Osteoporoza dhe densitometria

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pesha trupore dhe osteoporoza


f.0903024307730_m.jpg

Një studim i shkencëtarëve norvegjez sugjeron që meshkujt të cilët janë të hollë në moshë mesatare, janë më të rrezikuar që më vonë të vuajnë nga osteoporoza.Hulumtuesit nga Universiteti i Oslos kanë njoftuar se zvogëlimi i masës trupore ndërmjet moshës 47 dhe 77- vjeçare te meshkujt, rrit prirjen për t’u zhvilluar osteoporoza, ndërkoha rritja e peshës trupore në këtë moshë e zvogëlon këtë prirje.

Megjithatë, shkencëtarët edhe më tutje rekomandojnë që pesha trupore të jetë mesatare, e shëndetshme dhe stabile.

Osteoporoza është sëmundje e eshtrave e cila çon në rritjen e rrezikut për frakturë të eshtrave.
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Ushtrimet trupore mbrojnë nga osteoporoza

Ushtrimet trupore në moshën e adoleshencës ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të eshtrave pas menopauzës, njoftojnë shkencëtarët japonezë.
Revista “British Journal of Sports Medicine” ka publikuar rezultatet e një studimi ku kanë marrë pjese 46 femra të moshës mbi 52-vjeçare, të cilat iu janë përgjigjur pyetjeve të ekspertëve nga Universiteti i Suzukit në lidhje me aktivitetin trupor në moshën e adoleshencës

Në bazë të këtyre rezultateve është treguar se aktiviteti trupor në moshë të re, siç është p.sh. notimi, në moshën e mëvonshme iu ndihmon femrave në ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe në këtë mënyrë pengon zhvillimin e osteoporozës.
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Grejpfruti është mbrojtës natyror nga osteoporoza

Përbërësit e pulpës se grejpfrutit te kuq kane efekt pozitiv ne organizëm,mes tjerash i forcojnë kockat dhe kështu e zvogëlojnë rrezikun nga osteoporoza.

Shkencëtarët nga Universiteti A&M ne Teksas e kane bere një hulumtim për ndikimin e përbërësve te këtij fryti ne tri grupe minjsh.
Grupin te pare fare nuk i është dhëne grejpfruti,grupit te dyte i është dhëne 5% te përbërjes se gjithëmbarshme te ushqimit,derisa grupit te trete i është dhënë 10 % te përbërjes se gjithëmbarshme te ushqimit.

Pas 60 ditësh te grupi i pare është vërejtur rënie e dukshme e kualitetit te kockave,te grupi i dyte ky efekt ka qene me i dobët,kurse te grupi i trete shume pak janë vërejtur ndryshime ne kocka.
Prandaj konsumimi sa me i madh i grejpfrutit e zvogëlon rrezikun nga osteoporoza.
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Ja kush preket nga osteoporoza dhe simptomat

Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave në vendin tonë, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojë e këtij veprimi kocka bëhet e brishtë dhe lehtësisht e thyeshme. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë. Zakonisht kockat që thyhen janë ato të shtyllës kurrizore çka e bën edhe më vdekjeprurëse këtë sëmundje. Kjo bëhet shkak për dhimbje në gju dhe kofshë.
Kush preket nga osteoporoza
Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Instituti kombëtar amerikan i shëndetit përllogarit se gratë 30 – 40 vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 përqind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj.
Trajtimi i osteoporozës
Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti. Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës. Për kurimin e osteoporozes perdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv. Kohët e fundit këto terapi janë zëvendësuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, të cilat janë barna me efekte anësore të pakta dhe që ulin ndjeshëm incidencën e thyerjes të kockave. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteroporozën dhe pasojat e saj fatale në trup.
Shenjat dhe simptomat më të cilat shfaqet osteoporoza
1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në mëngjes
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave
Sëmundja e kockave, osteoporoza
Osteoporoza është një sëmundje kockash. Këto të fundit dobësohen dhe humbin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të thyhen. Njerëz me këtë sëmundje kanë një rrezok për plasaritje edhe në lëvizje të përditshme, si për shembull duke u përkulur, por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kësaj sëmundje mund të shfaqet për shkak të ndryshimeve të hormoneve te gratë, mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit. Kjo sëmundje nga statistikat është më e përhapur tek grate e racës së bardhë dhe të verdhë ,aziatike. ثshtë më e rralle tek gratë e racës së zezë. Mjekimi i përshtatshëm I osteoporozës mund të japë përparime në mirëmbajtjen e sasisë së kockave dhe të pakësojë simptomat që mund të shfaqen. Por sasia e kockave nuk kthehet në normalitet, por me mjekime risku ulet në mënyrë drastike.
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Efektet e sojës mbi kockat
Shkencëtarët kanë pasur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës. Mjekja Lampe, në bashkëpunim me tre institute mjekësore në Holandë, studiuan efektet e sojës tek gratë mes moshave 60 - 75 vjeç. Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 100 grave për një vit, duke matur densitetin e kockave të tyre dhe nivelin e kolesterinës. Në moshën 60 vjeç, mund të jetë shumë vonë për proteinën soja që të ketë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim. Mjekja Lampe thotë se nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se përdorimi i sojës është i dëmshëm, në fakt soja është një burim i plotë proteinash. Tek soja gjendet edhe një element i ngjashëm me estrogjenin, që quhet Isoflavones.
Sëmundja e kockave dhe depresioni
Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i kockave ose osteoporoza, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç. Doktor Philip Gold thotë se gratë para periudhës së menopauzës që kanë kaluar depresion, kanë 30 përqind gjasa të preken nga dobësimi i kockave. Mjekët rekomandojnë që gratë të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave, por edhe për t’i regjeneruar ato, duke pakësuar kështu rrezikun e frakturave.
Vitamina K shmang osteoporozën
Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Përveç ilaçeve metoda më e mire e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi si dhe çdo karota, portokalle, të cilat përmbajnë ë vitaminën D.
TO
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Osteoporoza

Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalçiumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën.Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kan një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporoz. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauses janë më të predispozuarat.
Sa lloj osteoporoze ka?

Ka tre lloj osteoporoze:

1) Shihet më shpesh tek gratë. Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rrreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.


2) Shihet tek moshat e mëdha. Thamë se sidomos pas moshës 45 vjeç dominonte shkatërrimi i kockave i cili pas moshës 70 vjeç theksohet akoma dhe më shumë sa që me një rënie edhe nga një lartësi tepër e vogël mund të shkaktojë thyerje të kockës.

3) Ky lloj ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi. Si p.sh tek pacientët që për shkak të azmës, allergjisë, sëmundjeve reumatizmale përdorin kortizon për një kohë të gjatë.


Cilat janë shenjat e osteoporozës?

Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës.Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave.Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.
 
Titulli: Pesha trupore dhe osteoporoza

Kush rrezikohet më shumë?
Gratë
Ato që janë të dobëta
Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.
Ato që hyjnë herët në menopauzë.
Ato që kanë pak lëvizje.

Ato që përdorin alkol dhe cigare.
Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.
Ato që përdorin kortizon.
Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.
Ato që kanë bërë shumë lindje
Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.


A kanë rëndësi aktivitetet fizike?

Po, ato janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave.
Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe.


A ka vlerë kalçiumi dhe vitamina D?


Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalçium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalçiumi duhet më mire të merret me diet.Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompesohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalçiumi.

Si ndikon alkoli dhe cigarja?

Alkoli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalçiumit dhe pakëson fomimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi.Gjithashtu prish edhe thithjen e kalçiumit . Alkli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirorozë hepatike apo acidozë metabolike.Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij.
Duhani me nikotinën që përmban bëhet shak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitamins D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalçiumit. Gratë që pijnë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët.


Diagnostikimi.

Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA. Nuk e dëmton të sëmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompiuter. Kjo mund të zgjasi rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte roentgen. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rret 30% e masës së kockës është pakësuar.Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.
 
Kanabisi dhe osteoporoza


Shkencëtarët skocezë nga Universiteti i Edinburghut kanë vërejtur se ndikimi i kanabisit në shëndetin e eshtrave mund të ndryshojë në mënyrë drastike, varësisht nga konsumuesi.

Rezultatet e botuara në revistën “Cell Metabolism” tregojnë se te të rinjtë, kanabisi mund t’i dobësojë eshtrat, ndërsa te moshat e shtyra marrja e kësaj drogë paraqet rrezik për shfaqjen e osteoporozës.

Hulumtimet e reja të realizuara në kafshë sugjerojnë se kanabisi mund ta aktivizojë molekulën CB1, e cila është e pranishme natyrshëm në organizëm, dhe ka rol kryesor në zhvillimin e osteoporozës.

Në përgjithësi, llogaritet se nga osteoporoza në moshë të shtyrë, vuajnë 30% e femrave dhe 12% e meshkujve.
*telegrafi*
 
Osteoporoza dhe densitometria

Osteoporoza, apo ashti poroz, është sëmundje që karakterizohet me masë të ulët ashtërore dhe çrregullim të strukturës së indit ashtëror, e cila pastaj bëhet shkas për thyeshmëri të rritur të ashtit dhe tendencë për fraktura, në veçanti të kërdhokullave, kurrizit dhe kyçit të dorës.

Osteoporoza është kërcënimi kryesor për shëndetin e më shumë se gjysmës (55%) së popullatës mbi 50 vjeç. Femrat në periudhën pas menopauzës janë katërfish më të rrezikuara nga osteoporoza se meshkujt e moshës së njëjtë. Megjithëse kjo sëmundje konsiderohet si problem i të moshuarve, ajo mund të atakojë në çdo moshë.

Simptomat

Osteoporoza shpesh quhet “sëmundje e qetë" sepse humbja, dobësimi i ashtit nuk jep simptome. Njerëzit nuk do të dyshojnë se kanë osteoporozë deri sa eshtrat të dobësohen në atë masë që një traumë minimale bëhet shkas për frakturë të ashtit apo kolaps të vertebrës, duke shkaktuar dhembje të fortë të kurrizit, humbje të gjatësisë, apo deformime si kifoza etj.

Faktorët e rrezikut

Disa nga kategoritë e popullatës janë më të rrezikuara nga osteoporoza. Faktorët që rrisin mundësinë për zhvillimin e osteoporozës dhe frakturave quhen “faktorë të rrezikut” dhe të tillë janë:

• Përjetimi i frakturës pas moshës 50 vjeçare;
• Përjetimi i frakturës nga anëtarët e ngushtë të familjes;
• Konstitucioni: te qenit i hajthëm dhe i gjatë;
• Mosha e shtyrë;
• Prania e osteoporozës në familje;
• Mungesa e estrogjeneve si rezultat i menopauzës, e në veçanti asaj të hershme apo të shkaktuar nga intervenimi kirurgjik;
• Anorexia nervosa;
• Mungesa e kalciumit në ushqim gjatë jetës;
• Mungesa e vitaminës D;
• Trajtimi me ilaçe te caktuara (kortikosteroide, kemoterapi, antikonvulsant, etj)
• Prania e sëmundjeve të caktuara kronike;
• Vlerat e ulëta të testosteronit te meshkujt;
• Një stil i jetës joaktiv;
• Pirja e duhanit;
• Pirja e tepruar e alkoolit;
• Mungesa e periodave menstruale (amenorrhea);
Detektimi

Testet e specializuara të quajtura teste të densitetit mineral të ashtit (bone mineral density; BMD) mundësojnë matjen e densitetit të eshtrave në pjesë të ndryshme të trupit.

Parandalimi

• Dieta e balancuar, e pasur me kalcium dhe vitaminë D;
• Ushtrimet fizike;
• Jeta e shëndetshme, pa duhan dhe alkool të tepruar;
• Konsultimi me kohë i profesionistit për “shëndetin e eshtrave”
• Testimi i densitetit të eshtrave dhe, sipas nevojës, trajtimi adekuat

Medikamentet

Megjithëse osteoporoza nuk është sëmundje që shërohet, ilaçet e pranuara për mjekimin dhe parandalimin e osteoporozës te gratë pas menopauzës janë:

Medikamentet antiresorptive– bifosfonatet

- Alendronate dhe alendronate me vitamin D ( te njohur si Fosamax® dhe Fosamax® plus D);
- Ibandronate (I njohur në treg si Boniva®);
- Risedronate dhe risedronate me kalcium (të njohur si Actonel® dhe Actonel® me kalcium);
- Zoledronic Acid (brand name Reclast®).

Medikamentet antiresorptive

Calcitonina (me emrat Fortical® dhe Miacalcin®)

Terapia me hormone Estrogjene (në dispozicion shumë preparate komerciale)

• Megjithëse të aprovuara për trajtim, duhet dhënë përparësi preparateve tjera për shkak të efekteve anësore;

Modulatorët selektiv të receptorëve estrogjenik (SERMs)
Raloxifene (i njohur si Evista®).

Medikamentet ndërtuese (anabolike) të ashtit

Teriparatide – Parathyroid Hormone ( Forteo®)

اka ka është densitometria?

Skanimi i dendësisë së ashtit, metodë kjo e njohur edhe si absorbometria radiografike me energji të dyfishtë ose densitometri, është një formë e avancuar e teknologjisë radiografike që shërben për matjen e dobësimit të ashtit. Densitometria është bërë një standard i pranuar për vlerësimin e dendësisë minerale të ashtit.

Densitometria më së shpeshti realizohet duke skanuar pjesën e poshtme të kurrizit dhe kërdhokullat. Aparatet portabël për densitometri që përdorin valët e ultratingullit e jo rrezet X mundësojnë matjen e dendësisë së ashtit në kyçin e dorës, gishta dhe thembër, dhe mund të përdoren për qëllime skriningu.

Për çfarë qëllimesh përdoret densitometria?

Densitometria më së shpeshti përdoret për zbulimin e hershëm te osteoporozës, një çrregullim që shumë shpesh e hasim te gratë pas menopauzës, por gjithashtu e hasim shpesh edhe te meshkujt. Osteoporoza konsiston në humbjen graduale të kalciumit duke e bërë ashtin më të “hollë” dhe më lehtë të thyeshëm.

Skanimi densitometrik ka rëndësi të veçantë edhe për vlerësimin e efekteve të trajtimit për osteoporozë dhe patologjive tjera që shkaktojnë demineralizim (humbje) të ashtit.

Testi densiotometrik mund të përcaktojë edhe rrezikun për zhvillimin e frakturave te një individ i caktuar.

Përcaktimi i dendësisë së ashtit me densitometri rekomandohet fuqishëm nëse:

* Jeni femër në periudhën pas menopauzës dhe nuk merrni estrogjene;

* Ju apo nëna juaj keni përjetuar frakturë të kërdhokullës apo pini duhan;

* Jeni një femër në periudhën e pas menopauzës me gjatësi mbi mesatare apo/dhe e hajthm;

* Jeni mashkull me gjendje klinike që shoqërohen me dobësimin e ashtit;

* Përdorni barëra që dihet se shkaktojnë dobësim të ashtit, duke përfshirë këtu kortikosteroidet si Prednisona, ilaçet për mjekimin e konvulzioneve si Diolantina dhe disa nga barbituratet ose terapia substitutive tiroidiene;

* Vuani nga diabeti tip 1, sëmundje të mëlçisë, të veshkës apo në familje keni të sëmurë nga osteoporoza;

* Vuani nga sëmurjet e gjëndrës tiroide si hyperthyroidismi;

* Vuani nga sëmundjet e paratiroidës sikurse hyperparathyroidismi;

* Keni përjetuar frakturë pas një traume të lehtë;

* Keni të dhëna radiografike për frakturë të unazave ose shenja tjera të osteoporozës.
Ekzaminimi lumbal lateral i kurrizit që është një ekzaminim me doza të ulta të rrezeve X dhe që përdoret si test skrining për fraktura të unazave të kurrizit duhet rekomanduar pacientëve të moshuar, në veçanti kur:

* Konstatohet humbja më shumë se 2 cm të gjatësisë trupore;
* Kanë dhembje të papritur të kurrizit;
* Nëse skanimi densitometrik jep rezultate kufitare.

Si duhet bërë përgatitja për ekzaminim?

- Në ditën e ekzaminimit mund të ushqeheni normalisht. Nuk duhet marrë preparate të kalciumit së paku 24 orë para ekzaminimit.

- Duhet të vishni rroba të lehta dhe të rehatshme duke iu shmangur rrobave që përmbajnë pjesë metalike (pulla metalike, zinxhirë, mbërthyes apo rrypa).

- Mund të kërkohet nga ju që t’i heqin disa nga rrobat, syzet, bizhuteritë dhe objektet metalike që mund të interferojnë me imazhet radiografike.

Informoni mjekun nëse keni pasur ndonjë ekzaminim radiologjik me barium apo me kontrast radiologjik për tomografi te kompjuterizuar CT) apo skanim me radioizotope (scintigrafi). Në raste të tilla duhet shtyrë ekzaminimin për 10-14 ditë.

Gratë duhet informuar teknikun apo mjekun nëse ekziston dyshimi për shtatzënësi sepse testi nuk duhet aplikuar në shtatzëni për shkak të rrezikut për fetusin. Nëse ekzaminimi është i domosdoshëm, atëherë duhet marrë masat për rrezatim sa me të ulët të fetusit.

SI FUNKSIONON DENSITOMETRIA QENDRORE/Whole Body

Përparësitë dhe mangësitë

Densitometria qendrore emeton një vrushkull rrezesh të buta X me dy nivele energjetike: njëri absorbohet në indet e buta dhe tjetri në eshtra. Sasia e absorbuar nga indet e buta “zbritet” nga sasia e përgjithshme e energjisë së absorbuar dhe mbetja do të japë dendësinë minerale të ashtit.

Densitometri posedon një program të sofistikuar kompjuterik që bën llogaritjen dhe prezantimin në ekran të matjeve densitometrike. Përveç ekzaminimit të tërë trupit, procedurat standarde janë: matja e dendësisë në vertebrat lumbale, në kërdhokulla dhe në kyçin e dorës.

Një procedurë plotësuese është i ashtuquajturi Ekzaminim Vertebral Lateral (Lateral Vertebral Assesment) që mundëson skriningun e frakturave vertebrale. Kjo procedurë është e padëmshme, realizohet shpejtë dhe është e padhembshme (joinvazive). Doza e absorbuar është 0,01 mSv që është përafërsisht doza ditore që absorbon organizmi nga radioaktiviteti natyror bazal (background) ose 1/10 e një radiografie të mushkërive.

* Një densitometër portabël që emeton rreze ultraviolete bën testimin e dendësisë së ashtit në pjesët periferike si gishti, thembra apo kyçi i dorës, mirëpo për shkak të variacioneve të masës së ashtit në lokacione të ndryshme, matja e thembrës nuk është gjithmonë një test i saktë për vlerësimin e dendësisë në kurriz dhe kërdhokulla.

Kush e bën interpretimin e rezultatit dhe çfarë parametra fitojmë?

Analizën e rezultateve të ekzaminimit e bën radiologu i trajnuar për mbikëqyrje dhe interpretim të rezultateve por skanimi densitometrik mund të interpretohet edhe nga reumatologu apo endokrinologu. Telegrafi
 
Liri kundër osteoporozës


Përveç për zemër dhe enë të gjakut liri respektivisht vaji i lirit është i mirë edhe për eshtrat, bëjnë të ditur studimet e reja të shkencëtarëve egjiptian.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kajros kanë zhvilluar hulumtime në kafshë duke vërejtur ndikimin e vajit të lirit në dinamikën e markerëve që tregojnë ndërtimin-zbërthimin e eshtrave, respektivisht të dendësimit të eshtrave.

Grupi i studiuar ka qenë në gjendje identike me diabetin ose post-menopauzën sa i takon osteoporozës. ثshtë vërejtur se dobësimi i eshtrave ka qenë i intensifikuar në grupin e diabetit, ndërsa dukshëm është zvogëluar në të dyja grupet me përdorimin e vajit të lirit të pasur me acidet yndyrore të pangopura omega-3.

Duke marrë parasysh numrin gjithnjë e më të madh të diabetikëve, pastaj rreziqet tjera të cilat me vete sjellin edhe osteoporozën, kjo formë e parandalimit sigurisht se duhet të merret parasysh. Shkencëtarët premtojnë studime të mëtejme.
•Telegrafi•
 
Titulli: Osteoporoza dhe densitometria

اka duhet të dinë femrat për osteoporozë

Osteoporoza është sëmundje e eshtrave e cila karakterizohet me rrezik për fraktura, sidomos te femrat në menopauzë. Fatmirësisht, mund të merren hapa përkatës me qëllim që të zvogëlohet rreziku i paraqitjes së osteoporozës dhe të parandalohen frakturat serioze të cilat janë pasojë e kësaj sëmundjeje.
Për mjekimin e osteoporozës ekzistojnë barna të cilët mund të ndihmojnë që eshtrat e juaja të bëhen më të fortë dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku për fraktura.
اdo e dyta femër dhe çdo i pesti mashkull është i rrezikuar që të përjetojë një frakturë që mund të jetë pasojë e osteoporozës. Lëndimet e vogla, të cilat te personat e shëndoshë nuk shkaktojnë thyerje, te personat me osteoporozë mund të shkaktojnë thyerjen e legenit, unazave të kurrizit ose parakrahut.
Në menopauzë, vezoret nuk prodhojnë më estrogjenin i cili i mbron eshtrat. Nga ky moment fillon procesi i humbjes së masës eshtërore te femrat.
osteo-foto-1(1).jpg

Diagnostikimi
Osteoporoza diagnostikohet me “fotografimin” (matjen e dendësisë) së eshtrave të shtyllës kurrizore dhe legenit me osteodenzitometër (DEXA). ثshtë me rëndësi të dihet se gjatë këtij fotografimi nuk ka rrezatim dhe se zgjat vetëm disa minuta.
Disa karakteristika për osteoporozën:
- Mosha nuk është i vetmi faktor i rrezikut për osteoporozë
- Mënyra e jetesës, sëmundjet tjera dhe përdorimi i disa barnave, mund të shkaktojë paraqitjen e kësaj sëmundjeje
- Matja e thjeshtë e dendësisë së eshtrave me anë të osteodenzitometërit mund t’u ofrojë informata për fortësinë e eshtrave tuaja
- Ekzistojnë barna të cilat mund ta risin dendësinë minerale të eshtrave dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga frakturat
osteo-foto-2(1).jpg

Mjekimi
Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale të cilat veprojnë duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bëjnë rritjen e dendësisë së eshtrave dhe zvogëlojnë rrezikun për frakturë.
Mjekimi i osteoporozës përfshin:
- Bisfosfonat (çdo ditë, javë ose muaj)
- Vitamina D (çdo ditë)
- Kalciumi (çdo ditë)
- Ushtrimet (ecja, vallëzimi, ecja e shpejtë)
/Telegrafi/
 
Titulli: Osteoporoza dhe densitometria

Birra forcon eshtrat e femrave

Birra është një pije e cila kryesisht lidhet me botën e meshkujve dhe presim që gjithmonë i pasionuari ndaj birrës, të jetë mashkull. Mirëpo, në bazë të rezultatit të studimit më të ri shkencor, gratë do të duhej t’u bashkoheshin meshkujve në konsumimin e rregullt të birrës, sepse kjo pije freskuese i forcon edhe eshtrat. Nëse nuk jeni një adhuruese e birrës, ndoshta ky zbulim interesant do t’ua ndryshojë mendimin. Një grup i studiuesve spanjollë fillimisht ka testuar 1700 femra të shëndosha të moshës mesatare 48 vjeçe rreth shprehurës së tyre për konsumimin e pijeve alkoolike, ndërsa më pas janë bërë kontrollet me ultrazë dhe atë të eshtrave të dorës, sepse në gishta gjithmonë së pari paraqiten simptomat e osteoporozës. Sipas pohimit të shkencëtarëve, eshtrat e femrave që rregullisht kënaqen në birrë, në të vërtetë janë më të dendur dhe më të fortë dhe kjo do të thotë se këta persona do të kenë gjasa më të vogla që të sëmuren nga osteoporoza. Nëse i besohet këtij studimi të pazakontë, edhe konsumimi i sasive të vogla të birrës mund të kontribuojë në shëndetin e eshtrave, çka mund të konkludojmë se nuk duhet tepruar në asgjë, edhe kur bëhet fjalë për birrën.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top