Raporti i FBI-së: Edhe në Shqipëri janë ulur anije aliene

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
2016037835_small_1.jpg


Duke ditur kuriozitetin e madh të njerëzve për misteret dhe jetën në univers, mediat botëtore u kushtojnë gjithnjë rendësi këtyre lajmeve. Sidomos kur flitet për alienët njerëzit dhe mediat janë të më interesuar se kurrë, pasi mendohet se qeveritë ruajnë sekrete të mëdha lidhur me alienët. Sot në gazetën “Tirana Observer” do të sjellim të gjitha rastet e kontakteve të UFO-ve në Shqipëri. Sigurisht shumica e tyre mund të jetë fantazi, por nuk është aspak raporti i FBI-së në vitin 1947, ku në një dosje për alienët, shkruan në raport se UFO-t janë ulur edhe në vendin tonë.

اfarë janë UFO-t

UFO është shkurtim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paidentifikuar). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t’u quajtur më pas UFO. Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Shpeshherë kanë qenë edhe materiale të rreme.

Ditari i Mihal Gramenos, 1907

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e اerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së اerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të اerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e اerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

Raporti i FBI, 18 Korrik 1947

Në një raport të FBI (Federal Bureau of Investigation), (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se: “Disqet janë vërejtur në Mexico City, Neë Orleans, Philadelphia, Neë York, Boston, Halifax, Neëfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”. Ky raport është mjaft i rëndësishëm duke njohur seriozitetin e punës së FBI-së, e cila cilësohet si agjencia më e madhe dhe më e forrtë në botë.

Kallamishtëz, Tepelenë, Janar 1963



Në janar të vitit 1963, banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfyen se panë një objekt të shndritshëm në qiell. Autoritetet shqiptare u munduan të qetësojnë popullsinë duke iu thënë se ai që kishin parë nuk ishte UFO, por një model i ri avioni reaktiv në përdorim nga Forcat Ajrore Shqiptare.

Cërrik, Elbasan, 12 Korrik 1993

Ishte ora 20:00 kur në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare objekti i ndriçuar bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00 (gjithmonë sipas dëshmive okulare).

Roskovec, Fier, 4 Maj 2006

Ai që mbetet rasti më i famshëm i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, por edhe gjithë banorët e qytezës së Roskovecit, besojnë se në qytetin e tyre zbriti një objekt i paidentifikuar, të cilin ata e quajtën UFO. Tre rrathë të zinj të fotografuar, që sipas banorëve qenë të nxehtë edhe një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e madhe e objektit që preku tokën dhe në një fragment sekondash bëri që zona për rreth sipas dëshmitarëve të ndriçohej, errësohej në moment dhe më pas të përfshihej nga një erë e fortë dhe e ftohtë. Një nga gratë, e quajtur Sherife Kola, ka mundur të dëgjojë vetëm zhurmën dhe të vërë re errësirën që u krijua në ato momente. Një pjesë e mirë thonë që kanë parë të nesërmen shenjat e lëna në asfalt, ndërsa tregojnë se petalet e trëndafilit ishin djegur kur i kishin vënë mbi hirin e lënë nga objekti, nëse ka qenë një i tillë. Gjithçka me aq sa mbajnë mend banorët ka ngjarë më 4 maj, rreth orës 19:00 të asaj dite.

Fier, 6 Mars 2007

Mbrëmjen e së martës të marsit 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15 të kësaj dite ata rrëfyen se kishin parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi. Objekti është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier e për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, – tregoi për mediat roja bregdetare, Jemishaj.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008

Katër gjahtarë nga Elbasani treguan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli. Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. “Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas”, tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.

Vlorë, 21 Korrik 2009

Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues, është parë nga disa peshkatar që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.

Tiranë, 6-7 Gusht 2010

Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurtë është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një meso grua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi se, “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”. Ajo ka thënë gjithashtu se “Fillimisht objektet na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”.

—————————————————————————————

Alienët ekzistojnë, por NASA i fsheh ata

Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite me pare, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë. Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut. 77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjëherë nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token. Dr Mitchell ka thënë për Radio Kerrang se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e alienëve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”. Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam mëse i sigurt për këtë, dhe s’ka si te ndodhe ndryshe. UFO-t ekzistojnë”. “A mund ti identifikojmë ku janë këto UFO dhe këto planete të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë Diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe ne Toke. “Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtëtokësore dhe se fenomeni UFO është shumë real”. “Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithëse shume të vakta”. Dr Mitchell, së bashku me komandantin e Apollo 14 Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në hënë prej 9 orësh e 17 minutash, qe ka pasur misionin e vitit 1971 në Hënë. Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij sa i përket vizitës së UFO-ve në Tokë. Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”. “Dr Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtin opinion për këtë çështje”.

Friedman

Sipas profesorit të Fizikës Bërthamore, Stanton Friedman, zyrtarët më të lartë të qeverive të shteteve më të zhvilluara të botës, kanë mbajtur sekret ekzistencën e Jashtëtokësorëve të cilët vizitojnë planetin tonë dhe e vërteta do të ndriçojë së shpejti, nëpërmjet një “Watergate” kozmike. Stanton Friedman, ka punuar për disa dhjetëra vjeçar në zhvillimin e raketave për disa nga misionet më të famshme për në hapësirë. Friedman thotë: “Jashtëtokësorët eksitojnë dhe na vizitojnë shpeshherë, ndoshta për një kohë shumë të gjatë. Një e vërtet kjo e cila dalë ngadalë po (del në shesh) zbulohet”. Sipas Friedman, dy janë arsyet më kryesore që nuk publikohen dokumente dhe fakte rreth vizitave të jashtëtokësorëve në Tokë.



a) Arsyeja e parë, është një komplot i sofistikuar, i cili është krijuar nga oficerë dhe zyrtarë të lartë, të cilët kontrollojnë dhe kanë një influencë dominuese në botë (The New World Order).

b) Arsyeja e dytë, është heshtja e madhe e shkencëtarëve, të cilët dinë shumë, por nuk guxojnë të flasin, kanë frikë dhe i shmangen referimeve të cilat kanë të bëjnë me UFO-t.


Nga ana tjetër, Fizikani Bërthamor, thotë se e vërteta rreth UFO-ve, do të shpallet shumë shpejt: “Vazhdoj të qëndroj akoma optimist, se para se të vdes, do të mësoj të paktën një pjesë të kësaj të vërtetë se ne nuk jemi të vetëm në univers”. Fizikani Friedman, ka avancuar dhe një hap më tej duke bashkuar një grup të madh shkencëtarësh dhe njerëzish të famshëm, të cilët besojnë se Inteligjenca Gjeniale e Jashtëtokësorëve dhe Shkenca e tyre tashmë kanë ardhur në tokë. Disa nga emrat e famshëm të grupit të nismëtarëve për vërtetimin e ekzistencës së jashtëtokësorëve janë:

a. Adgar Mitchell, ish-astronaut dhe pjesëtar i ekipit të shkencëtarëve që punuan për misionin e Apollos.

b. John Mack, psikolog, ish-rektor në Universitetin e Harvardit, i cili ka kryer një studim dhjetëra vjeçar mbi njerëz të cilët besonin se ishin rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Në këtë grup, emrat e njerëzve të famshëm janë të shumtë.

B:Tirana Observer”
 
Pe: Raporti i FBI-së: Edhe në Shqipëri janë ulur anije aliene

E dija me ne fund u vertetua ska mundesi vetem forumi ka shume nga keta tipa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top