Jeta
Anëtar i Respektuar
PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT
Cështja e njohjes dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore ka tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, politikanëve, juristëve etj. Si kategori juridike të drejtat e njeriut janë paraqitur me krijimin e shteteve dhe rregullave të para juridike. Revolucionet borgjeze kanë inspiruar Ligjin për të Drejtat (Bill of Rigjts) të vitit 1689, Deklaratën për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 1776 dhe Deklaratën për të drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit 1789.
Deri atëherë, respektimi i të drejtave të njeriut ishte përgjithësisht më tepër ideal se realitet. Mjafton të përmendet këtu sistemi skllavopronar, në të cilin masat e gjera (robërit) jo vetëm që nuk gëzonin barazi, por trajtoheshin si sende që pronari ka mundur ti shiste, këmbente, madje edhe ti vriste. Nga kjo del qartë se atëherë mbrojtje gëzonin vetëm skllavopronarët e jo edhe të tjerët.
Situatë e ngjashme ka vazhduar të ekzistonte edh enë feudalizëm, ku masat e gjera të popullit ishin në pozitë diç më të mirë se robërit në sis. Skllavopronar, por megjithatë në pozitë tepër të vështirë.
Lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për tu njohur të drejtat e tij themelore: të drejtës për jetë dhe liri, të cilat kanë qenë të rëndësishme sidomos në periudhën e sis. Skllavopronar dhe feudal. Më vonë revolucionet borgjeze këtyre të drejtave elementare ua shtojnë edhe disa të drejta të tjera, të cilat u takonin të ashtuquajturave të drejta natyrore, siç janë e drejta e barazisë, e drejta për siguri dhe e drejta për ti bërë rezistencë shtypësit.
Klasikët e marksizmit dhe proletariati ua kanë shtuar të drejtave të njeriut dimensionin social, duke mëtuar të likuidonin pabarazinë shoqërore ngase pa këtë shumë nga të drejtat e shpallura, kanë më tepër karakter formal se sa qenësor.
Të drejtat e njeriut deri në kohën më të re trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme të shteteve. Prandaj, asnjë shtet, e as bashkësia ndërkombëtare, ska pas të drejtë të parashtronte çështjen e cenimit të të drejtave të njeriut në një shtet pa rrezik që kjo të interpretohej si përzierje në punët t brendshme të atij shteti. Përjashtim bënte regjimi i kapitulacioneve dhe interpretimeve humanitare.
- Pararendësit e të drejtave të njeriut
Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend me të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe filozofëve të shek XVI, XVII dhe XVIII si Grotius, Locke, Spinoza, Puffendorf, Vollf etj.
Groci (Hugo Grocius) shkruante se e drejta natyrore, duke qenë urdhër ose rregull i providencës është e pandryshueshme, sepse as vetë Perëndia nuk mund ët ndryshojë që 2 X 2 të mos bëjnë 4, ashtu si nuk mund të bëjë që ato, që sipas natyrës së vet të brendshme, janë të këqija, të mos jenë të këqija. Këto të drejta si të tilla, njeriu i gëzon me të lindur. Ato janë të pacenueshme, të patjetërsueshme dhe të paparashkruarshme, sepse janë të dhëna nga Krijuesi ose janë ligj i vërtetë, ligj i arsyes.
Spinoza e ka fokusuar njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjalës, si vlera të pazëvendësueshme në jetën shoqërore dhe politike, duke argumentuar hollësisht se kjo s’është në kundërshtim me sistemin demokratik, por përkundrazi del nga ai. Kjo e drejtë s’është e rrezikshme për paqen në shtet, as armiqësore për pushtet mbajtës. Spinoza shkruante se askush s’mund të heqë dorë nga liria e mendimit, por gjithashtu, askush s’mund ta detyrojë këdo pa pasojë fatale të flasë sipas recetave të pushtetit suprem.
Volteri kritikonte ashpër shoqërinë feudale në Francë dhe kishën katolike, si aleancë e efronit dhe altarit, nga e cila buronin pabarazitë shoqërore, jo toleranca fetare, arbitrarizmi i pushtetit mbretëror etj.
Ruso është ideologu që ka ndikuar më së shumti në mendimin politik të kohës së vet me kritikën që i ka bërë rendit të atëhershëm të bazuar në pabarazi e që ishte negacion i gjendjes natyrore. I vetmi dallim ndërmjet njerëzve mbështetej në pabarazinë fizike ose në aftësi intelektuale, por këto janë krejtësisht sekondare. Rusoi kritikonte shtetin, i cili me sanksionimin e pronës private, në vend që të garantonte drejtësinë dhe paqen, kontribuonte në krijimin dhe në shtimin e antagonizmave ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve.
- Aktet e para nga fusha e të drejtave të njeriut
Të drejtat e njeriut kanë zënë vend në shumë shkrime të ndryshme nga kohët më të vjetra. Por, nga fama dhe vlera historike, megjithatë dallohen: Karta e Madhe e Lirive 1215, Ligji për të Drejtat 1689, Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776 dhe Deklarata për të drejtat e njeriut dhe qytetarit 1789.
Karta e Madhe që në atë kohë parashihte se askush nuk mund të burgoset ose të privohet nga pasuria, të vihet jashtë ligjit ose të dëbohet pos në bazë të vendimit të ligjshëm dhe në bazë të ligjit.
Ligji për të drejtat përmbanë rregulla të cilat e kufizojnë dukshëm pushtetin absolutist dhe garantojnë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut.
Përpunimi i mëtejshëm i të drejtave të njeriut është bërëp në Deklaratën për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarat ka qenë e përgatitur nga Jefferson, mendimi politik i të cilit ka qenë i inspiruar me doktrinën për të â€?drejtat natyrore të njeriut’. Deklarata është miratuar me 4 korrik 1776. kjo deklaratë shpallë:
Se të gjithë njerëzit janë të krijuar si të barabartë
Se Krijuesi i tyre u ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë
Se qeveritë janë krijuar për ti siguruar këto të drejta dhe se qeveritë autorizimet e veta i nxjerrin nga pajtimi i njerëzve mbi të cilët ushtrojnë pushtetin.
Deklarata sugjeron se qeveritë që ekzistojnë më gjatë të mos ndërrohen për çka do qoftë ose për arsye të vogla.
Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit – Asambleja Nacionale e Francës, më 26 gusht 1789 miratoi Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, sipas së cilës njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në interes të përbashkët.
Deklarata e përkufizon lirinë si e drejtë e njeriut të bëjë gjithçka, për aq sa nuk i bën dëm tjetërkujt, dmth, shfrytëzimi i të drejtave natyrore të çdo njeriu është në varësi të drejtpërdrejtë me të drejtat që u janë siguruar anëtarëve tjerë të shoqërisë. Deklarata ndalon që dikush të jetë i shqetësuar për shkak të bindjes së tij dhe shpallë të drejtën e fjalës, shkrimit dhe shtypit. Deklarata vë në dukje se kufijtë e lirive njerëzore janë përcaktuar vetëm me ligj. Deklarata ka ndaluar akuzat, burgosjet ose mbajtjet arbitrare në burg që nuk është e bazuar në dispozitën ligjore dhe ka urdhëruar dënimin e atyre që nxisin, kryejnë ose mundësojnë kryerjen e urdhrave arbitrare.
Të drejtat e njeriut nga kjo Deklaratë janë konfirmuar, precizuar dhe zgjeruar në Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, të cilën e ka miratuar Asambleja Nacionale Franceze më 15 shkurt 1793, si akt që i parapriu Kushtetutës Zhirondine.
Deklarata ka shpallur nevojën e arsimimit të të gjithë qytetarëve për çka shoqëria duhet të krijojë mundësi.
Revolucioni Borgjez Francez i ka dhënë impuls të rëndësishëm zhvillimit dhe fitimit të një rendi të ri juridik, të bazuar në këtë deklaratë. Prej atëherë, si pasojë e Revolucionit Borgjez Francez, të drejtat e njeriut përfshihen dhe bëhen pjesë e rëndësishme e gati të gjitha kushtetutave që janë nxjerrë më vonë.