Futja në tregun e telefonisë celulare të operatorit të katërt e krijuar nga PTK e Kosoves dhe biznesi shqipetar do të sjellë reduktim të mëtejshëm të tarifave. Për “Mobile 4 Al”, sipas drejtuesve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tarifa e terminimit do të jetë objekt negociatash midis këtij operatori dhe operatorëve të tjerë celularë.
Sipas AKEP-së rregullimi i tarifave të terminimit të operatorëve celularë duhet të vijojë edhe gjatë periudhës 1 shtator 2009 deri më 31 gusht 2010.
“Përdorimi i asimetrisë është i justifikuar edhe për operatorin e katërt celular, “Mobile 4 Al” që pritet të fillojë ofrimin e shërbimeve në fund të vitit 2009. AKEP-ja gjykon se aplikimi i asimetrisë për tarifën e terminimit të “Eagle Mobile” dhe tarifës së terminimit në “AMC” dhe “Vodafone” është i justifikuar, duke gjykuar se “Eagle Mobile” ka hyrë në treg në mars 2008, që do të thotë 7-8 vjet më vonë se kompanitë “Vodafone” dhe “AMC””, - vlerëson analiza e tregut e AKEP-së.
Sipas specialistëve të këtij autoriteti, në momentin kohor të hyrjes në treg të “Eagle Mobile”, tregu celular kishte arritur në afërsisht 2.3 milionë përdorues apo mbi 70 për qind penetrim.
*telegrafi*