Kur jeton në çift duhet t’u nënshtrohesh rregullave të çiftit. Këtë gjë ka bërë edhe Rozana Radi që në momentin që vendosi të bashkëjetojë me të dashurin e saj, Mc Kresha.
Mësohet se Rozana Radi i ka thënë “jo” një oferte vërtet të majme prej 1500 eurosh për të marrë pjesë në një koncert në Zvicër.Arsyeja e refuzimit të kësaj oferte të majme ka qenë e lidhur me vendimet profesionale të MC Kreshës, i cili së fundmi nuk pranon asnjë lloj oferte për koncerte nën 2000 euro.
Për këtë arsye edhe Rozana Radi, e cila është një ndër këngëtaret e kategorisë “1 milionëshe”, që në gjuhën e koncerteve përkthehet të këngëtareve që paguhen rreth 100 mijë lekë për koncert, u ka thënë lamtumirë 1500 eurove për të respektuar vendimet e partnerit të saj.///ekonomisti.info