Masakra historike e Durrësit e ka provën te plehrat arkeologjike

Love

βeℓℓe â๓e
durres_0.jpg


Gjithçka ndodh zakonisht brenda natës. Një marrëveshje garipash e investitorëve me punonjësit e shtetit bën që gropat arkeologjike, ku janë dhënë lejet e ndërtimeve, të zbrazen brenda natës. اdo të thotë? Që në vendet ku ndërtohet në Durrës s’ka më gjurmë arkeologjike. Në fakt, mbetjet janë hequr natën dhe përcillen në plehrat arkeologjike që kanë mbirë kudo prej autostradës e deri në Shënavlash, ish-këneta dhe Porto Romano. Me kalimin e viteve, shtresat e mbeturinave i lenë vendin njëra-tjetrës dhe një i pasionuar ose koleksionistët privatë e kanë si mjet argëtimi tashmë rrëmimin aty, ku mund të gjejnë rastësisht deri gjëra që do mund të ishin krenaria e Shqipërisë...


Pak pas kufirit administrativ të Tiranës e Durrësit, në autostradë, një miku jonë që merret me monumentet e ndalon vrik makinën. “Paskan hedhur sërish... Shikoje atë pirgun aty! Do t’këqyrësh bajagi gjëra që si ke parë”, më thotë me një tundje koke të lehtë. E quaj si shaka, por në fakt nuk do më duket fare ashtu, kur pak minuta më vonë, jam mbi një pirg që mbart pafund qeramika, forma të ndryshme enësh të thërrmuara dhe deri enë. “Ky është fillimi. Do të shohësh më vonë, se çfarë bëhet”. Nuk na bëhet të ikim, por koha është tejet e kufizuar. Duhet t’i marrim me radhë të gjithë plehrat e Durrësit, ku derdhen ende gjërat antike prej ndërtuesve të Durrësit. “Aty e ke. Mund të vish sërish”, më thotë burri, kur më sheh me një fragment ene në dorë. Skema është e thjeshtë: Natën vinë makinat e ndërtuesve dhe kur askush se ka mendjen derdhin inertet. U thënçin inerte sepse në të vërtetë janë mbetjet arkeologjike që qyteti i madh i heq nga rropullitë e veta. Kështu, e fshijnë ndërtuesit kujtesën e qytetit, që më duket se është në një fillim alzhaimeri civil. Pak zërat e ngritur në apel kanë mbetur në eter. Më të patrazuarit, kanë mbetur një grup koleksionistësh modestë, që e dinë se kur vinë makinat dhe janë të parët që derdhen mbi pirgje duke kërkuar të gjejnë diçka. “Kemi gjetur monedha, fragmente amforash të ruajtura, qeramikë të pikturuara dhe kam dëgjuar dhe pjesë statuetash të vogla”, më thotë burri dhe na bën me shenjë të vazhdojmë në një pirg tjetër më tutje.

Shiu i të mërkurës sapo fillon me intensitetin e tij të qetë. I ngjan një vepre muzikore të Smetanës, me kadencë të ulët në fillim, por që pak minuta më vonë ndryshon, teksa derdh një sasi të madhe dhe pastaj rresht. Ne? Futemi djathtas, drejt rrugës që të çon në fshatin e Rinisë. Tashmë gjendemi pranë një pirgu të madh, që është i shtrirë me disa syresh përreth. Miku ynë e identifikon lehtë. E kanë sheshuar. Pak më parë s’ishte kështu. Dhe, kanë hedhur këto të tjerat. Duhet një kazëm, por do të vazhdojmë pak më tej, na e bën me shenjë. Ndahemi dhe humbim mes pirgjeve që janë gati një bojë njeriu të lartë...Shikoj i përkulur ndërsa më kujtohen broçkullat e njerëzve të monumenteve sesi gjoja punojnë. Në fakt, prej pak kohësh në Shqipëri, por në mënyrë specifike në Durrës, është krijuar një realitet, që tregon hapur sesa e vlerësojmë ne pasurinë arkeologjike. Nga qyteti janë zbrazur për vite të tëra qindra metra kub mbushur me mbetje arkeologjike. Një marrëveshje xhentelmenësh “të zinj”, që do të thotë se investitorët në marrëveshje me nëpunësit e shtetit, sidomos ata të MKRST-së, më parë, vepronin duke e zbrazur ilegalisht gropën e ndërtimit brenda natës dhe pastaj të gjithë inventarin arkeologjik e përcillnin në plehrat arkeologjike jashtë qytetit. Dhe, kështu atë që se bënte shteti me burokracinë e vet, e bënin sipas mënyrës së tyre tepër të volitshme privatët. Me këtë veprim eliminohen shpenzimet për dokumentimin dhe konservimet, kursehen shpenzimet për ndryshimin e projektit për shkaqe arkeologjike, shmangen shqetësimet politike që shkaktojnë mediat, do të shkruante Gjergj Frashëri kohë më parë. Pasojat? Dëmet e tij kolosale janë të paimagjinueshme dhe në shumicën e rasteve janë krijuar nga pseudo-aktivistë dhe arkeologë që u kanë shërbyer politikanëve dhe ndërtuesve të pandershëm, që prej dy dekadash vazhdojnë e bëjnë batërdinë.

Pirgjet e mbeturinave arkeologjike

Por korrupsioni i këtyre vandalëve me kollare nuk mjafton. Ti llahtarisesh sërish për mbetjet që mund të gjesh. Ke copëza afresku antik, gurë arkeologjik masivë që janë zhvendosur pa asnjë mëshirë, fragmente muresh romake. Mos të llogarisësh këtu qeramikat, ku një pjesë syresh është edhe e pikturuar. Jemi larguar nga pirgjet e dyta dhe pak para fshatit Rinia, një impiant i madh privat ruan anash pirgjesh të tëra bijëza që i përshkojmë duke parë pasojat. “I bie të gërmosh mbi gërmimin”, na thotë burri. Kemi një aleat sot, pasi shiu i pastron pirgjet dhe është koha kur shumë prej qeramikave zbulohen vetë hapur. Këtë moment gjurmojnë edhe koleksionistë, amatorë dhe qejflinj gjërash antikë që ia behin për të parë dhe të kërkojnë gjëra. Të mendosh se edhe me këtë shkatërrim në Durrës nxirret dhe shkatërrohet pa fund, atëherë vërtetë të vjen të mendosh se çfarë trashëgimie kemi shpërdoruar në këto 20 vjet. Ia vlen të apelosh? Të bërtasësh? Po, ndaj kujt? Në Durrës nuk mjafton më as “Britma e Munkut”. Nëntoka me mbetjet antike dhe mesjetare, ka mbajtur dhe mban ende një thesar arkeologjik të vyer për kulturën evropiane dhe atë mesdhetare, ndaj do duhej një vëmendje kategorike të mos trajtohet më tej si një fushë për ndërtime. Monologoj me veten. Dy djem nga përtej na shikojnë sikur të jemi të marrë. Kemi humbur në kërkime, ndërkaq miku ynë na sqaron: “Shiko murin! Shiko këto gurët! Oh...çfarë qeramike. Shiko këtë fundin e një pitosi! Po, kjo pjesa e amforës? Boooo, shiko dhe këtë!” ا’të thuash?

Intermexo

Zonifikimi dhe rregullorja për mbrojtjen e nëntokës arkeologjike të Durrësit bëri që në periudhën 1945-1991 kur zotëronte shteti si pronar i vetëm, gjërat të ishin në vendin e duhur. Qyteti ishte i ndarë në disa zona ku nuk lejohej të bëhej asnjë ndërtim. Zona-A lidhej me hapësirën religjioze dhe nuk ndërtohej; Zona-B mund të lejoheshin ndërtimet por duke vëzhguar hapjen e gjurmëve të themeleve dhe operohej vetëm nëse nuk hasje në material arkeologjik; dhe Zona-C, ku gjendej periferia e qytetit antik mesjetar ku ndërtimet e reja shkonin paralel me gërmimet. Në ditët tona, kjo jo vetëm s’është respektuar, por ka gjasa edhe të mos ndryshojë, pasi korrupsioni i të gjithë strukturës qeveritare bashkë me agresivitetin e pronës private ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri është i pamatë. Ndoshta, një verdikt politik, sipas të cilit në Durrës të mos ndërtohej në zonat kryesore, do të ishte për momentin një zgjidhje oportune. Sikur!

Në gropat e tjera

Pak pasi jemi larguar e i afrohemi Shënavlashit dhe më vonë edhe Kënetës, gjendja duket pothuaj e njëllojtë, por këtu mund të gjesh akoma edhe më shumë gjëra. Mbi to janë degdisur gjëra të tjera. E njëjtë situatë është në Porto Palermo, por pirgjet duken më të vobekta, pasi mbi to janë derdhur gjëra të tjera. Jo larg, muri i qytetit të vjetër bizantin është lënë krejt jashtë kontrolli, nën pushtetin e ferrave dhe baltës. Ai vetë duket si një dëshmitar i pazoti të rrëfejë diçka. Në kënetë, një çift të ardhurish e kalojnë udhën të patrazuar, por për fat askujt nuk i bie ndërmend që të derdhë karrocën e tyre mbi plehrat arkeologjike. Si konsiderojnë fare. Duket si ogur i mirë që të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, në këto vende, pak e vrasin mendjen se çfarë do mund të bëjnë me këto hedhurina. Ata janë aklimatizuar me plehrat, mbeturinat dhe si në rastin e Porto Romanos edhe me helmet. Këto plehra u duken si plehra lluksi. “Ej, e di që ka edhe brenda këtyre strukturave të Porto Romano mbetje, por janë të përziera me lloj- lloj gjërash”, dëgjoj nga pas zërin e mikut tonë që na drejton. Shpresoj që mbeturina të mos ketë dhe te plehrat e qytetit sepse atje është një sakrificë për të ikur. Vazhdojmë gjejmë pjesë amforash dhe lloj-lloj objektesh që të vjen keq sepse duhet t’i lësh sërish në të njëjtin vend, ku ato do të varrosen e varrosen sërish..., por është më mirë mbase kështu. Ky është destini i tyre, në një vend që se meriton aspak këtë masë trashëgimie që koha dhe historia ia kanë vendosur mbi supe. Në një shkrim të specialistit Gjergj Frashëri, kohë më parë kam lexuar se: “Në qendrën e qytetit antik të Durrësit nuk është nevoja të spekulohet apo të vihet në dyshim në se nëntoka përmban substancë arkeologjike apo jo. Edhe në se ajo do të rezultojë se është dëmtuar kohë më parë, gërmimi dhe dokumentacioni i situatës reale duhet të kryhet i plotë. Ky është detyrim i parashikuar jo vetëm në kriteret e arkeologjisë shqiptare, por edhe në ato të Konventës Evropiane të arkeologjisë së shpëtimit, ku vendi ynë është tashmë pjesëmarrës prej fillimit të vitit 2008”. E di që kjo s’do të ndodhë asnjëherë, pasi në shumicën e rasteve privatët nuk kanë dashur të dinë. Shtuar edhe me papërgjegjshmërinë e bashkisë, sot, është arritur që të zhduket materiali arkeologjik dhe përcjellë në këto vende, ku mundohem t’i bëj ballë prej baltës së madhe.

Në vend të fundit

Përfundojmë në Currila, pak pas ndërtimeve, por atje s’kanë hedhur gjë ditët e fundit! Ndjehemi disi “keq” që nuk shohim të tjera, kur në fakt duhej të ishte e kundërta. ثshtë fare e lehtë që të bëhesh një amnisti dhe të fillohej nga fillimi, pra të mos prekej asgjë. Anipse, në rast se do hetohej dhe do veprohej sipas ligjeve sot, shumë njerëz të Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës, apo autoritetet e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë (KKA-së), duhej të ishin pas hekurave. Heshtja e gjatë dhe vazhdimi i ndërtimeve të bën të kuptosh se e keqja është në sistem dhe koleksionistët dhe të tjerët mund të kënaqen ende me mbeturinat arkeologjike. Pak muaj më parë u apelua hapur për 11 gropa ndërtimi të adresuara, në të cilat nuk duhet të kryheshin ndërtime pa kryer më parë detyrimin ligjor për kërkime të rregullta arkeologjike, por asgjë s’u bë. E të mendosh se plot 4 prej tyre ishin mu brenda Zonës-A, atëherë e kupton hapur sfidën e të keqes, ku patjetër Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe profesorë të Institutit Arkeologjik në Tiranë, anëtarë të KKA-së pranë Ministrisë së Kulturës janë në dijeni dhe të mos themi edhe bashkë-dëmtues në këto prishje.

...

Largohemi, ndërsa Durrësi i Nëntorit 2013, bëhet gjithnjë më i hirtë nën shiun që fillon me intensitet. Disa foto në darkë ia përcjell një autoriteti, por pa përgjigje. Kur kaloj dhe pirgun e plehrave arkeologjike në autostradë, fillojmë e mendojmë për Tiranën dhe kaosin e metropolit të madh. Askush nuk do t’ia dijë më në vendin tim... për asgjë.
Revista JAVA

 
Barbarizëm, krim dhe heshtje

Nisur si një reportazh, përfunduar si refleksion mbi arkeologjinë ..

durres_4.jpg
zbulim_arkeologjik.png
travel-durres1.jpg
travel-durres2.jpg


Në një ditë vere ku dielli shkëlqen dhe toka avullon nga i nxehti, si çdo i ri i rrekem një ditë në internet për të kërkuar diçka mbi qytetin tim, Durrësin. I pasionuar pas historisë dhe arkeologjisë, e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar ky zell më është epuar maksimalisht, kërkova në YouTube dhe gjeta një material fantastik ku në emisioni Pasdite në Top Channel para më pak se dy vitesh ishte publikuar një reportazh i quajtur “Udhëtim në Durrës” edhe vet web faqja e Top-it ku pasqyrohej një gjetje e rrallë arkeologjike. Udhأ«tim nأ« Durrأ«s - Top Channel

Përshkrimi

Ish lulishtja “1 Maj” në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar për tu ndërtuar një seri pallatesh. Ajo pak hapësirë e gjelbër u sakrifikua për këtë kube betoni që dita ditës po na marrin frymën. Gjatë gërmimeve u zbulua një “lagje” e tërë antike, e paprekur dhe e ruajtur në gjendje shumë të mirë. Që sipas specialistit në reportazh datonte që nga kohët arkaike dhe kishin një larmi ndërtimtarie që përfshinte tre periudha antike. Një larmi banesash të përdorur nga etërit tanë të cilit ishin të pajisur me rrugë, puse dhe kanale uji, të cilët i shërbenin paraardhësve tanë. Kjo mrekulli në mesë të Durrësit, si një mirazh i një kohe të shkuar kishte dalë në dritë. Një ngjarje kjo e jashtëzakonshme, por jo vetëm për arkeologjinë shqiptare, por edhe për atë Evropiane. Një Butrint, Pompei i ri ishte zbuluar në qendër të Durrësit.

Zbulimi

Foto të qytezë arkeologjike marrë nga reportazhi i sipërpërmendur dhe nga raporti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të viti 2010.

Fill pas “zbulimit” si tip kureshtar që jam nisem me aparatin fotografik tërë ëndje për të kapluar disa çaste bashkë me Pompein e Durrësit, siç unë e mbiquajta aureolën antike që kisha parë në internet. Terreni ish lulishtes ishte akoma i rrethuar rënd, që nga koha kur është filluar së ndërtuari ky kompleks pallatesh, që asnjë shikues të mos ta shihte, i rashë tej e për tej rrethimit dhe në të vërtet u çudita pasi për herë të parë shihja që respektoheshin në mënyrë kaq rigoroze rrethimit dhe siguria teknike në ndërtim, gjë kjo jo e zakontë për vendin tonë!

Sot

Endem si pelegrin dhe befas gjeta një hapësirë pas së cilës do të vrojtoja “Pompein e qytetit tim”. Në fillim besova se gjithçka që shishja përreth të ishte thjesht një iluzion që dielli kryelartë ma provokonte. Mendova se më kishe kapluar sëmundja e çuditshme e Mërsoit të Kamy. Mendova që sytë e mi i kishte goditur miopia, por jo ajo që shihja ishte ajo që kurrë nuk e prisja. Lagja arkeologjike befas ishte zhdukur plotësisht. Gjithë terreni ishte gatitur mirë që edhe në atë zonë pallatet kryelarta të ndërtoheshin. Edhe ato dy gurë të lënë në qendër ishin puthitur e betonuar mirë për të treguar që aty nuk ka pasur asgjë, thjeshtë dy mure. Një lagje e tërë me banesa të përdorura nga etërit tanë ishte zhdukur.

Quo vadis?

Ku është Pompei im i bukur? Lind natyrshëm pyetja, e cila nuk duhet të mbetet retorike. Pushtetmbajtësit janë ata të cilët kanë përgjegjësi të përgjigjen dhe duhet të përgjigjen pasi ata janë shërbëtorët tanë, paguhen me taksat tona dhe fundja kjo është detyra e tyre. Asgjë nuk ndodh në Durrës e kudo, ne shqiptarët me një epsh të paparë që na ka mbërthyer për tu pasuruar e për të përvetësuar i jemi turrur pa mëshirë gjithçkaje që na ka dalë përpara detit, fushave, maleve, pemëve dhe monumente, të cilat janë përdhunuar thjeshtë edhe vetëm për të kënaqur lakminë tonë. Jemi bërë të gjithë si Xha Gorioi i Balzakut. Gllabërojmë ku të mundim pasuri të luajtshme e të paluajtshme duke mos menduar që jeta kaq e shkurtër po na ikën, kështu pa kuptuar, duke përvetësuar dhe jo duke shijuar atë.

Fajtorë! Të gjithë jemi nga pak, që shohim çdo ditë se ç’bëhet dhe nuk reagojmë. Në Durrës, por jo vetëm aty, është shkelur çdo cak ndaj pasurisë së papërsëritshme kombëtare. Ku pushteti vrastar i qeverisë qendrore e vendore i PD-së dhe PS-së kinse të ndarë në retorikën e përditshme të kafeneve të Tiranës zyrtare bashkohet për të shkatërruar e për të grabitur. Pse jo? Fajtorët e vërtetë të kësaj katrahure kanë edhe emër dhe doemos duhen përmendur. Kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe drejtori i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës të Durrësit janë ata fajtorët kryesor që një ansambël i tërë arkeologjik është zhdukur. Janë ata me firmat e tyre, të cilët kanë lejuar këtë terror ndaj historisë tonë kombëtare, pikërisht në këtë 100 vjetor. E si të tillë duhet që me një përbuzje të shkarkohen e të dënohen.

ا’bëhet me monumente? Askush nuk e di. Kjo të lenë të mendosh se hidhen a groposen diku larg. Pse jo edhe mund të shiten diku a ku ta di?

Një rast tjetër flagrant është ai betonimit të murit antik.

Po gjitonët tanë?

Italianët e kanë të ardhurën kryesore të prodhimit kombëtar bruto turizmin kulturor nga ata që shpesh ne i quam gurë.

Grekët po ashtu dhe i ruajnë si sytë e ballit monumentet e tyre. Mjafton të shikosh muzeun e ri në Athinë, pranë akropolit dhe të bindesh për këtë.

Serbët kaherë i mbrojnë kishat e monumentet e tyre dhe që shpesh gjatë historisë me anë të tyre të përligjin masakrat dhe gjenocidet që kanë bërë. Jo vetëm të tyret, por mundohen të përvetësojnë edhe figurat tona historike si perandori romak me origjinë ilire, Kostandini i Madh, për të cilin do të bëjnë edhe një film në Hollywood.

Sllavët e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë po e shpikin historinë e tyre. Një histori e paqenë që me projektin Shkupi 2014 po mundohen ta gënjejnë botën mbarë se kinse janë pasardhësit e Lekës së Madh.

Turizëm, por me çfarë do ta bëjnë këtë turizëm? Turisti nuk niset për të parë betonet apo shkatërrimin e degradimin e një ambientit ku plehrat hidhen kuturu e të monumenteve që mallkojnë ditën kur ato u zbuluan. Nuk niset turisti për të parë se monumente në mos të prishur a të piksur për tu prishur lihen në mëshirë të fatit e se si ne shqiptarët vet shkatërrojmë historinë tonë. E flasim nga mëngjesi në mbrëmje për booom-e turistike! Turistë për qeverinë tonë janë ata njerëz që kthehen nga halli për të parë nënë e babë, ata shqiptarë të Kosovës e IRJM-së për ç’mallosje patriotike, të cilët që të dy janë të përkohshëm.

Patriotizëm! Dëgjohen kudo thirrje patriotike sa herë që ka ndonjë ndeshje a 28 nëntor. Kujtohemi se jemi shqiptarë e se kinse jem krenarë për këtë e sidomos në 100 vjetor. Për çfarë të jemi krenar? Për grykësinë e babëzinë tonë, apo se dimë të flemë gjumë si ariu dhe të mos shohim se ç’po i bëjnë vendit. Për monumentet që shkatërrojmë, për pyjet si Lura që presim, për skamjen e mjerimin. Flasim për Shqipëri Etnike! Për çfarë e duam këtë Shqipëri Etnike që ti bëjmë Gumenciës atë që i bëjmë Sarandës, që ti bëjmë Ulqinit atë që bëjmë Shkodrës, ti bëjmë Shën Naumit atë që i bëjmë kishave në Korçë e Berat, ti bëjmë kalasë së Shkupit atë që i bëjmë mureve të kalasë së Durrësit. Kurrë! Unë nuk e dua të këtillë Shqipëri Etnike.

E ç’të thuash për ne, që Krujës, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, po i vejmë dinamitin e i po bëjmë atë që Mehmet Fatihu ëndërronte, që Butrintin ja lamë do rumunëve ti ngulnin gozhda e panele, që ikonostasi ynë të degdiset në Greqi e që pikturat e Onufrit e të vëllezërve Zografi të harlisin kishat e grekëve, që gjithçka e bukur që kemi ta shkatërrojmë.

Kush jemi ne? Shqiptarët, trashëgimtarët e pellazgeve, ilirëve dhe arbërve. E ç’ë pastaj! Duke shkatërruar dëshmitë, pra monumente do vij një ditë që as këtë trashëgimi nuk do mundemi ta provojmë. Gjitonët tanë, kaq të dashur me ne sidomos këto 100 vitet e fundit do ti lind ideja që të lipsemi nga ajo Albania në Kaukaz. E mirë do na i bëjnë.

Gjuha vrastare nuk i bën nder një të riu. Po ç’të bëj ka kohë që ulërij dhe askush nuk më dëgjon. Nuk është liria ajo që më mungon, por dikush që të më dëgjoj. Liri publike, është ajo që na mungon të gjithëve, e krenohemi për një liri personal. Ndonëse për të bërë edhe këto foto, më është dashur jo pak ta kapërcej veten dhe eventualisht frikën që të mbërthen. Frikë nga kush? Ja nga ata që kanë bërë këto masakra, nga ajo klikë mafiozësh, barbarësh e terroristësh që ne çdo katër vite turremi ti japim votën, që kanë mbyllur sytë e veshët e një qyteti, e një kombi të tërë, por jo të miat. E si me dhimbje më vjen ndërmend një nga poezitë e Migjenit që shkruan: "Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht! Liri, ku plagosi ndërgjegje gjallon, jo, lini nuk asht!".

Media ashtu si edhe politikanët, gazetarët janë po aq fajtorë. Ata që merren e llomotisin çdo ditë histori me president, që llogarinë se sa kafe dhe me kë i piu Arvizuja... turp për besë. As në vendet e Afrikë ish koloniale nuk merret kush se me kë piu kafen ambasadori i Francës a i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo media që ka degraduar deri në skaj, pak merret me problemet e vërteta. Janë kthyer në një mjet propagande më keq se Joseph Goebbels që mundohen çdo ditë të na indoktrinojnë me përralla politike të ditës dhe i shërbejnë me nder kryetarit të forcës së tyre politike.

Ku janë shoqëria civile, studiuesit, arkeologët e historianët? Merren e shkruaj libra për këto monumente që po zhduken! As gjysmë fjale nuk është thënë për masakrën e ish lulishtes “1 Maj”. I është mbajtur e fshehtë çdokujt. As Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës i Artan Lames e as MTKRS. As pozita e as opozita. Për këtë masakër kanë heshtur të gjithë. Heshtje, kur në natën pisë të errët skavatorët vranë historinë tonë.

Vrasja seriale në Durrës vazhdon dhe nuk fillon e mbaron me barbarinë në ish lulishten “1 Maj”, monumenti antik i cili ndodhej në zonën e hyrjes së Durrësit, në të cilin është rindërtuar hyrje e qytetit është zhdukur. Muzeu arkeologjikë kaherë është i mbyllur për qytetarët me një rikonstruktim që nuk dihet se kur fillon e kur mbaron, muzeu etnografik ose shtëpia Aleksandër Moisiut në degradim total. Në kalanë e Rodonit që po e përpinë deti dhe e kanë mbuluar mbeturinat që sjell lumi Ishëm. Torra veneciane që është kthyer në kafene. Vila mbretërore, e cila është ndërtuar me një kredi të marr nga shteti shqiptar shtetit italian, andaj prone e shtetit iu është dhënë asaj të ashtuquajtur familje mbretërore. Hamami mesjetar që është mbërthyer nga bari, por më shumë nga harresa. Kisha e Shën Mehillit dhe mozaiku në Arapaj do të duan për ironi një mision tjetër arkeologjikë për t’i ri zbuluar, pasi bari dhe dheu kanë mbuluar muret dhe mozaikun nga më të mëdhenjtë në Ballkan, i cili është mbuluar me plasmanë dhe rërë nga sipër sepse nuk ka asnjeri që kujdeset për to.

Me arkeologjinë kemi bërë barbarizëm, krim dhe kemi heshtur.


Shpjeguesi: Irvi HYKA i lindur në 1992 në qytetin e Durrësit. Student në vitin e parë në Universiteti “Aleksandër Moisiu” për Financë – Kontabilitet. Në një dilemë nëse duhet të ndjek pasion, të ndryshoj profilin dhe të studioj për menaxhim turizmi arkeologjikë ... për çfarë arkeologjie! Atë të betonit!
Peshkupauje


durres_8.jpg
durres_10.jpg
durres_9.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Masakra historike e Durrësit e ka provën te plehrat arkeologjike

shpreh keqardhjen time te sinqerte .shyqyr qe krenohemi me amfiteatrin dhe kullen e rezistencen thuaj .po dhe kalaja nuk eshte keq.

keto kritika kane mberritur pak si me vonese ne stacionin metereologjik.

kohe kemi me bollek ,po dhe siperfaqe toke,ajo qe skemi ne trastat tona eshte mirebesimi per te mirembajtur truallin ,kur jemi tribu dhe me peshe nder vite internacionalisht.

te mos dish te mbash edhe kete pellembe toke arkelogjike eshte gjynah.

e ku vajti teoria e trisetes se beses qe shkrimtari ,madje xhaxhi do ta quaja HYSNI e ka sublimuar ne publikimin e librit te tij ne vitet 90 ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top