Ja arsyet se pse shkaktohen rrudhat në fytyrë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ja arsyet se pse shkaktohen rrudhat në fytyrë Pëlqej0

rrudhaa.jpg

Lëkura është një pjesë delikate e trupi tuaj shpesh ju prireni që në një mënyrë ose në një tjetër të kujdeseni me produkte të ndryshme për shëndetin e saj, por harroni se ka dhe disa zakone të cilët kanë ndikim negativ tek ajo. Disa nga këto zakone të cilët ndikojnë në lëkurë janë;

Të bëni një fytyrë të mërzitur
Dermatologia Doris Day, shpjegon se të qenit i mërzitur krijon pamje jo të këndshme të fytyrës, si tërheqje buzësh, rrudha në ballë dhe muskuj të tendosur të fytyrës. Ndërsa provoni të jeni më të gëzuar, mund t’i bini shkurt për sa i përket rrudhave. Provoni të lëvizni veshët mbrapa pa i prekur, nëse nuk e arrini dot, thjesht të provuarit ju ndihmon.

Anashkaloni mbrojtjen ndaj diellit
Gati 90% e rrudhave vijnë nga dielli dhe vetëm 10% janë gjenetike. Kremi mbrojtës është një mënyrë e mirë përmbrojtjen e lëkurës suaj nëse ju do të jeni në kontakt me ambjentin e jashtëm. Zgjidhni një krem që lexon “spektër i gjerë” tek etiketa. Kjo do të thotë se ju mbron si nga rrezet UVB ashtu edhe nga rrezet UVA.

Eleminoni ëmbëlsirat
Patricia Farris, dermatologe në Nju Orlins thotë se sheqeri i shumtë përshpejton plakjen e lëkurës. Ajo shpjegon se sheqeri sulmon kolagjen-in dhe elastinën, të cilat lëkura i përdor për plotësi dhe elasticitet. Si rrjedhojë lëkura krijon rrudha dhe dëmtohet.

Të përftosh më shumë kohë gjatë ditës duke kufizuar gjumin
Ndërkohë që ju flini, lëkura ripërtërihet vetë. Një gjumë i paktë do të thotë shumë pak kohë për lëkurën. Një studim i fundit tregon se njerëzit që flenë pak, që duan kohë që t’i zërë gjumi apo ata që përpëliten gjatë tij, kanë rrudha më të theksuara dhe më pak elasticitet se njerëzit që bëjnë një gjumë të mirë. Gjumi është i domosdoshëm!

Duhanpirja
Ai është i rrezikshëm dhe për lëkurën, nga thithja e vazhdueshme e cigares, me kalimin e kohës krijohen rrudha anash buzëve. Kur tymi na hyn në sy, ne i mbyllim, në këtë mënyrë krijohen ato që quhen “këmbët e pulës” në cepat e syve. Tymi i duhanit e lë lëkurën të zverdhur dhe krijon vështirësi për mbylljen e plagë-ve. /albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top