Pse shqiptarët e diplomuar duan më shumë shtetin sesa privatin?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
zyra-punes-1-1469370051-7455613_1487332918-8567203.jpg

Sektori publik është punëdhënësi më i madh sa i përket të personave që kanë përfunduar arsimin e lartë. Studimi i realizuar nga Komisioni Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor që përfshin edhe Shqipërinë tregon se ky sektor ka dendësinë më të lartë të numrit të të diplomuarve (79%) në krahasim me sektorin privat (53%).

Por, kjo shifër ndryshon në varësi edhe të sektorëve. Prodhimi dhe ndërtimi kanë numrin më të ulët të të diplomuarve (respektivisht 37% dhe 35%) ndërsa sektorë si ai i shërbimeve shkencore dhe arsimore e kanë më të lartë këtë pjesëmarrje (90% dhe 88% respektivisht).

Numri i ulët i të diplomuarve në sektorin privat tregon se ai bazohet më shumë te metodat me vlerë të ulët të shtuar dhe me fuqi punëtore pak të kualifikuar. Shembulli kryesor është sektori i prodhimit të këpucëve.



Sondazhi mbuloi 209 punëdhënës të të gjitha madhësive. Shkalla në të cilën punëdhënësit individualë sigurojnë vende pune për të diplomuarit ndryshon në të gjithë sektorët dhe format e pronësisë. Kështu punëdhënësi më i madh në sektorin e këpucëve me 1,710 të punësuar ka vetëm 35 të diplomuar, ndërsa në sistemin bankar, kompania më e madhe nga 1,300 të punësuar, 1,200 janë të diplomuar. Në sektorin publik, punëdhënësi më i madh ka 379 të punësuar, nga të cilët asnjë nuk është i diplomuar, ndërsa në sektorin e dytë më të madh publik punëdhënësi më i madh ka 360 të punësuar nga të cilat 300 janë të diplomuar./Monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top