Presidenti hedh poshtë spekulimet për votën e tij

MasteR

I'm offline
f.0521090400601_m.jpg


Presidenti Topi hodhi poshtë spekulimet për hedhjen e votës së tij në kutinë e gabuar.
Zëdhënësja e presidentit Mimoza Koçiu tha se “presidenti i Republikës, Bamir Topi hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 maj për organet e qeverisjes vendore”.

“Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, tha ajo.

Në reagimin e presidentit, theksohet gjithashtu se “çdo qytetar i interesuar ka pasur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt”. “اdo aludim tjetër mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës, si dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa në administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve”, thekson kreut i shtetit, raportoi të shtunën e përditshmja Gazeta Shqiptare./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top