Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Love

βeℓℓe â๓e
alfabetizzazione-150x150.jpg


Shqipëria mbetet një nga vendet ku gjendja e nënave dhe femrave në përgjithësi lë ende për të dëshiruar, krahas arritjeve për ridimensionimin e tyre në shoqëri. Të paktën kështu citohet në raportin më të fundit të publikuar nga organizata prestigjioze ndërkombëtare “Save the Children” i titulluar “Mother’s Index”, sipas të cilit, vendi ynë renditet i fundit në listën e vendeve në zhvillim për sa i përket situatës aktuale në të cilën gjendet kategoria e nënave.

Konkretisht, në raportin ku citohet gjendja e grave në 164 vende të botës, Shqipëria renditet në pozicionin e 43-të, dhe njëkohësisht e fundit në listën e vendeve të zhvilluara.

Në kuadër të jetesës së nënave dhe grave, Shqipërinë e lanë pas edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia, Bosnja, Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Italia. Ndër të tjera, për Shqipërinë, në këtë raport thuhet se rreziku i vdekshmërisë së nënës, sipas të dhënave më të fundit është 1 në 1 mijë e 700 të tilla.

Sikundër, citohet edhe fakti se vetëm 22 për qind e femrave përdorin metodat kontraceptive.

Nga ana tjetër, raporti i “Save the Children”, tregon edhe të dhëna mbi aspektet shoqërore të femrave shqiptare, duke pohuar se 11 është numri mesatar i viteve të shkollimit të tyre, ndërsa 16 për qind është norma e përfaqësimit të tyre në qeverisje dhe pushtetet në tërësi.

Në këtë raport të detajuar saktësohej se aktualisht në botë, 1 mijë nëna në ditë vdesin gjatë lindjeve.

“اdo ditë në botë, një mijë nëna dhe dy mijë fëmijë vdesin nga komplikacionet gjatë procesit të lindjes. Kjo është një e dhënë tjetër tronditëse që jepet në raportin ‘Mother’s Index’ të ‘Save the Children’”, thuhet në raport.

Në të theksohej se mbi 48 milionë gra në mbarë botën lindin një fëmijë pa asnjë ndihmë profesionale dhe në vetmi totale, pa asnjë anëtar të familjes pranë tyre. Krahas vendeve ku jetesa e femrave lë shumë për të dëshiruar, në raport nuk lihen pa u përmendur edhe Norvegjia, Australia, Islanda, Suedia, Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Franca, të cilat konsiderohen si shtetet ku nënat jetojnë më mirë se në të gjitha vendet e tjera të botës.

Në fund të këtij raporti, shtohet se ka edhe një shtet, që konsiderohet si tmerri i të gjitha nënave. Ai është Afganistani.
Burimi: G.Shqip
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Bote e poshter dhe e padrejte
 
Titulli: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Sa keq :( per keto nenat
Persa i takon shkolles une kisha goca ne klase time qe qe sdinin te lexon ne klase te mesme behet fjale
Ketu mungon edukimi i prinderve, mungon ndergjegjshmeria e ketyre personave qe kur te behen nene vete sdo dine ti lexojne
nje perralle ne darke, apo ti sqarojne ndonje gje.
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Nuk eshte e sakte. Une kam me se 11 vite shkollim. Keshtu qe dikur ndersa sot kohet kane nderruar dhe femrat shqiptare po avancojne drejt karrieres se tyre.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Femer je?
Ketu nuk thote 1 femer apo ti thote mesatarja.
Te lutem duke marre parasysh mundesine ekonomike pa futur fanatizmin ne shume zona kjo shifer nuk eshte shpikur.
E ketu thote me shume femrat sepse meshkujt pak a sh ia dalin vete.Kjo eshte e keqja qe smundesh ta vazhdosh shkollen
edhe kjo dihet besoj.
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Raporti thot kane 11 vite shkolle jo arsim se jo te gjith qe shkojne ne shkolle arsimohen :p
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Maahh me shume u merrkeni ju se c'gjinie i perket anetarja se c'ka shkruar. Sidoqofte une mbase e paskam keqkuptuar thelbin e temes e njekohesisht m'u duk disi jo reale te nencmosh femren shqiptare. Ne pos se jemi edhe jemi sexy pothuaj te gjitha.
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

M Ne pos se jemi edhe jemi sexy pothuaj te gjitha.

SI mos te meremi ne je femer apo jo kur pohove kete me larte (shaka)
me pelqeu mendimi yt femrat shqiptare kane ecur viteve te fundit
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

SI mos te meremi ne je femer apo jo kur pohove kete me larte (shaka)
me pelqeu mendimi yt femrat shqiptare kane ecur viteve te fundit

Po kane ecur para dhe s'e kemi dot ndermend te ndalemi. Edhe nje mashkull mund te vleresoj meshkuj te tjere ne pergjithesi se kane fizionomi te pahshem apo ajo. Une gjithashtu mendoj se jo vetem jemi sexy por te shkatheta dhe te bukura.
 
Titulli: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Mos e beni temen bajat ketu thote per analabetizem dhe vdekje ti permend sexy hajde hajde , po ti lexo nje here mire pastaj futu e pergjigju.
Epo vertete eshte me mire te jesh nje cope femer sexy.
Ky sondazh ska gabuar as po felliq femren shqiptare sepse injoranca ne kuptimin e plote te fales duket.
 
Titulli: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Me ato qe kan kalu shqiptart paskan shum bile....mos harroni se katunet e zonat e thella nuk i lejn me shum se vitet e detyruara me ligj dmth 8 vjecaren
 
Pe: Raporti ndërkombëtar: Femrat shqiptare kane vetëm 11 klasë shkolle

Nuk qenkemi aq keq jo,kam menduar se mezi e kapim arsimimin e detyruar.....
 
Kjo ka nje shekull teme 🧐

Se sot ndodh e kunderta … meshkujt me 11
Klase e femrat me Masters . 😃
 
Kjo ka nje shekull teme 🧐

Se sot ndodh e kunderta … meshkujt me 11
Klase e femrat me Masters . 😃
Meshkujt jane per pune fizike, zanatlinje 😉
 
Meshkujt jane per pune fizike, zanatlinje 😉
Kane humbur sot edhe k’to lloj meshkujsh… dhe keni filluar qe te menjanoni me shume nga zanatet e femrave edhe ju sot . 😉
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top