Parfumi qe te dobeson

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1425985
Nga dieta të ndryshme, në produkte të tjera kozmetike, janë të shumtë produktet që pretendojnë se mund të shkaktojnë humbje të rëndësishme në peshë. Së fundmi, këtyre produkteve u është shtuar për befasinë e të gjithëve edhe një parfum, i zhvilluar nga kompania franceze Robertet. I quajtur “Prends-moi” (më merrni), parfumi në fjalë pretendon se ka veti të shumta, midis të cilave edhe ajo e relaksimit apo humbjes së peshës.

Sipas prodhuesve, parfumi në fjalë është në gjendje që të kombinojë aromaterapinë me neurokozmetikën, duke krijuar mbi lëkurë një ndjesi të vazhdueshme freskie.

Njëkohësisht, formula e përbërë nga përbëres si kafeina, karnitina dhe spirulina, është në gjendje që të aktivizojë dy përbërës që kanë një rol direkt në shpërbërjen e yndyrrnave, rrjedhimisht edhe dhjamrave të depozituar në trup.

Në një studim të kryer mbi një grup vullnetaresh të moshave 18-70 vjeçare, 75% e tyre dëshmuan se pas përdorimit të parfumit, patën një reduktim në oreks, ndërsa 73% dëshmuan një ndienjë të vazhdueshme kënaqësie në lëkurë./Shqiperia

(ps: menyra me e mire per tu dobesuar eshte nje djete me ushqim te shendetcem + sport. Te gjitha dietat mbrekulli qe heqin kg per 1 jave/muaj, kur ndalohen, rifillon ngritja ne peshe. Keshtu qe eshte me e rendesishme ti impononi vetes nje stil jete te shendetcem, ta ndiqni tere jeten, se sa te beni dieta drastike qe nuk kane rezultate afatgjate).
 
Titulli: Parfumi qe te dobeson

Kesaj i thone dieta ne xhep. E paramendoje se sa parfume do kene gocat tash ne cantat e tyre: Nje per djerse, nje per dobesime, nje per arome, nje per .....:kohe:
 
Titulli: Parfumi qe te dobeson

Kaq arome te mire do kete sa qe te pret oreksin :p
 
Titulli: Parfumi qe te dobeson

Hahahha, tani ca ka ngel? Vec lapsi i syve qe te ndryshon ngjyren e syve :p :p
Se buzekuq qe te fryn buzet e parfumm qe te dobeson po degjojm..:D
 
Titulli: Parfumi qe te dobeson

kafeina, karnitina dhe spirulina, mjafton te lexosh emrin e te ik oreksi lolol
sidomos kjo e fundit :p
 
Pe: Parfumi qe te dobeson

Marrezira me brire...Pervec fjaleve te mira pasi komercializem eshte cdo gje,do doja te dija efektet anesore cilat jane??...
 
Titulli: Parfumi qe te dobeson

Po normale qe do dobesohen njerezit sa i bejn leket ste ben gje tjeter LOL.
 
Re: Parfumi qe te dobeson

Do i dembelizoni njerezit keshtu :p. Ska si aktiviteti fizik :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top