Pse nëna e mban fëmijën në krahun e majtë?!

Love

βeℓℓe â๓e
Me të filluar fëmija të qajë, nëna e tij e merr në krahë, e ngjit ne kraharorin dhe ai e ndërpret të qarën. Ajo që vërehet, është se nëna e mban foshnjën e saj në krahun e majtë.
A e dini përse?
Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj.
A ka nevojë foshnja për këtë?

Shiko fotografinë 1729054

Rrahjet e zemrës së nënës, janë zëri i pari që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që e rrethon embrionin “Aminosi” ia përcjell atij të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike, transmeton Femina.

Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperaturës, e cila në barkun e nënës është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.

Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e nënës.

Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë zë, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemres, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë.
Burimi: individi
 
Titulli: Pse nëna e mban fëmijën në krahun e majtë?!

Femija 9 muaj mesohet me rahjet e zemres te mamase, prandaj qetesohet dhe gjate ushqimit ( duke qen me afer zemres) por dhe kur e mer ne krah.
Gjithsesi, ne rastet ne te cilat prezenca e mamase s'eshte me e mundur pas lindjes ( ndodhin fatkeqsi dhe mamaja ndahet nga jeta, ose per arsyje te ndryshme babaj vazhdon ritjen e femijes), pas nje periudhe te shkurter qe femija eshte i mbajtur nga babaj, po ashtu afer zemres, mesohet me tingullin e zemres tij ne ashtu menyre qe qetesohet dhe kur e mer babaj ne krah.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top