Përse dalin sytë e kuq në fotografi?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Përse dalin sytë e kuq në fotografi?


Shiko fotografinë 1792068

Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë. Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant?

Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar. Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit – shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit. Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq, transmeton Telegrafi.

Arsyeja se përse keni sy të kuqe mund të jetë se shikoni direkt në lentet e kamerës. Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke shikuar në një poç elektrik pak momente para se të dilni në fotografi. Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, gjë që i jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.

Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit. Njerëzit me lëkurë të ndritshme dhe sy të kaltër ose të gjelbër, kanë tendenca të kenë më pak melaninë dhe janë më të prirë t’ju shfaqet efekti i syve të kuq nëpër fotografi. /GE/
 
Nipit tim cdo here i dalin syt e kuq ne foto..tash u hoq dilema pas keti shkrimi.
 
Po kur e ke tymosur nje here para fotos, apo kete se kan zbuluar akoma LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top