Pesë ditë nga Super Kupa, çmimet shkojnë në qiell në Shkup

legjenda

Tetova
Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me një ndeshje të futbollit të nivelit të lartë.
Eufori, birrë dhe së shpejti edhe ekipet e Mançester Junajted dhe Real Madridit do të vijnë në Shkup, të shoqëruar nga një ushtri e tërë tifozësh. Gazetari i njohur i sportit Toni Stojanovski, thotë se ndeshjet e tilla kudo në botë shfrytëzohen edhe për përfitime ekonomike.

“I bëjmë të gjitha gjërat që zakonisht i bën çdo nikoqir i një ngjarjeje të tillë. Për shembull, akomodimi në një natë në Kardif, ku u mbajt para dy muajve finalja e Ligës së Kampionëve, kushtonte 900 funte që është mbi 1000 euro për një dhomë dy krevatëshe për vetëm një natë”, tha Toni Stojanovski, gazetar.

Zyrtarët e qytetit, thonë se pak para ndeshjes janë realizuar të gjitha kërkesat e federatës futbollistike Evropiane. Priten mbi 20 mijë vizitues në Shkup, të cilët përveç në stadiumin e qytetit, do të shëtisin nëpër qytet dhe ndoshta do të qëndrojnë këtu edhe disa ditë më shumë.

“Pritjet janë të mëdha. Ne jemi duke negociuar me kafenetë dhe restorantet të cilat duhet të ofrojnë shërbim cilësor, pasi që qëllimi ynë nuk është që vizitorët vetëm të vijë dhe të shikojnë futboll dhe të shkojnë”, u shpreh Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Disa nga vizitorët kanë më shumë fat që të kalojnë më lirë tek nikoqirët shkupjan të cilët ofruan akomodim falas, por disa të tjerë do të duhet të paguajnë edhe 500 euro për një natë në hotelet e Shkupit. Interesimi i tifozëve Anglez për ndeshjen në Shkup si duket ishte nxitja më e madhe që pronarët e hoteleve ti risin çmimet “deri në qiell”. Por të gjithë shpresojnë se së paku birra do të ngelet me çmimin e njëjtë që ti freskojë fansat të cilët do të gjenden në mes të fazës së portokalltë me temperatura deri më 40 gradë celsius nëpër gjithë Maqedoninë.

TEMAT:MAQEDONISUPER KUPAUEFA
screenshot-7_1501780185-3431611.png
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top