Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

ricky_ch

******
Titulli i temës mund të ishte edhe: Jeta - Evolucion i rastësishëm (vetëorganizim i materies) vs. E krijuarë (Dizajn Inteligjent)?

Në të kaluarën kemi pasur shpesh tema të tilla, mirëpo
pasi që në ndërkohë në FV kanë ardhur antarë të rinj, pse të mos diskutohet
prap. Nuk besoj se do tî bënte dëm dikujt.
Mirëpo, para se të vazhdojmë, iu kisha lutur të gjithëve, që biseda
të bëhet apostafat nga koka jonë, bazuarë në argumentet tona,
dijenitë tona, përvojat tona, argumentet logjike etj. e jo argumentet
që gjenden në libra fetare. Nuk kam qëllim të nënçmoj ndonjë fe, por
qëllimi është të shohim sa dhe si ne kemi kuptuar krijimin e këtij Universi
gjegjësisht jetës në të.


Së pari kisha dashur të ndalem tek rastësia, se si e kuptojmë atë?!
Kur ishim në shkollë, dilte ndonjë ngucakeq, dhe rregullisht ngacmonte të tjerët,
dhe çdo herë shpëtonte duke na thënë "më fal, se paqëllim". Mirëpo, ai nuk ndalej me kaq
dhe vazhdonte taktikën e tij deri sa mbushej kupa dhe kuptohej nga të tjerët,
se veprimet e tij nuk ishin mu rastësisht, por qëllimet e tija ishin të kjarta:
të lëndonte dikent ose edhe të ishte në qendër të vëmendjes, por sidoqoftë
nuk ishin rastësi. Rastësi, mund të ishte njëherë apo dy herë, por jo shumë herë!

Pra, kur diçka nuk është rastësi, atëherë e kundërta e saj do të duhej të ishte
e qëllimta, diçka mirë e planifikuarë.

Sa për fillim kaq.
Diskutim të këndshëm!!!
 
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Nuk besoji te jet rastesi mund te jet dicka e planifikura,njeriu nuk linde dhe nuk jeton rastesishte por jan gjera qe planifikohen te vine ne rrugene jetes.
 
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Jeta rastesi apo e plaanifikur?

Po ja filloj nga ata qe kan menduar se jeta eshte rastesi ! Vete mendimi i tyre rrethe jetes nuk eshte ''rastesi'' sepse ata jane munduar - jane lodhur ' jane perrpjekur te gjejne ate qe eshte e vertet per jeten . Se jeta eshte e krijuar rastesisht apo eshte krijuar me qellime te caktuara! Mendimi i tyre rrethe kesaj teme te qon se ata ket rastesisht se kan bere ! e si mund te thuhet per jeten se eshte e rastit ! Kur shikojm menyren e krijuar te jetes -gjithesis ' duke filluar prej Qiejve larte te ngritur dhe gjithe ajo qe ato permbajn ! te gjithe ato Yje dhe Planete qe egzistojn ne Qiej. Kur e menddon njeriu kete ' rrethe harmonis se atyre gjigandeve te medhej ne Qiej se si i bejn levizjet rreth orbitave te veta ' dhe si funksionojn ne mynyre aq precize . A ka ndonje mendje ' apo cila eshte ajo mendje e kalbur e verber qe e mohon keto fakte te verteta qe njeriu i shehe me syt e vete. Pastaj krijmi i njeriut ' ndertimi i tij -struktura e tij dhe qka e dallon prej kijesave te tjera ate . A smund te jete ky fakte qe te qon ne qellimin e jetes.
Njeriu nese shikon dhe mendon vetem pak - mund te kuptoj se te gjitha krijesat jane ne sherbim te tij ' duke filluar prej Tokes ' Diellit i cili e zdrit token per njeriun ' pataj e pastaj..........
Pse njeriu smendon pak 'pse te gjitha keto sherbime ne dobi te tij ? Si kafeshet 'bimet ' Toka 'Hena 'Dielli te gjitha ? Eshte shume lehte te gjindet pyetja per te menqurit !
Ai njeri i cili e mohon keto fakte dhe thote jeta eshte e rastit ' apo ne jemi ardhe ne kete bote rastesisht ! Une them ai njeri qe mendon ne kete menyre eshte i qmendur ! QMENDURIA nuk ka kufij .
 
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Per mendimin tim cdo gje eshte rastesi e drejtuar nga nje kaos total.Dhe jemi ne qe vendosim cte bejme me rastesite qe na jepen ti kthejme ato ne mundesi reale apo ti leme pas dore...
Marr nje shembull te thjesht.Takon nje person rastesisht,bisedon pak me te dhe nese ste pelqen personi zgjedh te mos i flasesh ose te besh mik...Keshtuqe cdo gje eshte nje rastesi e cila varet nga vullneti jone per te kthyer ate takim ne dicka me shume apo per ta lene si nje te njohur te thjeshte
 
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Rastesia Ndoth Ne Jete, Jo Jeta Nje Rastesi SIPAS MENDIMIT TIM :)
 
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Secilit nga ne ka fatin e tij (dmth ne nje fare mase e palinifkuar eshte jeta), por na takon neve te dim te zgjedhim pjesen me te mire te asaj qe eshte shkruar (ndikimi i rastesise).
Kshuqe per mendimin tim, jeta eshte kombimin perfekt i te dyja, duhet vetem vullneti i plote per te jetuar...:)
 
Pe: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

Nëse vëhemi në pozitë të një krijuesit, gjegjësisht
një detyre që neve marrim shembull nga një klient
i yni dhe si shpërblim para të majme.
Detyra do të ishte që ne të krijojmë 3 Makina (robot-njerëz)
funksionimin e të cilave do të duhej t'ia përshtatnim 3 planeteve
që gjenden në një largësi jo të madhe nga Toka, dhe përmbajtja
e të cilave do të ishte e njëjtrajtshme: njëri planet përbëhet
vetëm nga uji, tjetri vetëm nga mateia e gaztë dhe
e fundit përbëhet vetëm nga materie e fortë (tokë).

Tani, nëse përdorim imagjinatën tonë, nuk do t'a kishim vështirë
ta qëllonim rezultatin përfundimtar:

- robotin që do ta ndërtonim për planetin me ujë padyshim
që do ta përshtatnim që ajo të kishte mundësinë e lëvizjes
në ujë, ngjajshëm me formën e peshkut.

- po roboti për në planetin e gaztë? - Padyshim që ai do të kishte
pamjen si një zog, për të pasur mundësi të fluturonte!

- dhe në fund robotin për në planetin me tokë të fortë:
pamarrëparasysh formën, ai do të duhej të kishte këmbë
apo rrota!

Nëse tani këta robotë, do t'i krahasonim me gjallesat
që jetojnë në Tokën tonë, padyshim që menjëherë
do të na binte në sy përshtatja e tyre ambienteve jetësore!
Secila gjallesë është karakteristike në atë se çdo njëra nga
ato ka mundësinë të ekzitojë në ambientin e vet!
...mirëpo, asnjëra nga gjallesat nuk ka as kontributin
më të vogël për dukjen gjegjësisht zgjedhjen e ambientit!
Vetëm ai që ka Krijuar, ka mundur të t'i përshtatë ato
në atë mënyrë...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jeta - Rastësi apo e planifikuarë?

eta rastesi apo e plaanifikuare?

Po ja filloj nga ata qe kan menduar se jeta eshte rastesi ! Vete mendimi i tyre rrethe jetes nuk eshte ''rastesi'' sepse ata jane munduar - jane lodhur ' jane perrpjekur te gjejne ate qe eshte e vertet per jeten . Se jeta eshte e krijuar rastesisht apo eshte krijuar me qellime te caktuara.Mendimi i tyre rrethe kesaj teme te qon se ata ket rastesisht se kan bere ' e si mund te thuhet per jeten se eshte e rastit ! Kur shikojm menyren e krijuar te jetes -gjithesis ' duke filluar prej Qiejve larte te ngritur dhe gjithe ajo qe ato permbajn ' te gjithe ato Yje dhe Planete qe egzistojn ne Qiej. Kur e menddon njeriu kete ' rrethe harmonis se atyre gjigandeve te medhej ne Qiej se si i bejn levizjet rreth orbitave te veta ' dhe si funksionojn ne mynyre aq precize . A ka ndonje mendje ' apo cila eshte ajo mendje e kalbur e verber qe e mohon keto fakte te verteta qe njeriu i shehe me syt e vete. Pastaj krijmi i njeriut ' ndertimi i tij -struktura e tij dhe qka e dallon prej kijesave te tjera ate . A smund te jete ky fakte qe te qon ne qellimin e krijuar te jetes.
Njeriu nese shikon dhe mendon vetem pak - mund te kuptoj se te gjitha krijesat jane ne sherbim te tij ' duke filluar prej Tokes ' Diellit i cili e zdrit token per njeriun ' pataj e pastaj..........
Pse njeriu smendon pak 'pse te gjitha keto sherbime ne dobi te tij ? Si kafeshet 'bimet ' Toka 'Hena 'Dielli te gjitha ? Eshte shume lehte te gjindet pyetja per te menqurit !
Ai njeri i cili e mohon keto fakte dhe thote jeta eshte e rastit ' apo ne jemi ardhe ne kete bote rastesisht ! Une them ai njeri qe mendon ne kete menyre eshte i qmendur ! QMENDURIA nuk ka kufij .
 
jeta eshte veshja e kohes,ne jemi rastesia e saj. :p
 
Nuk mendoj se e gjithe jeta jone mund te jete e planifikuar.
Besoj tek rastesite.
Planifikimet nuk ecin;);)
Di te them se, Zoti qesh kur ne planifikojme jeten.
 
Qekur me duhet te mbroj rracen turke me shume se ate shqipe do filloj te éci me plan se deri kte moment kam qen njeri spontan 😂
 
Ajo cfare mund te planifikosh eshte aq e vogel ne krahasim se cfare mund te te sjelle jeta ne nje moment.
Saqe nese do kuptonim forcen e te fundit s'do benim kurre plane.
Por jane planet qe i japin kuptim jetes,nga nje pike ne tjetren,gjejme motivimin per te ecur,shijuar dhe jetuar jeten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top