legjenda
Tetova
Presidenti rus, Vladimir Putin u ka dërguar sot urime për Vitin e Ri liderëve botëror, duke përfshirë presidentët e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Francës, ka njoftuar Kremlini.
Putini kolegut të tij amerikan, Barack Obama i ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe ka përmendur rëndësinë e marrëdhënieve ruso-amerikane, transmeton Indeksonline.
“Viti që po shkon ka vërtetuar se marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-ve janë faktori kryesor që siguron paqen ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Putini gjithashtu urime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri i ka dërguar edhe presidentit francez, Francois Hollande, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit britanik, David Cameron, etj.
Por, Putini nuk e ka uruar për Vitin e Ri presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan dhe atë ukrainas, Petro Poroshenko.
Urim nga Putini nuk ka marrë as presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga, në krahasim me homologun e saj serb, Tomisllav Nikoliqin, për të cilin Putini ka pasur fjalë miradije dhe vëllazërore.
Raportet e Rusisë me Turqinë dhe Ukrainën janë të përkeqësuar. Me Turqinë janë ngrirë raportet që nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus muajin e kaluar, kurse me Ukrainën Kremlini është në luftë të pashpallur.
http://www.telegrafi.com/