Titulli: Leonardo da Vinçi
Kuriozitete
Tanku i Leonardos në Amboise
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur). Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur اezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund te lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Por pse gjithmonë Leonardoja ? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija ?
Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit ?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyre krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishterimin, apo në të vërtete zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene vdekatar, të jete martuar me Maria Maddalenën.
Shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë Uffizi të Firences
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shume mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari te aftë, Gérard de Séde, qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të dëshiruar, në këtë rast pikërisht arin. Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktime e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.
Biçikleta e projektuar nga Leonardo Da Vinçi
Në qershor të vitit 2000 Adrian Nikolas, arkitekt anglez, ka provuar piramidën fluturuese të Leonardos (piramida fluturuese mund te shihet më sipër në "Shkencë dhe Inxhinieri") duke u hedhur nga lartësia prej 3.000 metrash, dhe duke zbritur në tokë shendosh e mire në token e Afrikës se Jugut (edhe pse, në lartësinë 600 metra ka hapur një parashutë emergjence).
Leonardo da Vinci ka edhe një çmim kinematografik, jo dytësor, por mund të thuhet gati të përfunduar në rrëfim, në filmin e Troizit dhe Beninjit me titull Non ci resta che piangere (Nuk na mbetet veçse të qahet): të dy protagonistët e takojnë në shtegtimet e tyre në te kaluarën (i famshmi që përmendet shpesh njëmijë e katër, gati njëmijë e pese) dhe mundohen t´i mësojnë disa gjëra të thjeshta e të përditshme për ne, p.sh. matjen e zjarrmisë dhe lojën e letrave (fshesën).Por Leonardo nuk rrëfehet një gjeni i atillë që e njohim ne.