Mustafa: Rama të respektojë fushatën kosovare. Ftoj Berishën në Kosovë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
75771.jpg


PRISHTINE-Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës, e planifikuar të mbahet me 16 nëntor në Prizren duket qe nuk është e rastësishme. Kjo mund të thuhet sipas interpretimit që është duke ju bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës e të cilët tashme kanë bërë planin për kundër reagim duke e ftuar në Kosovë, rivalin e Edi Ramës, ish-kryeministrin Sali Berisha që të vizitojë Kosovën para mbajtjes së balotazhit.

Në këtë parti, janë të bindur se koha dhe vendi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje nuk janë përzgjedhur për motive historike, patriotike apo të integrimit mbarëkombëtar, por janë në funksion të aktualitetit politik në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon të bëjë fushatën zgjedhore në Prizren, duke sjellë kryeministrat e vendeve fqinje. Këtë deklaratë Mustafa e ka bërë përmes rrjetit social ‘Facebook’.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri - Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës. Në kontinuitet, vërehet se Thaçi ka nevojë të ndërhyj në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa ka shkruar po ashtu se kryeministri Thaçi gjatë aktivitetit parazgjedhor ka organizuar tubim me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë, e më pas në ndihmë i erdhi edhe kryeministri serb.

“Gjatë aktivitetit parazgjedhor, Thaçi organizoi një tubim të madh në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë. Ndërkaq, në ndihmë i erdhi edhe Kryeministri i Serbisë me vizitën e tij serbëve të Kosovës. Por, nëse Thaçi ka nevojë që nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla t’i krijoj avantazhe partisë së tij dhe kandidatit të tij për Kryetar të Komunës së Prizrenit, konsideroj se këtë nevojë nuk e ka Rama”, shkruan më tutje ai.

Prandaj ai thotë se derisa Kosova respekton fushatën zgjedhore në Shqipëri, atëherë duhet të ketë respekt reciprok.
“Ne jemi dy shtete; kemi respektuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, prandaj edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë. Konsideroj se kultivimi i respektit reciprok është i shëndetshëm për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Mustafa.

(m.s/d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Mustafa: Rama të respektojë fushatën kosovare. Ftoj Berishën në Kosovë

Nuk e siguron dot ish-Kryeministrin Berisha me eskorten qe i nevojitet z.Isa Mustafa,nese e mban mend miku yt Berisha kur erdh ne Gjakove ku u shpall "Qytetar Nderi" ju kujtua e shkuara dhe mori masa te rrepta dhe te shumta per sigurine e tij...

Pastaj çfare influence do kishte Rama? I druheni ndonje 20-çe te Rames?!

kartmonedha-20-mij-lekshe-me-foton-e-Rames-300x300.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top