Зngjεll
___________
Dalin zërat për postet qeveritare që LSI mund të marrë, pasi Berisha dhe Meta deklaruan dje publikisht se do të bashkëpunojnë për të formuar qeverinë e re. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Meta mund të ulet në postin e kryetarit të Kuvendit. Jozefina Topalli, Ministre e Jashtme.
TIRANE-Dy ministri dhe posti i kryetarit të Parlamentit, janë propozimet që kryeministri aktual Berisha ka për LSI-në pas arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se fjalët nën zë nga të dy partitë, flasin se Ilir Metës do ti jepet posti i kryetarit të Kuvendit, ndërsa Jozefina Topalli do të kalojë në Ministrinë e Jashtme.
Pjesë e ofertës janë dhe një numër i madh postesh në nivelet e dyta apo të treta të qeverisë. Tv NEWS24 duke iu referuar burimeve brenda partive thonë se LSI mund të marrë dhe ministrinë e Energjitikës dhe të Turizmit.
Edhe pse këto fjalë qarkullojnë në të dy selitë, kryetarët respektivë, nuk kanë pranuar se ka pasur bisedime paraprake për ndarjen e posteve, ndërsa skema e qeverisë pritet të zbardhet në ditët në vijim.
Gati një javë pas votimeve, dje lideri demokrat ftoi kreun e LSI-së, Ilir Meta të formojnë qeveri së bashku, pasi nuk plotësonte numrin e mandateve. Gati një orë më vonë nga ftesa zyrtare, Meta doli në publik dhe i përgjigjet pozitivisht Berishës për një koalicion të madh që do të qeverisë vendin. Të dy liderët justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo të lumtur, por të duhur sipas tij, që do t’i shërbejë vendit./BalkanWeb/