Numri dy i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, e cilesoi mbremjen e djeshme deklaraten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rezultatin paraprak qe percaktonte mandatet e deputeteve, si antiligjore dhe antikushtetuese. Por njekohesisht, ai apeloi: "Sali Berisha terhiqu nese nuk do te ballafaqohesh me shqiptaret ne rruge". "Une s'jam per planet e veprimit, jam per te shprehur qendrimin e Partise Socialiste, ndryshe shteti i se drejtes dhe shqiptaret do te marrin ne mbrojtje verdiktin qe ata kane marre me te drejte", deklaroi Ruci. Sipas tij, Sali Berisha provokoi edhe njehere tjeter nje popull te tere qe per shkak te tij dhe vetem te tij, dhe degjenerimit te procesit zgjedhor, perseri me urdher te tij, nuk di akoma ky popull rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ai tha se kryetari i PD-se duke nxjerre perpara shqiptareve kukullen e tij qe ka ne krye te KQZ per te folur per te ashtuquajtura rezultate paraprake, Sali Berisha vazhdon te shkel standardet e zgjedhje dhe vazhdon te bej perpjekjet e tij te deshperuara per te marre ne rruge te paligjshme mandatin e kryeministrit qe populli shqiptar nuk ia dha. "Ka vetem nje rezultat paraprak qe i jep kryeministrit ne detyre 70 mandate. Nderkohe qe ende mbetet per t'u pare se cfare ka thene", theksoi kryetari i Asamblese se Partise Socialiste. Ai nenvizoi se mbetet per tu pare se cfare do te behet me kutite e tjera ne Tirane, apo gjetke. "Duke u kthyer ne keto deklarata ne destabilizuese dhe provokuese, i them Sali Berishes qe te heq dore per t'i mbushur mendjen shqiptare qe je kryeminister, duke nxjerre horra qe nga ato qe nxjerr nga burgjet dhe deri tek ai qe sot eshte kryetari karagjoz i KQZ", perfundoi reagimin zyrtari i larte i selise roze, Gramoz Ruci. D.Dedej