PROJEKTI/Superport në Karpen të Kavajës!

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1427728

Shqipëria mund të ketë një superport nëse do të bëhet realitet një propozim i 6 kompanive të mëdha për të ndërtuar një port të ri në Karpen të Kavajës, sipas neës 24 që thotë se ka në dorë detaje të një projekti që përmendet për herë të parë. Projekti është propozuar nga 5 kompani amerikane dhe 1 britanike.

Porti i Karpenit në Kavajë do të jetë një port i madh për anije të tonazhit të lartë dhe do të ndërtohet për 6 vite . Porti i Karpenit të Kavajës parashikohet të jetë porti më i madh në Mesdhe.

Ndërkaq ndërtimi i Portit pritet të sjellë edhe një impakt të madh social. Sipas llogarive numri i të punësuarve arrin në 63 mijë vetë.

Ndërkaq vlera e investimit pritet të shkojë në 5 miliardë dollarë, vlerë kjo më e madhe se sa buxheti vjetor i Shqipërisë.
Droni.al
 
Titulli: PROJEKTI/Superport në Karpen të Kavajës!

Shiko fotografinë 1414913

TIRANE, 15 Korrik/ATSH/- Qeveria ka dërguar në Parlament një projektligj, i cili parashikon ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës me vlerë 5 miliardë dollarë.

Sipas relacionit shoqërues, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë, për negocimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited” për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike.

Star Bridge Port Developments Limited është një subjekt për qëllime të veçanta, i regjistruar në Angli dhe Uells dhe i përbërë nga kompani prestigjoze në fushën e projektimit dhe ndërtimit të porteve, arkitekturës dhe konsulencës për projektet e porteve e më gjerë, të tilla si AECOM, SFTA, Ramboll, RVT Architects, Summa. Kjo kompani nuk është e regjistruar si subjekt i ligjit shqiptar pasi në këtë fazë nuk është detyrim ligjor. Kompania do të regjistrohet pas nënshkrimit të kontratës.

“Nga një vlerësim paraprak i projektit “Morgan” i paraqitur nga aleanca e kompanive të mirënjohura në fushën e projektimit, ndërtimit dhe operimit të porteve strategjike në botë, të përfaqësuara nga subjekti për qëllime të veçanta “Star Bridge Port Developments Limited”, propozimi i sjellë përbën një investim strategjik, i pari i këtyre përmasave në Shqipëri dhe një mundësi unike zhvillimi si për zonën ku është menduar të realizohet, edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, thuhet në relacion.

Ky projekt përfaqëson një investim në total prej 5 miliardë USD-sh për një periudhë 5-10 vjet. Porti propozohet të ndërtohet në zonën e Karpenit, për të lejuar hyrjen e anijeve të mëdha tregtare, që kanë nevojë për thellësi prej 20m. Për realizimin e qëllimit të këtij porti, është e
domosdoshme të ndërtohen edhe zona ekonomike, e cila në përfundim të projektit është parashikuar të këtë një shtrirje prej1700 ha-sh.

Zona e portit parashikohet të përbëhet nga ambientet mbështetëse të portit (magazina, terminale, qendër logjistike), nga një zonë e re banimi pranë kompleksit, një serë me teknologji te lartë dhe akademi sporti. Gjithashtu, parashikohet ndërtimi edhe i një terminali rigazifikimi LNG dhe një centrali për prodhim energjie (central energjie me gaz ose biomase).

Në relacion thuhet se niveli i investimit është i tillë që do të ketë menjëherë një impakt të dukshëm në performancën ekonomike shqiptare. Vetëm faza e ndërtimit do të sjellë një investim vjetor të barabartë me 57% të PBB-së çdo vit, dhe 6 200 vende pune. Në përfundim të realizimit të projektit, parashikohet të gjenerohen 70 100 mije vende pune për ekonominë shqiptare, që përfaqësojnë një rritje të nivelit të punësimit me 6.4%./a.gjonaj/
Ata.gov.al
 
Titulli: PROJEKTI/Superport në Karpen të Kavajës!

Shpresoj vertete qe mos te jete thjesht nje lajm virtual .
Vende te reja pune , ekonomi , zhvillim .
Sh avantazhe !
 
Titulli: PROJEKTI/Superport në Karpen të Kavajës!

Shqiperia ka vend per Super Porte e Super Pllazhe po ec e bindi shqiptaret te ulin Faqen e te punojne :gjyshe:
 
Titulli: PROJEKTI/Superport në Karpen të Kavajës!

Problemi eshte me te vertete fakti qe ka shume njerez qe nuk duan fare te bejne pune te renda!
Leku perpara thone shqiptaret e ne nga mbrapa...

Te shpresojme per mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top