Numrat më të rrezikshëm të magjisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Përgjatë historisë, magjistarët ose siç i quajmë në gjuhë teknike, iluzionistë, kanë kryer numra të mahnitshëm për të na zbavitur. Këto numra janë përmirësuar me kalimin e kohës dhe eksperiencës. Kombinimi i rrezikut me iluzionin ka rezultuar i suksesshëm për sytë e spektatorëve. Por nuk është gjithnjë aq e thjeshtë. Ka raste kur rreziku është real. Houdini mban rekordin për numrat e tij më të rrezikshëm. Një ndër to është dhe varrosja për së gjalli. Fillimisht ky numër është kryer fillimisht në Indi, por më pas e gjeti rrugën në bëmat e Houdinit. Sidoqoftë, për shkak të vdekjes së tij të papritur numri u shkurtua. Kjo s'i pengoi iluzionistët e tjerë ta provonin këtë numër vite më vonë. Në kohët e sotme, numri është kryer nga David Blaine dhe Criss Angel, por nuk fshihet fakti se ekziston një rrezik real në këtë lloj performance. Numri më i rrezikshëm që është kryer ndonjëherë është kapja e plumbit. Ky numër fatal ka marrë jetën e shumë iluzionistëve, asistentëve dhe spektatorëve, si dhe ka plagosur shumë të tjerë. Efekti themelor është një plumb në pistoletë, i cili qëllohet në drejtimin e iluzionistit, i cili përpiqet ta kapë me dorë ose me dhëmbë. Ky numër ka elementë sigurie në të, por shpeshherë është i rrezikshëm. Thuajse të gjithë mund të parë të paktën njëherë një iluzionist që pret një femër në dy pjesë dhe secili ka teorinë e tij sesi funksionon, por e vërteta është se ka disa mënyra për të kryer një numër të tillë. Një prej numrave më të famshëm është kryer nga iluzionisti Criss Angel, ku nuk ka kuti dhe sharra gjigande, vetëm ai dhe spektatori. Më 27 nëntor 2000 në "Time Square" në Manhatan, iluzionisti David Blane mendoi se ishte ide e mirë të ngrinte brenda një blloku akulli 6 tonësh për 63 orë. Ai u ngri në dy pjesë dhe konturet e trupit të tij u prenë, sa për ti dhënë mundësinë të kruante hundën ose të kryente ndonjë veprim tjetër. Ai gjithashtu kishte të lidhura tubat që i monitoronin organet jetësore, por prapë kjo mbetet një prej provave më të rrezikshme.

Kapja e plumbit
Numri më i rrezikshëm që është kryer ndonjëherë është kapja e plumbit. Ky numër fatal ka marrë jetën e shumë iluzionistëve, asistentëve dhe spektatorëve, si dhe ka plagosur shumë të tjerë. Efekti themelor është një plumb në pistoletë, i cili qëllohet në drejtimin e iluzionistit, i cili përpiqet ta kapë me dorë ose me dhëmbë. Ky numër ka elementë sigurie në të, por shpeshherë është i rrezikshëm.
Varrosja për së gjalli
Fillimisht ky numër është kryer fillimisht në Indi, por më pas e gjeti rrugën në bëmat e Houdinit. Sidoqoftë, për shkak të vdekjes së tij të papritur numri u shkurtua. Kjo s'i pengoi iluzionistët e tjerë ta provonin këtë numër vite më vonë. Në kohët e sotme, numri është kryer nga David Blaine dhe Criss Angel, por nuk fshihet fakti se ekziston një rrezik real në këtë lloj performance.
Uragani i zjarrit
Në vitin 2001 iluzinisti i famshëm, David Copperfield qëndroi në qendrën e një uragani zjarri dhe mbijetoi. "Mund të isha vdekur. Po e kaloj atë me një sens humori gjithsesi", u shpreh ca kohë më pas David Copperfield në lidhje me numrin e tij, i cili është i vetmi i këtij lloji.
Qelia kineze e torturës së ujit
Një tjetër numër i çmendur i shpikur nga Houdini ishte qelia e torturës së ujit. Iluzionisti vihet në pranga, kyçet e këmbëve të tij shtrëngohen në një mbajtëse. Ai qëndron në ajër dhe më pas ulet ngadalë në një cisternë uji të ngrirë. Sidoqoftë, Hudini nuk ka vdekur në cisternën e ujit të ngrirë, pavarësisht asaj që besohet.
Prerja e femrave në mes
Thuajse të gjithë mund të parë të paktën njëherë një iluzionist që pret një femër në dy pjesë dhe secili ka teorinë e tij sesi funksionon, por e vërteta është se ka disa mënyra për të kryer një numër të tillë. Një prej numrave më të famshëm është kryer nga iluzionisti Criss Angel, ku nuk ka kuti dhe sharra gjigande, vetëm ai dhe spektatori.
Dollapi i shpatave
Një tjetër numër klasikë i magjisë është kabineti i shpatave. Asistentja futet në një kuti të vogël, e cila më pas mbyllet. Iluzionisti më pas ngul shpata në çdo cep të mundshëm, duke mos lënë vend për t'u fshehur. Shpatat më pas hiqen dhe asistentja del e palënduar nga dollapi. Por rreziku mund të jetë real, nëse iluzionisti s'e kryen mirë numrin. Në histori ka pasur shumë raste dëmtimi nga ky numër.
Arratisja nga këmisha e forcës
Iluzionisti i famshëm Harry Houdini po vizitonte një spital psikiatrik, kur dalloi një person të ngecur në këmishën e forcës. Ai po përpiqej me gjithë forcën e tij të dilte nga jo, por ishte e pamundur. Houdini u mahnit me forcën e kësaj xhakete dhe iu duk sfida e përshtatshme për të, duke krijuar kështu një prej numrave më të famshëm të iluzionistëve deri më sot. Por që atëherë është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, sidomos kur bëhet nën ujë.
Ngrirja në bllok akulli
Më 27 nëntor 2000 në "Time Square" në Manhatan, iluzionisti David Blane mendoi se ishte ide e mirë të ngrinte brenda një blloku akulli 6 tonësh për 63 orë. Ai u ngri në dy pjesë dhe konturet e trupit të tij u prenë, sa për ti dhënë mundësinë të kruante hundën ose të kryente ndonjë veprim tjetër. Ai gjithashtu kishte të lidhura tubat që i monitoronin organet jetësore, por prapë kjo mbetet një prej provave më të rrezikshme.
Gozhda
Ky numër mund të mos jetë shumë i rrezikshëm, por u ka shkaktuar shumë njerëzve dhimbjet për shumë vite. Gozhda futet në një guaskë me polisteral dhe spektatorët e fshehin atë. Ai më pas del dhe përplas duart në dy prej kupave, duke e lënë gozhdën brenda të paprekur. Duket e mahnitshme, por nëse diçka nuk shkon si duhet iluzionisti dëmtohet jo pak.
Arratisja nga malet ruse
Iluzionisti, fitues i shumë çmimeve, Lance Burton, teksa u lidh me pranga pas hekurave të një prej lojërave më të rrezikshme që janë "Malet ruse", i duhet të kapë çelësat dhe të hapë drynin përpara se të arrijë në kulmin e shpejtësisë. E vetmja gjë që do e bënte këtë numër më të rrezikshëm do ishte nëse aty do binte zjarri.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top