Sa kushton regjistrimi në universitete për vitin 2009-2010

*deliza*

VIP
V.I.P
Sa kushton regjistrimi në universitete për vitin 2009-2010

*Elberta Spaho

Mbledhja e qeverisë, tarifat e regjistrimit për studentët do jenë të njëjta
Tarifat e regjistrimit për studentet do të jenë të njëjtat me ato të vitit të kaluar. Qeveria miratoi kështu në mbledhjen e radhës një sërë vendimesh që kishin në bazë të tyre arsimin në vend që kanë të bëjnë me tarifat e regjistrimit, hapjen e masterave të nivelit të dytë në Universitetin Bujqësor dhe tek ai Politeknik, ndërsa u vendos edhe ngritja e agjencisë për shkencën dhe informacionin. Kryeministri Berisha u shpreh se “nuk do të pranohet asnjë rritje e tarifave, pasi për këtë kanë votuar edhe të rinjtë për ne”. Sipas këtij vendimi për vitin e ri akademik studentët do të paguajnë të njëjtat tarifa studimi si ato të vitit të kaluar.

Tarifat​

Sipas vendimit të qeverisë tarifat e regjistrimit do të jenë të njëjta më ato të një viti më parë. Tarifat e regjistrimit për të gjitha degët, do të jenë të diferencuara dhe të ndryshme për secilën prej tyre. Madje i njëjti Fakultet do të ketë tarifë të ndryshme në qytete të ndryshme. Në disa degë të Universitetit të Shkodrës apo Universitetit të Vlorës do të paguhet 12 mijë lekë të reja, kurse studentët e degës së regjisë së filmit do të jenë ata që do të paguajnë më shumë, plot 80 mijë lekë të reja. Tarifat janë paraqitur të diferencuara sipas degëve, duke marrë parasysh edhe koston e studentëve, kërkesën e kandidatëve dhe formimin e tyre, i cili do të jetë i ndryshëm, në varësi të stafit akademik të degës që do të studiojë.

Diferencimi​

Fakultetet në të cilat do të paguhet tarifë më e lartë në Universitetin e Tiranës do të jenë ai i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Në degët e tyre do të paguhet një tarifë prej 30 mijë lekësh të reja. Edhe për degën e farmacisë dhe stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë do të paguhet e njëjta tarifë shkollimi. Tarifë më të ulët do të ketë mjekësia, dega tjetër e këtij fakulteti. Tarifa këtu do të jetë 25 mijë lekë të reja. Kjo tarifë është përcaktuar edhe për Fakultetin e Infermierisë dhe Fakultetin e Ekonomisë. Ndërsa për degët e Fakultetit Histori-Filologji, tarifa e shkollimit do të jetë 20 mijë lekë. Më e ulët, tarifa parashikohet për studentët që do të vazhdojnë degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Politekniku dhe Bujqësori​

Nga tarifa prej 30 mijë lekë e deri te tarifa prej 15 mijë lekësh do të paguajnë edhe studentët që fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Dega e arkitekturës mbetet më e "shtrenjta", prej 30 mijë lekësh. Me 25 mijë lekë është vlerësuar tarifa shkollore për degën e ndërtimit. Kurse për degën e inxhinierisë elektrike dhe inxhinierisë elektronike do të paguhet më pak, 20 mijë lekë të reja. Për të gjitha degët e tjera të këtij universiteti do të paguhet tarifa prej 15 mijë lekësh të reja. Kurse për Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozon tarifa të ulëta, krahasuar me mesataren e tarifave të dy universiteteve të mësipërm. Për degët drejtim fermash dhe agrobiznes, ekonomi dhe politikë agrare, inxhinieri pyjesh, inxhinieri e përpunimit të drurit dhe veterinari përcaktohet 20 mijë lekë tarifa. 15 mijë lekë do të jetë tarifa e të gjitha degëve të tjera.

Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që do të regjistrohen në kursin e parë të vitit akademik 2009-2010 të jetë:


Universiteti i Tiranës​

Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 15 000 lekë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - 15 000 lekë
Fakulteti i Drejtësisë - 30 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Sociale - 30 000 lekë
Mjekësi -25 000 lekë
Farmaci - 30 000 lekë
Stomatologji - 30 000 lekë
Fakulteti i Infermierisë - 25 000 lekë
Fakulteti i Histori-Filologjisë - 20 000 lekë
Fakulteti i Ekonomisë - 25 000 lekë

Universiteti Politeknik:​

Arkitektura - 30 000 lekë
Elektronika - 20 000 lekë
Elektrika - 20 000 lekë
Ing. e Ndërtimit - 25 000 lekë
Informatika - 15 000 lekë
Mekanika - 15 000 lekë
Gjeologjiku - 15 000 lekë
Metalurgjiku - 15 000 lekë
Tekstil - 15 000 lekë


Akademia e Arteve​

Regjia e filmit - 80 000 lekë
Degët e tjera - 30 000 lekë

Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve​

"Vojo Kushi" - 20 000 lekë

Universiteti Bujqësor:​
Ekonomi Agrare - 20 000 lekë
Ekonomist agrobiznes - 20 000 lekë
Ing. Mjedisi - 20 000 lekë
Ing. Pyjore - 20 000 lekë
Ing. Agro-ushqimore - 20 000 lekë
Mjekësia Veterinare - 20 000 lekë
Ing. Agrare - 15 000 lekë
Prodhimi Shtazor - 15 000 lekë
Ing. e Drurit - 15 000 lekë
Inxh/agrare në akuakulturë
dhe menaxhim peshk - 15 000 lekë

Universiteti i Elbasanit​

Gjuhë-Letërsi - 15 000 lekë
Gazetari - 15 000 lekë
Punë Sociale - 15 000 lekë
Psikologji - 15 000 lekë
Degët e tjera - 12 000 lekë

Universiteti i Korçës​
Anglisht - 8 000 lekë
Filozofi-Sociologji - 8 000 lekë
Financë - 7 000 lekë
Menaxhim Biznesi - 7 000 lekë
Marketing - 6 000 lekë
Turizëm - 6 000 lekë
Cikli i Ulët dhe Parashkollor - 6 000 lekë
Infermieri - 6 000 lekë
Inxhinieri Agronomike - 6 000 lekë


Universiteti i Shkodrës​

Fizikë - 15 000 lekë
Matematikë - 6 000 lekë
Informatikë - 6 000 lekë
Gjuhë-Letërsi - 6 000 lekë
Histori-Gjeografi - 6 000 lekë
Administrim Biznes - 6 000 lekë
Financë - Kontabilitet - 6 000 lekë
Marketing Turizëm - 6 000 lekë
Cikli i Ulët dhe Parashkollor - 6 000 lekë
Infermieri - 6 000 lekë
Italistikë - 6 000 lekë
Gjermanistikë - 6 000 lekë
Anglistikë - 6 000 lekë

Universiteti i Vlorës​

Teknologji informacioni - 12 000 lekë
Infermieri - 9 000 lekë
Cikli i Ulët dhe Parashkollor - 8 000 lekë
Anglisht - 6 000 lekë
Administrim Biznes - 6 000 lekë
Turizëm - 6 000 lekë
Inxhinieri Detare - 6 000 lekë
Matematikë-Fizikë - 6 000 lekë
Navigacion - 6 000 lekë
Juridik - 15 000 lekë


Universiteti i Durrësit​

Anglisht - 12 000 lekë
Administrim Publik - 12 000 lekë
Turizëm - 12 000 lekë

TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top