Kjo është ndërtesa më e bukur në botë për vitin 2021

271999008_311511254267923_2933348958028032572_n-600x360.jpg
Çmimi ndërkombëtar RIBA-s 2021 (akronimi i çmimit ka të bëjë me Institutin Mbretëror të Arkitektëve Britanik i cili e ndan këtë çmim çdo vit), u fitua nga spitali “Friendship” i arkitektit Kashef Chowdhury, i cili i ndërtuar prej tullave të kuqe në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Ndërtesa me dizajnin e vet unik mbledh ujin e shiut duke krijuar një ambient të këndshëm me ujëvare dhe lumenj të rrjedhshëm në harmoni me natyrën që e rrethon.


E vendosur në Satkhira, në peisazhin e dominuar me ujin e lumit Bengali në Bangladeshin jugperëndimor, fituesi i çmimit të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanik përdori ujin si pikënisjen kryesore të dizajnit të tij.

Kanali kalon rrugën e tij me zig-zag nëpër vend, duke mbledhur ujë të vlefshëm shiu dhe duke ndihmuar në ftohjen e oborreve përreth gjatë muajve të verës së nxehtë.



Për më shumë, ky kanal ujor shërben gjithashtu si një pengesë midis departamentit të spitalit dhe spitalit ambulator, duke ndarë dy anët e zonës nëpër oborre të përbashkëta, pa pasur nevojë për një mur ndarës.

Pë më shumë shikoni fotografitë më poshtë:

272261521_659540048738040_7620362761472253769_n.jpg272055890_962846104348786_3985081724837717001_n.jpg

Gazeta Express
 
Pse nuk e fitoi Universiteti Epokes, dhe ai me tulla t'kuqe eshte 😁
 
Katastrofe, tmerr me u zgjedh kjo :D
 
Nuk eshte zgjedhur si me e bukura ne bote. Thjesht cdo vit i jepet cmimi nderteses me te arrire nga ana e sustainability, ideas, ect. 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top