, Androidi është adoptuar nga shumë prodhues të telefonave të mençur me çmime të lira ku mund të shkarkoni shumë aplikacione pa pagesë.

Ndërkaq Apple, nga ana e tjetër, ende i detyron përdoruesit e saj të paguajnë çmime të larta për produktet e saja – madje edhe iPhone 5C, që konsiderohet si pajisje e lirë e Apple, është shumë më e shtrenjtë sesa shumica e pajisjeve Android.
20140406102507169.jpg

Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se përdoruesit e Androidit shumë më pak shkarkojnë dhe përdorin aplikacione.

Edhe përkundër faktit se Androidi ka 80 për qind të tregut në disa vende, ndërtuesit e aplikacioneve prapëseprapë thonë se fitojnë dyfish më shumë para nga përdoruesit e iPhone në krahasim me përdoruesit e Androidit.
20140406102527845.jpg

Sipas shifrave të fundit, në total janë shkarkuar 50 miliardë aplikacione nga Apple App Store, rreth 2 miliardë më shumë se që janë shkarkuar aplikacione nga Google Play (48 miliardë).

Këto harta janë krijuar nga “MapBox” dhe “Gnip”. Secili brend i telefonit është i paraqitur me ngjyra të ndryshme.

Përdoruesit e iPhone-ëve janë të paraqitur me ngjyrën e kuqe dhe janë të vendosur në zonat e pasura, ndërsa telefonat me Android paraqiten me ngjyrë të gjelbër dhe dominojnë në zona më të varfra.
20140406102536498.jpg

KOHA.net
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Po dhe une kam iphon madje 5 po sjam e pasur, me siguri qe ne harten e ketij klasifikimi shqiperia anon nga te pasurit :D ( te gjithe me iphon )
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

une kam dhe iphone dhe android....dhe ha buk thate
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Iphone 5 me Samsung Galaxy s4 nuk dallon shum ne qmim ! sidoqoft mua me pelqen me shum Samsung Galaxy s4 se Iphone 5 apo 5s.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

S4 eshte icik i madh ne krahasim me Iphone nuk mund ta perdoresh vetem me 1 dore (flas per femrat sidomos) mgjate aplikacionet dhe mundesia per tu lidh me device te tjere e favorizojne me shume S4 sesa Iphone.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

une e kam fiks si ky..m pelqense ka tastier

htc-desire-z.jpg
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Diferencen e bejne aplikacionet, androidi ofron falas aplikacionet e tij ndersa apple i ofron me pagese.
Nuk jane thjesht mjete komunikimi, jane mjete pune shumefunksionale.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Une jam icik i fiksum me teknollogjine :p GAlaxy Note 3 + Iphone 4S
i disponoj te dy sistemet
Persa i perket sigurise se ketyre asnjeri nuk perben siguri, (dhe ketu kam plot fakte qe do ngeleshit me sy hap)
ndersa a jane per te pasur apo te varfer, kjo eshte ceshtje tjeter :)

1926713_284251155075113_7953684607049104493_n.jpg
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Une zakonisht perdor BB, i pasur isha, iPhone kam aktualisht dhe po i pasur jam, Samsung S5 e kam porositur dhe i pasur do te jem!!!

Dua te them i "pasur" ne shpirt ;)
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

BB eshte i bezdisshem ne perdorim plus qe ka probleme me sistemin operativ me aq sa e kam perdor dikur.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Une jam icik i fiksum me teknollogjine :p GAlaxy Note 3 + Iphone 4S
i disponoj te dy sistemet
Persa i perket sigurise se ketyre asnjeri nuk perben siguri, (dhe ketu kam plot fakte qe do ngeleshit me sy hap)
ndersa a jane per te pasur apo te varfer, kjo eshte ceshtje tjeter :)

1926713_284251155075113_7953684607049104493_n.jpg

Mbase nji dit do mesoj dhe un me shume nga teknollogjia dhe mbase do kuptoj pse do 4 ore me u hap kjo faqja duke perdorur 3 browser to ndryshem.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Gerti Mos me ke ngaterru me adminin??
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

BB eshte i bezdisshem ne perdorim plus qe ka probleme me sistemin operativ me aq sa e kam perdor dikur.

Sidomos me shqiperine qe nuk kane blere te drejtat e perdorimit. No internet ...
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Lol lol

Vodafon red - nje gje e mire lol
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Jo une degjova qe nokia bleu androidin...me te futme dhe nokia...do varferohet fare
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Eh Nokia I shkrete dhe pse zevendesimi I symbian me microsoft prap nuk po e merr veten.

Per HTC kam degju fjale te mira por prap si telefon patatinash eshte seshte I bukur.
 
Erdhe ti mi e shapllamosme lool
Mos boj sikur mer vesht nga teknologjia dixhitale po ho :p
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Hihihihihi
Ci boni thashethmnajave ju knej

Piktor ktu me pyt jo anej lol

Tashi une ca duhet me thone per ket teknologjine?
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Si perfundim une sdua te kem me celular. Dua te kem nga ato sony eriscon te vjeter qe ka pas dikur AMC si radio marrese Loool
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Une sony eriscon kam pa kam qene vipse qe ne ate kohe lool

e boll e bete temen chit chat ky piktori e ka fajin.
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Ishte me i mire Nokia 3310 qe thete edhe arrat.

Ky eshte modeli i ardhshem i molles t'kafshuar

iPrison
I prison.jpg
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Une love veç Apple ngaqe jam mesuar me te tashme. Samsungu me duket si tulle. Kam nje Google Nexus qe punon me Android por e mbaj aty per bukuri se nuk eshte se e perdor :p
 
Titulli: IPhone-i për të pasur, Androidi për të varfër

Samsungu o si shpirt mi...po ku di dhia c'o tagjia
Iphone te gjitha aplikacionet me pagese....
Androidi ka lezet free of charge
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top