Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


A është qumështi një ushqim i shëndetshëm? Të mirat e konsumit të tij janë provuar prej dekadash nga studime shkencore e nutricioniste. Kur konsumojmë qumësht e dimë se bën mirë për kockat, ul rrezikun e sëmundjeve kadriovaskulare, etj.

Por, një studim suedez i cili nuk është i vetmi në këtë fushë ka dalë në rezultate surprizuese. Nën vëzhgim për 20 vite me radhë janë marrë 100 000 burra e gra dhe përfundimi ka tronditur jo pak e ka ngjallur debate.

Të rriturit që konsumonin 3 apo më shumë gota me qumësht gjatë ditës janë më pranë sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kardiovaskulare krahasuar me personat që nuk pijnë. Qumështi redukton aktivitetin e nje enzime duke e bërë pothuajse inekzistente si dhe shkakton fryrje të barkut, irritim, alergji etj.

Por nuk është vetëm kjo! Për shkakt të ndryshimit të cilësisë e rritjes së sasisë së konsumit për person, elemente ushqimorë të cilët i përdorim çdo ditë si kripa, sheqeri e mielli i bardhë konsiderohen si shkatërrues të heshtur të shëndetit.

Mielli i bardhë gjendet te buka, makaronat, brioshët etj. Për shkak të konsumit të tij dhe jo produkteve integrale shkaktohet përgjumje e përhumbje.

Duhet të konsumojmë një kilogramë kripë në vit, por në realitet konsumojme 10. Kjo kryesisht për shkak të ushqyerjes me produkte të konservuara, por edhe teprimi me sasinë. Kjo gjë shkakton tension të lartë, probleme me tretjen, pagjumësi, nervozizëm, lodhje kronike, humbje të kalciumit në kocka etj.

Asnjë person në moshë madhore nuk ka nevojë që të konsumojë sheqer më tepër nga ai që përmbajnë ushqimet. Konsumi me tepri ndikon në procesin e prodhimit të insulines, shkakton lodhje, redukton përqendrimin, sjell prishje të kthjelltësisë mendore, humbje energjie, por edhe diabet.

/ Top Channel /
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Hajde merre vesh..diku thuhet sheqeri rrit perqenderimin e memorien...diku qe te trash
U bo si ajo -o shtepia me 40 pleq kujt tia prish e kujt tia ndreq. Na shkoi jeta llastik
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

aiiii broqkulla,qumshti eshte nje nder produkte ushqimore me i shendetshme sidomos kur eshte i pa sterelizuar.
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Buken me miell te bardhe ka kohe qe nuk e preferoj. Sa i perket makaronave i ha por jo shume shpesh.

Qumeshtin rralle e per malle, pervec ne makiato qe edhe ashtu nuk eshte ndonje sasi e madhe.

Sheqerin poashtu ne mase te vogel. Nuk i preferoj shume embelsirat.

Kripes s'kam si ti ik. Ushqimet e njelmeta si chipsat, kikirikat etj., i thyej ne mes.

3 me 1 dmth.

Une shpetova nga semundjet kardiovaskulare. Juve tjereve ju ndihmoft zoti.
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Kripes s'kam si ti ik. Ushqimet e njelmeta si chipsat, kikirikat etj., i thyej ne mes.
edhe me keq , chipsat jan kancerogjen lol plus rrezik te fitosh dhe dieabetin keshtuqe humbe keq .
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

edhe me keq , chipsat jan kancerogjen lol plus rrezik te fitosh dhe dieabetin keshtuqe humbe keq .

Chipsat kancerogjen? :(

S'na mbeti gje tjeter vetem me fillu me honger bar. Po edhe bari pa kryp e pa sheqer nuk shtyhet thuaj :D
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Chipsat kancerogjen? :(

S'na mbeti gje tjeter vetem me fillu me honger bar. Po edhe bari pa kryp e pa sheqer nuk shtyhet thuaj :D

pse tani e kuptove ti!! sh te rrezikshem jan bej kujdes me larg tyre.
e sa per bar nuk e di ca te them! se nuk e di shijen prandajlol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë


pse tani e kuptove ti!! sh te rrezikshem jan bej kujdes me larg tyre.
lsa per bar nuk e di ca te them! se nuk e di shijen prandajlol

Cili Isa moj?
Ishalla nuk me ke ngaterru me Isa Mustafen :D

Me fal por i kam gishtat me yndyre sepse po e ha nje chips :p
Si quhej ajo semundja, kancero..qysh? :D
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Pse mo rradhiqet..rukola..sallata jeshile nuk jane barishte? Po sa te mira jane bre lalke
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Cili Isa moj?
Ishalla nuk me ke ngaterru me Isa Mustafen :D

Me fal por i kam gishtat me yndyre sepse po e ha nje chips :p
Si quhej ajo semundja, kancero..qysh? :D
desha te them isis :


ajo semundje quhet,, mos ja degjofsh emrin.
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

desha te them isis :


ajo semundje quhet,, mos ja degjofsh emrin.

Isis akoma me keq. Me thirr Isa se me mire. :p

@Monique, po me qumeshtin si i ke raportet?
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Keq fare.....urgusem po te pi qumesht
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Keq fare.....urgusem po te pi qumesht

As qumeshtin se preferon?

I paske shpenzimet minimale ti, si keto makinat me kubikazhe te vogel lol
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Po boll me citove a lummadh se me bllokove filtrin e ajrit lol

E ashtu jam. Kafe cigare pi une vetem
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Po boll me citove a lummadh se me bllokove filtrin e ajrit lol

E ashtu jam. Kafe cigare pi une vetem

Kesaj radhe s'kam gjo per t'thone. Te citova sa me ti bo nervat kacurrel edhe nje here para gjumit :D

p.s. shko lexo mesazhin privat tash.. dhe mos harro te klikosh aty ku shkruan: kliko ketu. :D
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

Kacapjerdhat i kam mbi krye ....dhe kur me hipin nevrat mua me bohet leshi kokes si tel rrobash lol

Noten
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

lol

Hajde naten :)
 
Titulli: Katër "helmet" e bardha që konsumojmë çdo ditë

E dini si eshte puna?

Un nje her vetem do jetoj dhe skam ndermend te jetoj 100 vjet. Do pi, do haj embelsira sa per 10 veta duke pa filma, do haj popcorn duke loz me ps3 dhe do pi alkol deri sa te mbaj...
Nuk kalohet jeta duke menduar negativisht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top