Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo


Pasi ndërroi jetë nëna e djaloshit tetë vjeçar, pasi kaloi pak kohë babai i tij u martua me një grua tjetër që do të bëhej njerka e tij. Babai, një ditë, pasi e sheh të mërzitur djalin e tij, e pyeti: Or bir, a ka ndonjë ndryshim me nënës së vjetër dhe asaj të resë, duke nënkuptuar njerkën? Djali gjithë naivitet i përgjigjet:

Nëna ime e vjetër më gënjente gjithmonë, kurse kjo e reja, jo.

Babai në habi e sipër, e pyeti: Si qenka kjo punë, more djalë?!

Djali i përgjigjet babait të tij, po me naivitet: Po ja, nëna ime e parë, kur luaja deri vonë, inatosej dhe më thoshte se nuk do të më jepte për të ngrënë nëse nuk shkoja shpejt në shtëpi. Unë as që vrisja mendjen, sepse e dija që ajo, gjithsesi, do të dilte për të më kërkuar me panik nëpër rrugicat e lagjes, derisa të më gjente, të më çonte në shtëpi dhe të më jepte darkën, qoftë edhe me zor. Kurse tani me nënën e re është tëresisht ndryshe. Kur më thotë: po nuk erdhe me vrap në shtëpi do të mbetesh pa ushqim, ajo e mban fjalën. Ja, kam që nga mbrëmë pa vënë ushqim në gojë unë.

Pas kësaj që dëgjoi, çfarë mund të bënte babai i shkretë veçse ta shtrengonte fëmijën e tij, i mbytur në lot, i ulur në gjunjë, duke kujtuar:

Njëri nënën, e tjetri bashkëshorten e tij e vërtetë.


vizi


 
Edhe thot cfar te bente babai i shkret! Po pse nuk paska femer tjeter me!!
 

besoj qe eshte vetem nje pershkrim rasti (ne temë), sepse normalisht sot shum shpejt po i nderrojn karrigat...
 
Edhe thot cfar te bente babai i shkret! Po pse nuk paska femer tjeter me!!


Nuk ka: të gjithë janë njësoj.
Nuk ka njerkë të mirë. (...jo absolutisht)

Mirëpo, pa keqkuptime e njëjta është edhe tek mashkulli.
Edhe një burrë nuk është i mirë ndaj fëmiut të gruas.
Arësyetimet mund të jenë të shumëllojshme..., por kryesorja
është xhelozia, "hisja" etj., etj...

Kjo punë dallon vetëm kur një çift vullnetarisht adapton një
fëmijë: atëherë i japin dashurinë s'ikur të ishte i tyre.


...mbi të gjitha mos e lashtë Zoti dikend jetim!
 
Eh sa shpejt zevendsohet gruaja.
Keq esht te te zevendesojn per se vdekuri,por me keq esht kur te zevendesojn per se gjalli.
Sa keq per grat e gjora :(.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top