Sahabet nuk e kane festu n'kete forme as lindjen e Pejgamberit a.s. e as ngjarjet tjera si psh hixhreti, Lufta e Bedrit etj , sepse ata jetuan ne ate kohe dhe i perjetuan ato ngjarje.. Per ata, ngjarjet kane qene te fresketa, andaj edhe nuk ka qene e arsyeshme te manifestohet si sot. Me largimin e gjeneratave, njerezit filluan me i harru keto ngjarje dhe rendesine e tyre, ne kete menyre lindi nevoja qe manifestimi te bëhet ne kete forme sic e bejme ne sot, dhe kjo nuk ka asnje te keqe.
Per bidatin qe e ceka, te mire dhe te keq, e ki mendimin e Imam Nevevijut, qe s'do diskutim dhe medyshje se cfare Imami ka qene.
Eshte e vertet qe Pejgamberi a.s. nuk i ka urdheru me e manifestu ditelindjen e tij por, eshte e vertet e madhe qe edhe nuk e ka ndalu
A nuk thote Allahu ne Kur'an :
Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t’ju ndalojë, përmbaju dhe kini frikë All-llahun (El-hashr, 7)
Nuk tha Zoti "“e çka nuk ju ndalojë, ndalohuni”.
Ti ndoshta nuk e din, me lejo te te them se ne Islam, ne sheriatin Islam eshte rregulli:
"“
Çështjet në esencë janë të lejuara, me përjashtim të atyre që ndalohen me argument”
E kur jemi te meselja e manifestimit te lindjes nuk ka argument per ndalimin e ketij veprimi.
Kjo teme eshte e gjate, te keshilloj te mos e mesosh fene vetem me te ndegjuar, por lexo. Shihe edhe anen tjeter te monedhes, jo vetem njeren tane.