Michelangelo Buonarroti

*ena*

*Yll Bote*
Michelangelo Buonarroti , lindi më 6 mars 1475 në Caprese (në Casentino – Arnotal i epërm, veriore nga Arezzo), Toskana; vdiq më 18 shkurt 1564 në Romë. Ka qenë një piktor, skulptor, arkitekt dhe poet italian. Michelangelo (Emri i plotë: Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni) është një nga artistët më të njohur të të gjithë kohërave dhe përfaqësuesi më i rëndësishëm i rilindjes së lartë italiane.

Ai ishte skulptor, piktor dhe arkitekt por edhe shkrimtar: në të vërtetë shkroi poezi në copa të thjeshta letrash. Qëllimi i veprimtarisë së tij ishte një kërkim i pandërprerë i bukurisë ideale. Ai ishte gjithashtu edhe një artist gjenial i palodhur dhe sigurisht një nga paraluftëtarët (protagonistët) e historisë së artit perëndimor të kohës së tij.
 

Attachments

  • Michelangelo.jpg
    Michelangelo.jpg
    81.7 KB · Shikime: 53
Jetëshkrimi

Mikelanxhelo, ose me sakte Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni lindi në Caprese, Toskanë më 6 Mars 1475 dhe vdiq 18 Shkurt, 1564 në Romë. Ishte skulptor, piktor, arkitekt dhe poet i periudhes se rilindjes, si dhe një nga influencat më të fuqishme të artit Perëndimor. Ishte djali i dytë (kishte dhe katër vëllezer) i Ludovico di Leonardo di Buonarotto Simoni dhe Francesca Neri. Edhe pse jo i lindur në Florencë, ai gjithmonë e konsideroi veten si "djali i Florencës".

Francesca Neri (e ëma) vdiq kur Mikelanxhelo ishte vetëm 6 vjeç dhe kjo ngjarja si dhe fakti që i ati mendonte se artistët ishin thjesht punëtor ashtu si këpucë gëdhendësit, ai u mbyll në vet vete duke treguar tek të tjerët një karakter të ndrojtur si dhe mosbesimi. Gjithsesi i ati e dalloi shpejt inteligjencën e djalit të vet si dhe "urin" e tij për të mësuar shkronjat, kështu ai e dërgoi atë në shkollën e Francesco Galeota i cili në atë kohë jepte mësime gramatike. Gjatë kësaj periudhe Mikelanxhelo u bë shok me një nga studentet e tjerë të quajtur Francesco Granacci. Ai ishte 6 vjet më i madh se Mikelanxhelo dhe në atë kohë ishte duke studiujar artin e pikturës në studion e Chirlandaios. Francesco e shtyu Mikelanxhelon të ndiqte po të njejtat mësime arti si të tijat.

Në moshën 13 vjeçare, ai i tha më në fund të atit (i cili shpresonte që Mikelanxhelo të bëhej tregëtar dhe të mbante lart mbiemrin e familjes si dhe te shumëfishonte aq pasuri sa ai vetë kish krijuar deri më sot) se ai do të merrte pjesë në shkollën e piktorit Domenico Chirlandaio. Pasi gati një vit studimesh në artet fresk Mikelanxhelo vazhdoi shkollën e skulpturës ne kopshtet e Midici dhe shumë shpejt ai u bë i ftuar nderi në shtëpin e Lorenzo de'Medici, të Madhit. Atje u njoh me Medicit e rinjë, dy nga të cilët me pas u bënë Papë (Leo X dhe Clement VII). Gjithashtu në të njejtën kohë ju dha mundësia të njihej nëpërmjet Medicit të Madh dhe me humanistë të kohës si Marsilo Ficino dhe poetin Angelo Poliziano.

Gjatë viteve që ai shpenzoi në Kopshtin e San Marcos, Mikelanxhelo filloi studimin e anatomisë së njeriut. Si shkëmbim për të marrë leje në studimin e kufomave (e cila në atë kohë ishte reptësisht e ndaluar nga kisha), drejtuesi i kishes së Santo Spirito, Niccolo Bichiellini mori si dhurat një kryq të gedhendur nga Mikelanxhelo (punim i detajuar i fytyrës së Krishtit). Por studimi i trupave të vdekur i shkaktoi problem me shëndetin, kështu që shpesh i duhej të ndërpriste studimet për ti nisur më vonë.

Në moshën 16 Mikelanxhelo kishte krijuar të paktën dy skulptura relievi ; "The Battle of the Centaurs" dhe "Madonna della Scala" (që të dyja mbajnë vitin 1489-1492, Casa Buonarroti, Florencë), gjë që tregon se ai kishte arritur të kapte stilin e tij që në moshë të re.


burimi: wikipedia.org
 

Attachments

  • 450px-San_Domenico22.jpg
    450px-San_Domenico22.jpg
    91.2 KB · Shikime: 51
  • 527px-Santo_Spirito%2C_sagrestia%2C_crocifisso_di_michelangelo_05.jpg
    527px-Santo_Spirito%2C_sagrestia%2C_crocifisso_di_michelangelo_05.jpg
    44.4 KB · Shikime: 49
  • 647px-Michelangelo%2C_battaglia_dei_centauri%2C_casa_buonarroti.jpg
    647px-Michelangelo%2C_battaglia_dei_centauri%2C_casa_buonarroti.jpg
    76.3 KB · Shikime: 50
Veprat (Skulptura, Piktura)

Emri i Mikelangjelos lidhet thelbësisht me nje varg veprash që e kanë spikatur në historinë e arteve. Disa prej tyre gjenden në Qytetin e Vatikanit dhe njihen në të gjithë botën, si afresku në faqen e Cappella Sistina me pikturën Creazione di Adamo (Krijimi i Adamit) - një nga punët më të rëndësishme të artit perëndimor - dhe të madhin Giudizio Universale (Gjykim Botëror) të vendosur në murin mbi altar. Si skulptor, Mikelangjelo ka lënë , mes të tjerash, vepra të njohura si Pietà (Mëshirë) e lartë 1.80 m , gdhendur rreth vitit 1499 nga Mikelangjelo 24-vjeçar, Davidin dhe Moisiun, të menduar shembuj kulmorë të këtij lloj arti.

1489–1492, Madona mbi shkallë, Relief mramori Florenc, Casa Buonarroti
1492–1493, Beteja Kentaure, Relief mramori. Florenc, Casa Buonarroti
1496–1497, Baccus duke pirë (Skulptur) në Romë
1498–1499, Pietà (Skulptur) në Petersdom në Romë
1501–1504, David (Skulptur) në Florenc
1505–1515 dhe më vonë, skulptura për varrezat e Papa Julius II., ndër tjerash Skllaivi i vdekur, sot gjendet në Louvre, Paris), Moisiu.
1508–1512, Freskat e Kapellës sikstiane në Romë
1520–1534, Përmendoret e varrezave të dukës Giovanni dhe Lorenzo II. de Medici në kapellën Medici në Florenc
1524–1526, Biblioteka Medicea Laurenziana në Florenc
1534–1541, Gjykimi i ri në kapellën sikstiane
1560–1562, Santa Maria degli Angeli e dei Martiri në Romë
1547- , Udhëzim ndërtimi të Petersdom, Kuppel
 

Attachments

  • Entombment_Michelangelo.jpg
    Entombment_Michelangelo.jpg
    84.7 KB · Shikime: 52
  • Michelangelo_Buonarroti1.jpg
    Michelangelo_Buonarroti1.jpg
    70.7 KB · Shikime: 57
  • Michelangelo_Buonarroti_020.jpg
    Michelangelo_Buonarroti_020.jpg
    101.2 KB · Shikime: 48
  • Michelangelo_Buonarroti_046.jpg
    Michelangelo_Buonarroti_046.jpg
    42.3 KB · Shikime: 49

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top